Sekrete Bukurie » Këshilla

Vaji i bajameve, aleati i bukurisë femërore
Vaji i bajameve, i përdorur gjerësisht në fushën e kozmetikës, ka të tjera veti të dobishme që jo të gjithë i njohin.

I pasur me vitamina të grupit B dhe minerale si kalciumi, fosofori, potasi, magnezi e hekuri, ai ndikon pozitivisht edhe në shëndet. Për shkak të efekteve të tij lubrifikuese, ai favorizon aktivitetin e zorrëve.

Është i pasur me proteina dhe kjo bën që të gjejë përdorim edhe në dietat vegjetariane.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se përbërja në masën 50 për qind nga yndyrnat e kufizon përdorimin e tij për shkak të kalorazhit të lartë.

Në kozmetikë, vaji i bajameve përdoret në kremrat hidratues.

Ai u jep shkëlqim e gjallëri flokëve dhe thonjve,  por arsyeja kryesore për të cilën mijëra femra e kërkojnë nëpër farmaci është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës (zmaljaturat) sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë./shekulli/

10 rregullat që duhen mësuar përmendsh per kodin e veshjes ne zyra
Harroji minifundet, xhinset me bel të shkurtër, bluzat transparente dhe dekoltetë. Në vendin e punës ligjin e bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit. Ja 10 rregullat që duhen mësuar përmendsh.

Nëse çdo kompani ka një “dress code” të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave.

Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t’u komunikuar të tjerëve seriozitet:

1) Bëj dush dhe përdor deodorant çdo ditë, pa harruar larjen e flokëve dhe të dhëmbëve, madje edhe të duarve.

2) Vishu duke iu përshtatur gjithmonë moshës që tregon pasaporta.

3) Grimi duhet të jetë i shndritshëm dhe natyral.

4) Detajet duhet të pëshpëritin, dhe jo të ulërijnë. Përdor bizhuteri sa më pak të dukshme.

5) Këmisha duhet të jetë e freskët, e hekurosur në mënyrë perfekte dhe kopsat të qepura mirë.

6) Kërthiza e zbuluar është tregues i mungesës së seriozitetit, ashtu si xhinset e grisura, fundet e ngushta që ngjiten pas kofshëve, tatuazhe dhe pircing që duken.

7) Në asnjë mënyrë minifunde, pantallona të shkurtra, pantallona me bel të shkurtër, transparencë, dekolte… Meshkujt nuk ndihen komodë, kurse femrat e kanë rrugën e hapur për të bërë thashetheme sapo ti të largohesh.

Është e ndaluar që të duken të brendshmet, rripat apo dantellat nga bluzat transparente.

9) Këpucët duhet të jetë të pastra. Shapkat me gisht vishi vetëm në breg të detit: takat nuk duhet t’i kalojnë 7 centimetrat.

10) Është e ndaluar që të mbahen syze dielli. Bashkëbiseduesi nuk do ta kuptojë se ku je duke parë. Është e ndaluar edhe që t’i vendosësh në kokë në vend të rrethit.

Shumica e kompanive e kanë një kod veshjesh të përcaktuar sipas standardeve të tyre, ne po ju paraqesim njërin prej tyre. Lëvrojnë pak a shumë të njëjtat rregulla….

Parime të Përgjithshme

Veshja dhe paraqitja e punonjësit duhet të pasqyrojë profesionalizëm, reputacion, dinjitet, përkushtim, dhe pastërti në çdo kontakt me klientët, kolegët, dhe partneret e shoqërisë. Çdo punonjës individualisht duhet të kujdeset për veshjen dhe paraqitjen e tij duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe përcaktimeve në këtë Kod Veshje.

Veshja

Veshja duhet të jetë e pastër, pa njolla, pa vrima ose grisje, jo e vjetër, e mbajtur në gjendje të mirë, e hekurosur, në përputhje me përmasat trupore, me ngjyra diskrete, serioze, konservative, e këndshme, dhe jo ekstravagante. Veshjet me reflekse, me shkëlqim ose me xixa janë rreptësisht të ndaluara. Duhet të shmanget ekspozimi i tepruar i lëkurës. Ndalohen dekoltete e theksuara, bluzat me rripa, zhaponete, kurrizi përjashtë, bluzat që zbulojnë barkun, materialet transparente të veshura me të brendshme me ngjyra të dallueshme, fundet më të shkurtër se 10 cm sipër gjurit, pantallonat e shkurtra. Ndalohen veshjet sportive të çdo Iloji. Aksesoret duhet të jenë të thjeshtë, tradicionale dhe te kombinuar. Aksesoret nuk duhet të jenë tepër të mëdhenj, me ngjyra e forma të ekzagjeruara dhe/ose me shenja diskriminuese.

Këpucët duhet të jenë të mbajtura në gjendje të mirë, të mos jenë të grisura, të vjetra e të pista.

Takat duhet të jenë normale, jo tepër të larta në mënyrë vulgare dhe të jenë pa aksesore zbukurues të tepruar. Takat duhet të mos shkaktojnë zhurmë gjatë ecjes në kontakt me sipërfaqet e forta. Ndalohet përdorimi i shapkave, sandaleve dhe ecja zbathur në punë. Ndalohet përdorimi i syzeve të diellit.

Varëset, Byzylykët dhe Zbukurimet

Punonjësit janë të lejuar të mbajnë, në ato raste që nuk përbëjnë rrezik profesional, varëse, byzylyke, ose zbukurime të tjera modeste që nuk janë të tepruara në përmasa dhe në dallueshmëri.

Gjithësesi nuk lejohet të mbash më shumë se një varëse, ose një byzylyk në të njëjtën kohë. Varëse, byzylykët, ose zbukurimet nuk duhet të përmbajnë asnjë shenje dalluese që përkon qëndrim diskriminues tek personat që janë pranë.

Kapelet dhe mbulesat e kokës

Veshja e kapeleve dhe mbulesave të kokës nuk është e përshtatshme në ambientet e zyrave.

Tatuazhet dhe Piercing

Punonjësit duhet të mbulojnë me veshjen e tyre çdo tatuazh ose piercing që kanë në trup. Piercing është i lejueshëm nëse është në përmasa modeste, vetëm në veshët e punonjësit.

Shenjat dhe Mbishkrimet

Veshjet në asnjë rast nuk duhet të përmbajnë mbishkrime, shenja, vizatime, figura, ose logo që nuk janë shenja ose logo dalluese të prodhuesit të veshjes, dhe që kanë përmasa më të mëdha se 4 cm.

Veshja Zyrtare

Në një ambient zyrtar pune ose biznesi, punonjësi duhet të vishen me një veshje formale e cila duhet të përmbushe kriteret e përcaktuara si me poshtë:

Veshja duhet të jetë në përputhje me uniformen përkatëse të përcaktuar në këtë Kod Veshje për njësinë ku bën pjesë punonjësi; Nëse punonjësi nuk bën pjesë në ndonjë njësi të shoqërisë për të cilën ka një uniformë të përcaktuar në këtë Kod Veshje, atëherë punonjësi duhet t’i përmbahet veshjes zyrtare si vijon;

Femrat: pantallona ose fund kostumi, rrip kostumi ose jo, këmishë e kollarisur ose jo, kollare ose fjongo, xhakete kostumi, këpucë të sheshta ose me takë jo më të lartë se 5 cm, dhe jo me majë, çorape njëngjyrëshe, të gjitha duhet të shkojnë me njëra-tjetrën në ngjyrë dhe në stil.

Meshkujt: pantallona kostumi, rrip kostumi, këmishë e kollarisur, kollare, xhakete kostumi, dhe këpucë të lustruara, çorape njëngjyrëshe, të gjitha duhet të shkojnë më njëra-tjetrën në ngjyrë dhe stil. Në varësi të stinës xhaketa mund të mos vishet, dhe këmishat mund të jenë me mëngë të shkurtra./shekulli/

Kozmetika bimore lufton rrudhat dhe plakjen e lëkurës
Produktet kozmetike të së ardhmes do të mbajnë të gjitha aromë lulesh e do të jenë në gjendje të sfidojnë produktet kimike dhe ta shndërrojnë kozmetikën biologjike në mjetin më efikas dhe më të shëndetshëm për të luftuar rrudhat dhe plakjen e lëkurës

“Kozmetika natyrale është një revolucion i vërtetë, që imponon një ndryshim mentaliteti krahasuar me siguritë që mund të ofrojnë produktet me elemente kimike”, shpjegon Christine Guion, drejtoreshë e kërkimit të “Sanoflore”.

Kozmetika kimike punon vetëm mbi një parim të caktuar. Në një esencë vajore gjenden nga 50 deri në 200 molekula aktive që bashkohen në mënyrë të ndryshme mes tyre në varësi të sezonit, të klimës, të prejardhjes. Pikërisht ndërveprimi mes tyre e bën më efikas”.

Kjo duhet të jetë e vërtetë, sepse gjiganti i kozmetikës klasike “L’Oreal” i është bashkuar kësaj nisme me shumë dëshirë, pasi bleu strukturën origjinale të “Sanoflore”. Laboratori i kultivimit ndodhet në qytezën Giorgos-et-Lozeron brenda parkut rajonal të “Vercors”, kushtet klimaterike të të cilit garantojnë bimë të pasura me shumë veti.

Janë pikërisht kultivuesit e zonës ata që ofrojnë pjesën më të madhe të bimëve të përdorura. “Punojmë edhe me furnizues të jashtëm. Agrume që vijnë nga Italia, karafil nga Madagaskari dhe esenca të tjera nga Amerika e Jugut. Po ashtu mbajmë kontroll të vazhdueshëm për të identifikuar vajrat e pasura me shumë veti apo të evitojmë bimët që janë në rrezik zhdukjeje”, shpjegon Araujo. Laboratori punon mbi dy lloje produktesh: esencat vajore dhe hidrolite.

Bimët e mbledhura distilohen dhe përmes avullit nxirret komponenti aromatik i tyre. “Duhen 7 tonë lule limoni për të nxjerrë një litër esencë vajore, që gjithashtu nuk mund të përdoret e vetme, por duhet përzier me vajra vegjetalë”, kujton Guion. Pastaj çdo lloj vaji esencial u nënshtrohet analizave si kromatografia për të përcaktuar potencialitetin. E njëjta procedurë distilimi konsiston në prodhimin e ujërave aromatikë të distiluar dhe substanca të tjera të dobishme që gjenden te bima. “Është një produkt akoma jo shumë i njohur, që po i studiojmë vetitë”, shpjegon Guion.

Analizat dhe testet në “Sanoflore” zhvillohen në laboratorin e vogël të vendosur në kopshtin botanik, në sinergji me laboratorët e Parisit, nga ku vjen lëkura e ndërtuar in vitro për të testuar efikasitetin e formulave. Rezultati i gjithë kësaj janë produktet shumë të thjeshta, pas të cilave qëndron një punë e madhe kërkimore.

Me pak fjalë, një revolucion me imazhin tradicional të kësaj industrie. “Kjo na bën të tregojmë se agrikultura biologjike nuk është një utopi”, tregon Pierre Lartaud, përgjegjës i projekteve “Kërkim dhe zhvillim”. Pas kopshtit ndodhet impianti i kompozimit, ku përfundojnë mbeturinat e distilimit që pastaj do të groposen. “Sfida është puna që ne bëjmë me produktet e gjalla.

Është një revolucion që ndryshon mënyrën dhe efikasitetin e produkteve kozmetike”, shpjegon Caorinne Ferraris, përgjegjëse e koordinimit shkencor. “Duam të propozojmë dhe të hedhim në treg produkte efikase duke zëvendësuar silikonin dhe përbërës të tjerë sintetikë me lëndë natyrale. Po ashtu, duam t’i sigurojmë klientët për sigurinë maksimale.

Të mos eliminojmë vetëm substancat kimike, por edhe ato që në të ardhmen mund të cilësohen të suksesshme”. Në kremrat bio nuk ka përbërës inertë. “Uji dhe pjesa e yndyrshme janë zëvendësuar nga hidolitet, esencat vajore apo yndyrat vegjetale si gjalpi i Karite, që kanë aktivitet ushqyes dhe përbëjnë pjesën mbrojtëse të lëkurës”, saktëson Guion.

Edhe parfumi nuk është përbërës i shtuar, por një karakteristikë e përbërësve. “Zakonisht, parfumeri duhet të gjejë një parfum të këndshëm që të mbulojë aromën bazë, një aromë të tyren, ndaj duhet t’i përpiqemi t’i dozojmë në mënyrë të që jenë të këndshme dhe jo shumë të forta”, shpjegon Mailis Richard. “Tradicionalisht kozmetika bio nuk u kushton ndonjë rëndësi të veçantë parfumeve, sepse përbërësit kanë një aromë të vetën natyrale.

Por edhe ato kanë rëndësinë e tyre. Pastaj janë edhe vajrat që kanë një aromë shumë të fortë dhe kjo na jep bezdi, ndaj duhet gjetur gjithmonë proporcioni i duhur. Produktet kozmetike bio kanë nisur të bëhen produktet më të dashura dhe më të pëlqyera nga të gjithë”, përfundon Arujo. E pra produktet kozmetike të së ardhmes do të mbajnë të gjitha aromë lulesh.

Ose më mirë erë mëllage, rigoni, trëndafili, kamomili të ardhur nga kultivimet biologjike, por në gjendje të sfidojnë produktet kimike dhe ta shndërrojnë kozmetikën biologjike në mjetin më efikas dhe më të shëndetshëm për të luftuar rrudhat dhe plakjen e lëkurës. Duket se kjo modë e re po bind edhe përdorueset më fanatike që mendojnë se “natyralja është gjithmonë e bukur, por për një krem antirrudhë efikas përbërësit kimikë janë të domosdoshëm”.

“Por nuk është kështu”, tregon Elisabeth Arajo, drejtoresha e përgjithshme e “Sanoflore”. “Kemi parë se esencat vajore japin rezultate që mund të krahasohen me ato të produkteve tradicionale që përmbajnë elemente kimike”.

Esenca e nxjerrë nga lulet e limonit ka një efekt oksidues të krahasueshëm me vitaminë C apo barbarozë që stimulon rigjenerimin e lëkurës me një veprim të ngjashëm me atë të retinolit, përbërësi i padiskutueshëm i kremrave më të mirë antirrudhë.

Pastaj është edhe vaji i cisto-s, një esencë mesdhetare, vetitë rigjeneruese dhe anti-inflamatore të së cilës janë përdorur shumë pak deri më tani. I mirë është edhe qiparisi, vaji i të cilit stimulon prodhimin e glukosamiglikaneve që e furnizojnë lëkurën me ujë. Me pak fjalë e ardhmja e kozmetikës është bio? Kjo nuk dihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ky sektor është në rritje të vazhdueshme.

Ilaçi për poret e zgjeruara
Lëkura e fytyrës vuan kur gjëndrat dhjamore punojnë në mënyrë të sforcuar. Në të shfaqen aknet, paraqiten poret e zgjeruara, në të cilat zvarriten papastërtitë, ndërsa të pashmangshme janë edhe pikat e zeza. Ja disa këshilla se si të liroheni nga pikat e zeza në fytyrë.

Lëkurën me pika të zeza duhet ta pastroni dy herë në ditë me losion dhe rregullisht ta lyeni me kremra adekuate.

• Rreth dhjetë minuta, të mbuluar me peshqir avullojeni fytyrën përmbi enë me ujë të nxehtë. Po ashtu, peshqirin e nxehtë duhet ta mbani disa minuta në fytyrë, por mos prisni rezultatin e njëjtë.

• Pas avullimit fytyrën trajtojeni me peeling, të cilin mund ta përgatisni nga mielli i misrit dhe uji, ose për shembull nga sheqeri, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit, varësisht prej asaj se çka keni momentalisht në kuzhinë. Pavarësisht se cilin e zgjidhni, me lëvizje rrethore bëni masazh në fytyrë. Lëkura do të jetë e pastruar, por edhe e butë.

• Për fund, ushqeni fytyrën me maskë të bërë nga një lugë tharmë dhe gjysmë luge lëng limoni, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni 15 minuta.

Poret do t’i rrudhë edhe kastraveci. Preni në copa, hidhni lajthi të bluara dhe para se ta vëni në fytyrë mbajeni një orë në frigorifer. Këtë maskë vendoseni në fytyrë çdo të tretën ditë.

Trajtimet me Fillers
Acidi hialurinik me përbërje jo-shtazore përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, rritjen e volumit të buzëve, formësimin e konturave të fytyrës, etj.

Acidi hialurinik, përbërës natyral i lëkurës që bënë stabilizimin e strukturave ndërqelizore duke ndikuar në prodhimin e rrjetit të kolagjenit dhe elastines me që rast bëhet edhe ndërtimi i strukturës fibroelastike të lëkurës.

Është në formë geli steril (acidi hialurinik i stabilizuar) me përbërje jo-shtazore dhe përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, palëve në fytyrë, rregullon relievin, revitalizimin, hidratimin e thellë, rritjen e volumit të buzëve dhe formësimin e konturave të fytyrës.

Metoda e injektimit është e shpejtë, e sigurt, pa dhimbje, joinvazive. Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, botox, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring/ Rejuvenation). Rezultatet e parë janë të dukshme edhe menjëherë pas injektimit dhe zgjasin më shumë se një vit. Fillers nuk jep rezultate permanente.

Rekomandohet të bëhet një herë në vit

Qerpikët e trashë
Në premierën londineze të filmit “A dangerous Method”, Keira Knightley u paraqit me qerpikë të trashë, të shoqëruar me vetulla perfekte.

Qerpikët e gjatë, e të trashë gjithmonë janë në modë. Për të rritur një pamje të tillë, përdorni pudër të tejdukshme mbi kapakët e mbyllur të syve në mënyrë që t’i jepni maskarës një bazë për t’u ngjitur.

Më pas aplikojeni një maskara të kualitetshme.

Vodkë dhe lëng limoni për pastrim të flokëve
Pastrimi i flokëve është njëri ndër parakushtet për flokë të shëndetshëm. Vodka dhe lëngu i limonit largojnë papastërtitë që janë grumbulluar tek flokët tuaja para larjes.

Limoni dhe vodka janë pastrues fizikë.

Vendosni në një vend të freskët e të thatë një enë prej qelqi ose plastike me:

* 1 kupë (230 ml) ujë të distiluar

* 1/4 kupë (60 ml) vodke

* Lëngun e një limoni

I përzieni ujin e distiluar, vodkën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen një masë. Si përzierje do të ndahet gjatë precipitimit.

Derdheni këtë masë, e cila do të shërbejë si para­shampo te flokët tuaja. Kështu keni vendosur losion përforcues për flokët. /Telegrafi/

Të fshehësh skuqjen
Për të fshehur njollat e kuqe mbi lëkurë, të shkaktuara nga të ftohtit, zgjidh një korrektor me nuancë të gjelbër.

Në dimër lëkura tenton të skuqet (sidomos kur është e hollë dhe e ndjeshme). Ja dy zgjidhje:

- Para së gjithash, duhet ta lehtësosh lëkurën me një krem specifik antiskuqje.

- Më pas, fshih skuqjet me një korrektor jeshil (ngjyrë komplementare me të kuqen, e gjelbra i fsheh mirë skuqjet). Aplikoje me gishta në sasi të vogla, në mëngjes para se të vendosësh bazën.

Nëse vuan nga skuqjet, shmang kremrat hidratues me përbërje acidesh të frutave ose retinoli, të cilat mund të provokojnë skuqje të zonave të ndjeshme. Zgjidh një pastrues make up-i hidrarues me bazë sapuni. /Telegrafi/

Trajtimi me lazer i strieve
Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi përfundimtar i strieve nuk është i mundur.

Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht në adoleshentët dhe gratë shtatzana.

Tek adoleshentët, striet mund të përmirësohen me kalimin e kohës.

Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të striae alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm.

Trajtimet e rekomanduara për dëmtimet e strieve rubra përshijnë përdorimin e vitaminës C, acideve të frutave, retinolit dhe substancave të tjera farmakologjike. Edhe përdorimi lokal i tretinoin është raportuar efektiv, por ai duhet shmangur plotësisht gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji për shkak të efektit nxitës të defekteve të lindura tek fëmijët. Edhe retinoidët e tjerë si adapalene dhe tazarotene janë raportuar efektiv.

Trajtimi me lazer pulsues me energji të ulët është treguar efektiv në përmirësimin e pamjes së strieve. Trajtime të shumtë me interval katër deri gjashtë javë janë zakonisht të nevojshme për të patur efekt. Mendohet se trajtimi me lazer rrit sasinë e kolagjenit duke përmirësuar ecurinë e strieve rubra, ndërkohë që efekti mbi striet alba mbetet i dyshimtë. Një studim i kryer së fundi raporton se gati 90% e pacientëve të trajtuar pati përmirësim “të mirë” ose “shumë të mirë” dhe gati 60% patën përmirësim të sasisë së kolagjenit pas trajtimit. Në një tjetër studim, 55% e pacientëve dhe 40% e mjekëve raportuan rezultate të shkëlqyera të trajtimit. Efektet anësore të raportuara ishin minimale.

Trajtimi me IPL gjithashtu raportohet i suksesshëm në trajtimin e strieve. Ky trajtim ka efekte të pakta anësore dhe duket të veprojë në të njëjtën mënyrë duke përmirësuar prodhimin e kolagjenit dhe fibrave elastike të indit lidhor.

Në rastin e strieve alba, shumë pak trajtime tregohen efikase. Lazeri dhe burimet e dritës UVB arrijnë repigmentim të lëkurës që mbulon striet alba nëpërmjet rritjes së përmbajtjes se pigmentit melanin, hipertrofisë së melanociteve dhe rritjes së numrit të tyre.

Në një tjetër studim, përdorimi i lazerit fraksional demonstroi sukses në përmirësimin e pamjes së strieve alba 2 muaj pas trajtimit. Studimi tregoi rritje të trashësisë së epidermës dhe rritje të depozitave të indit kolagjen dhe elastik. Kjo metodë duket se përmirëson aspektin e strieve alba, sidomos pas trajtimeve të përsëritura.

Lëvorja e kastravecit qetësuese për lëkurën
Përveçse kanë aromë të këndshme dhe formë praktike, lëvorja e kastravecit vepron në mënyrë qetësuese mbi lëkurën.

Qëroni kastravecin në lëvore të holla, vendosni ato për dhjetë minuta në një pjatë me ujë të ftohtë (vendosni në pjatë edhe disa kocka akulli), dhe pastaj vendosini mbi kapakë ose në gjithë fytyrën.

Kastraveci e zbut dhe e lëmon lëkurën dhe do t’ju qetësojë dhe çlodhi në çdo kohë. Me aq shumë përmbajtje dhe vitamina që ka kastraveci, është bërë shumë i përhapur si në maska fytyre, lëngje dhe shumë e shumë produkte të tjera.

Falë edhe vetisë freskuese, ai do të jetë një ndihmës magjik për shumë probleme të lëkurës, si edhe për pastrimin e thellë të saj.