Sekrete Bukurie » Këshilla për lëkurë

Trajtimi me lazer i strieve
Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi përfundimtar i strieve nuk është i mundur.

Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht në adoleshentët dhe gratë shtatzana.

Tek adoleshentët, striet mund të përmirësohen me kalimin e kohës.

Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të striae alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm.

Trajtimet e rekomanduara për dëmtimet e strieve rubra përshijnë përdorimin e vitaminës C, acideve të frutave, retinolit dhe substancave të tjera farmakologjike. Edhe përdorimi lokal i tretinoin është raportuar efektiv, por ai duhet shmangur plotësisht gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji për shkak të efektit nxitës të defekteve të lindura tek fëmijët. Edhe retinoidët e tjerë si adapalene dhe tazarotene janë raportuar efektiv.

Trajtimi me lazer pulsues me energji të ulët është treguar efektiv në përmirësimin e pamjes së strieve. Trajtime të shumtë me interval katër deri gjashtë javë janë zakonisht të nevojshme për të patur efekt. Mendohet se trajtimi me lazer rrit sasinë e kolagjenit duke përmirësuar ecurinë e strieve rubra, ndërkohë që efekti mbi striet alba mbetet i dyshimtë. Një studim i kryer së fundi raporton se gati 90% e pacientëve të trajtuar pati përmirësim “të mirë” ose “shumë të mirë” dhe gati 60% patën përmirësim të sasisë së kolagjenit pas trajtimit. Në një tjetër studim, 55% e pacientëve dhe 40% e mjekëve raportuan rezultate të shkëlqyera të trajtimit. Efektet anësore të raportuara ishin minimale.

Trajtimi me IPL gjithashtu raportohet i suksesshëm në trajtimin e strieve. Ky trajtim ka efekte të pakta anësore dhe duket të veprojë në të njëjtën mënyrë duke përmirësuar prodhimin e kolagjenit dhe fibrave elastike të indit lidhor.

Në rastin e strieve alba, shumë pak trajtime tregohen efikase. Lazeri dhe burimet e dritës UVB arrijnë repigmentim të lëkurës që mbulon striet alba nëpërmjet rritjes së përmbajtjes se pigmentit melanin, hipertrofisë së melanociteve dhe rritjes së numrit të tyre.

Në një tjetër studim, përdorimi i lazerit fraksional demonstroi sukses në përmirësimin e pamjes së strieve alba 2 muaj pas trajtimit. Studimi tregoi rritje të trashësisë së epidermës dhe rritje të depozitave të indit kolagjen dhe elastik. Kjo metodë duket se përmirëson aspektin e strieve alba, sidomos pas trajtimeve të përsëritura.

Lëkura e errët gjatë shtatzënisë
A është lëkura juaj më e errët në disa vende?! Kjo është vetëm edhe një shenjë e shtatzënisë. Kloazma apo melazma, si dhe emrat tjerë, janë ndryshime fizike në lëkurë gjatë shtatzënisë.

Lëkurës tuaj mund ti lajmërohen njolla ngjyrë kafe. Është vlerësuar që rreth 70 % të grave kanë kloazmë! Gratë me ten të errët janë më të ekspozuara ndaj kloazmës.

Si shfaqet kloazma?

E ashtuquajtura “maskë gjatë shtatzënisë” shfaqet si shkak i prodhimit të shtuar të melaninës në organizëm. Melanina është substancë e parrezikshme, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe irisit të syrit. Melazmën nuk do ta vëreni vetëm në fytyrë, por në të tërë trupin.

Edhe pse kjo nuk paraqet ndonjë “siklet” gjatë shtatzënisë, shumë gra janë të shqetësuara për këtë.

Çfarë mund të bëj në lidhje me këtë?

Mos u brengosni, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti. Mund ti bëni disa gjëra në mënyrë që të mos e përkeqsoni gjendjen e melazmës: mos dilni në diell! Rrezet e diellit bëjnë prodhimin e melaninës.

Nëse ju duhet, bleni ndonjë grim të përshtatshëm në mënyrë që ti mbuloni njollat e errëta. Përdorni krema me acide alfa-hidrokfile të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura. Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës mbet edhe për disa muaj pas lindjes, vizitoni dermatologun apo kirurgun kozmetik.

Çfarë ndodh me vijën e cila gjendet në bark nën kërthizë?

Shumë interesante: a e keni ditur që e keni patur një vijë të padukshme nga kërthiza deri te kocka pubike para shtatzënisë? Kjo vijë quhet linea alba. Gjatë shtatzënisë, meqë rritet prodhimi i melaninës, kjo vijë do të errësohet dhe quhet linea nigra. Kjo vijë, si dhe pegmentimi i lëkurës kthehet në ngjyrën natyrale disa javë pas lindjes së foshnjes./bebaime/

Trajtimi i celulitit
Duke qenë një problem i përhapur dhe jo i lehtë për tu menaxhuar, vazhdimisht bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të trajtimit të celulitit. Një pjesë e trajtimeve japin efekte të kënaqshme në trajtimin e celulitit, disa trajtime japin efekte të pjesshme, ndërsa trajtime të tjera kanë rezultate të diskutueshme.

Shkolla të caktuara e vendosin theksin e mjekimit tek masazhi, vakuumi dhe drenazhi limfatik. Ekspertë të tjerë e vendosin theksin tek dieta dhe ushtrimet fizike.

Trajtime të tjera për celulitin përfshijnë ultratingujt, terapinë termike (nxehjen e shtresës së nënlëkurës duke mbajtur të ftohur vetë lëkurën), etj. Ka edhe trajtime të cilat mundohen ta trajtojnë celulitin nëpërmjet aplikimit të kremërave me përmbajtje të caktuar.

Një nga terapitë e suksesshme është mezoterapia anti-celulit e ofruar në mënyrë profesionale në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI Health & Beauty”. Kjo metodë përfshin injekimin e një përzierje substancash në pjesën e lëkurës së prekur nga celuliti. Mezoterapia ka veprim të dyfishtë: shkrirjen dhe largimin e indit dhjamor dhe tretjen e fashave të indit lidhor. Ajo është një metodë tepër efikase që vepron kundër të dy shkaktarëve të celulitit. Pavarësisht nga metoda e përdorur për trajtim, në mungesë të ndryshimit të dietës dhe sjelljes, celuliti do të rishfaqet. Për këtë arsye, në Qendrën e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI” klientëve u rekomandohet që paralelisht me trajtimin anti-celulit të ndjekin një variant të personalizuar të programit Dieta Perfekte. Programi Dieta Perfekte ofrohet falas për gjithë klientët që trajtohen me mezoterapinë anti-celulit.

Mesazh i rëndësishëm

Askush nuk duhet të bjerë në panik nga prania e celulitit. Pjesa më e madhe e femrave, madje edhe supermodelet, janë të prekura nga celuliti. Ajo që duhet të dijë çdo femër është se në momentin kur celuliti bëhet shqetësim kozmetik i padëshiruar, ka shumë mënyra për ta trajtuar atë në mënyrë profesionale.

Ushqimet e duhura per lekuren qe keni enderruar
Doni një lëkurë qe te shkëlqejë, një lëkurë te bute apo pa rrudha? Ja produktet qe duhet te konsumoni për çdo lloj lëkurë.

1. Dua një lëkurë qe te shkëlqejë

Për te pasur një lëkurë me shkëlqim duhet te merrni sa me shume vitamina, sidomos vitamine C e cila ndihmon formimin e kolagjenit dhe përmirëson mjaft lëkurat e zbehta duke aktivizuar mikro-qarkullimin.

Nga ana tjetër mos harroni beta-karotenin sepse fale tij organizmi prodhon vitaminën A e cila favorizon rigjenerimin e qelizave dhe e mbron epidermën nga rrezet ultravjollce. Shtoni edhe pak polifenol i cili largon radikalet e lire.

Ku ti gjeni?

Vitaminën C. Tek agrumet, tek luleshtrydhet, lakra, majdanozi, speci jeshil apo edhe spinaqi.

Beta-karotenin. Tek pjepri, papaja, kajsia si dhe tek karotat, spinaqi, speci i kuq, radhiqet, etj.

Polifenolin. Tek frutat e kuqe, tek molla, mangoja si dhe tek perimet, soja, qepa, çokollata apo edhe çaji.

2. Dua një lëkurë te bute dhe elastike

Për te pasur një lëkurë te bute dhe elastike duhen favorizuar yndyrnat. Ato e mbrojnë atë nga dielli dhe përmirësojnë mjaft rezistencën dhe elasticitetin fale omega 3-it. Ky i fundit u jep elasticitet enëve te lëkurës dhe bën me te lehte kalimin e ushqimeve drejt qelizave. Nga ana tjetër, omega 6-ta mbron lëkurën nga tharja. Duhet menduar edhe për vitaminën E, e cila përforcon veprimin e omegave, mbron membranat e qelizave si dhe vonon plakjen.

Ku ti gjeni?

Omega 3-in dhe omega 6-ën. Tek salmoni, peshku ton dhe disa lloje te tjerë peshqish me yndyre. Te tjerë produkte qe përmbajnë omega 3 dhe 6 janë vezët, radhiqet, etj.

Vitaminën E. Tek vaji, sidomos tek ai i lulediellit, por edhe pak tek vaji i ullirit dhe i misrit.

3. Nuk dua te kem rrudha

Mënyra me e mire për te luftuar rrudhat është te privilegjoni marrjen e zinkut dhe selenit. I pari favorizon rigjenerimin e lëkurës, mbyll me shpejt plagët si dhe lufton çrregullimet e epidermës. Ato qe pijen shume duhan kane mungese te madhe zinku. Seleni nga ana tjetër mbron membranën e qelizave dhe ndihmon vitaminat A, C dhe E te veprojnë me mire. Ky element është gjithashtu një nga me te mirët për te luftuar plakjen e lëkurës.

Ku t’i gjeni?

Zinkun dhe Selenin. Tek midhjet, kërpudhat dhe ne te gjitha produktet e detit. Nëse keni alergji nga këto produkte, mund te konsumoni veze, kërpudha dhe mëlçi pule.

4. Dua lëkurë dhe flokë tonike

Vitamina A është mjaft e mire për te pasur lëkurë dhe flokë tonike sepse ajo rigjeneron qelizat dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Vitamina B tonifikon epidermën dhe mukozat te cilat e bëjnë lëkurën me pak te ndjeshme ndaj agresoreve te jashtëm duke shtuar sasinë e yndyrës. Si t’ia bëni qe te mos shëndosheni? Mundohuni te ulni sasinë e sheqernave sepse fatkeqësisht ato janë agjentet me provokuese te radikaleve te lira.

Ku ti gjeni?

Vitaminën A. Tek te brendshmet e shpendëve, tek mëlçia, por edhe tek disa peshq me yndyre.

Vitaminën B. Tek vezët, gjalpi dhe djathërat. Qumështi dhe kosi gjithashtu mund te përmbaje vitamine B, por me sasi me te paket./ikub/

Aromat në produktet e kujdesit për lëkurën
Dy përbërës pothuajse universalë të pjesës më të madhe të produkteve kozmetike janë aromat dhe konservantët.

Pikërisht këta dy përbërës fajësohen si shkaktarët e reaksioneve alergjike dhe sensibilizuese ndaj produkteve kozmetike. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar deklaratave false të një numri të madh produktesh kozmetike.

Cilësimi si hipoalergjizues, i testuar dermatologjikisht, produkt për lëkurë sensitive ose produkt i rekomanduar nga dermatologët shpesh janë slogane pa kuptim dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën rreth produkteve.

Prej dekadash pranohet se aromat janë produkte irrituese për lëkurën. Megjithë këtë kompanitë kozmetike shfyrëzojnë një anë të dobët të grave – preferencën për produkte që kanë aromë të mirë.

Në se një kompani do të prodhonte produkte pa aromë, këto produkte nuk do të ishin aq tërheqëse nga ana komerciale sa produkte me aromë lulesh apo aroma të tjera artificiale. Prandaj kujdes! Ndonëse në listën e përbërsve nuk përmendet fjala “aromë” dhe ju mendoni se vaji i limonit, vaji i kardamomit, ose vajra të tjerë me emra ekzotike janë të shëndetshëm dhe të këndshëm, mos harroni se gjithsesi ata mund të jenë irritues për lëkurën.

Herën tjetër që admironi një produkt kozmetik me aromë të këndshme, mendohuni dy herë para se ta aplikoni atë në lëkurën tuaj. Aromaterapia mund të jetë e përshtatshme dhe e preferuar për të trajtuar gjendje emocionale, por jo domosdoshmërisht ajo është e dobishme për lëkurën.

Sa e mirë mund të jetë për humorin, aq e rrezikshme mund të jetë një aromë për lëkurën. Nuk ka rëndësi në se është një vaj esencial, apo një ekstrakt bimor. Për nga efekti në lëkurë, aromat janë të gjitha njëlloj.

Çfarë duhet të dini për një lëkurë perfekte
Lëkura është një nga organet më të rëndësishme të njeriut. Padashur ne nuk merremi me të dhe si rezultat kemi një lëkurë jo të mirë trajtuar. Harrojmë vitaminat, gjumin, informacionet e produkteve, shampon, e shumë faktorë të tjerë

Lëkura, është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë dhe njëkohësisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Luan funksione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe rolin mbrojtës ndaj bakterieve dhe ambientit, dhe konvertimin e drites se diellit në vitaminë D.

Shtresa dhjamore brenda sipërfaqes së lekurës bën të mundur që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Një gjë ironike rreth lëkurës është se kur njerëzit janë të rinj brenga e tyre më e madhe është se si të nxihen. Por me kalimin e viteve, prioriteti kryesor i lëkurës është sesi t’i parandalojmë rrudhat dhe rregulli numër një është evitimi i rrezeve të diellit! Sipas Mark G. Rubin, asistent profesor në klinikën dermatologjikë pranë Universitetit San Diego, kujdesi ndaj lëkurës shndërrohet në domosdoshmëri shumë më përpara se gjithkush prej nesh mund ta mendonte. Ai beson se mospirja e duhanit dhe shmangia e rrezeve të diellit që në moshë të re, shpaguhet më vonë.

Por lind pyetja, se si mund të kemi gjithmonë një lëkurë perfekte?

Shumë e thjeshtë, mjafton që të jemi të kujdesshëm! Më poshtë do të lexoni disa këshilla, ndjekja e së cilave do t’ju japë rezultate të shkëlqyera.

Produktet e reja

Keni blerë një krem të ri por nuk keni marrë akoma rezultatin e dëshiruar…bëni pak durim. Ndërrimi tepër i shpeshtë i kremrave mund t’ju shkaktojë skuqje në lëkurë dhe si pasojë ta irritojë atë, prandaj prisni rreth 6 javë përpara sesa të nxirrni një rezultat të përshpejtuar!

Rutina

Pastrimi dhe hidratimi i lëkurës suaj në mënyrë të vazhdueshme është shumë i rëndësishëm.

Dermatologu

Nëse arrini t’i zgjidhni problemet e lëkurës suaj me produkte të blera do të ishte një gjë shumë e mirë…në rast të kundërt mos hezitoni të këshilloheni me një specialist.

Relaksohuni

Stresi nuk e ndihmon lekurën, përkundrazi si pasojë e stresit, aktivizohen hormone të cilat shndërrohen në ato që ne i quajmë papastërti të lëkurës. Mundohuni që të gjeni dozën tuaj të përditshme të qetësisë!

Masazhe për fytyrën

Për të pasur një lëkurë të mrekullueshme na vijnë në ndihmë edhe masazhe shumë të thjeshta. Për të bërë masazhe të kësaj natyre, nuk ju duhet të shkoni në një qendër estetike. Nëse keni një lëkurë të thatë mund të përdorni vaj ulliri, nëse lëkura juaj është e ndjeshme atëherë përdorni vajin e lulediellit! Mund të lyeni pak mollëzat e gishtave dhe ta përhapni në të gjithë fytyrën për rreth 10 sekonda.

Maska të ndryshme

Një herë në javë është e nevojshme që të përgatisni një maskë në kushtet e shtëpisë: Përzieni 2 lugë gjellë me kos, 1 lugë tërshërë dhe 1 lugë me qumësht. Pasi t’i keni përzier të gjitha, vendosini në fytyrë dhe lëreni që të veprojë për rreth 10 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën më ujë të bollshëm.

Kremi pudër

Përdorimi i kremit pudër, i një cilësie të mirë, ju ndihmon në pasjen e një lëkurë sa më të shëndetshme.

Kremi kundër diellit

Mos harroni përdorimin e kremit kundër diellit, veçanërisht nëse keni një lëkurë që irritohet shpejt. Nuk është e thënë që kremi kundër diellit të përdoret vetëm gjatë sezonit të verës.

Çdo stinë ka produktet e saj

Produktet e lëkurës që përdorni në dimër nuk janë të njëjta me ato që përdorni gjatë sezonit të verës. Gjatë dimrit lëkura thahet, prandaj është i rëndësishëm përdorimi i një kremi hidratues. Ndërsa gjatë verës këshillohet të përdorni kremra ose locione të cilat nuk janë shumë të pasura me vaj.

Depilimi

Nëse jeni mësuar të përdorni dyllin për të depiluar pjesën e vetullave apo atë sipër buzës, këshillohet që të evitohet përdorimi i të gjitha produkteve që kanë në përbërje të tyre vitaminën A, sepse ajo e bën lëkurën shumë të ndjeshme, të paktën deri në dy javë pas heqjes.

Shampoja

Mos u mundoni të kurseni në produkte të tilla si shampoja sepse mund të rrezikoni që të dëmtoni rrënjët e flokëve.

Aknet

Këshillohet që produktin që përdorni kundër akneve të mos e përdorni në kohën kur ju ka dalë ndonjë puçërr apo pika të zeza, sepse një gjë e tillë mund ta irritonte më shumë lëkurën tuaj. Në vend të kësaj ju mund të përdorni një maskë me sapun dhe ta lini të veprojë për rreth 5-10 minuta.

Ndryshimi i produkteve

Bëni kujdes kur i ndryshoni produktet tuaja, sepse pasi lëkura mësohet me një rutinë të caktuar e ka shumë të vështirë t’i përshtatet një rutine tjetër.

Produktet e reja

Nëse jeni kuriozë për të përdorur produkte të reja, këshillohet që t’i provoni si fillim në një sipërfaqe të kufizuar për të parë reagimin e lëkurës dhe pastaj mund t’i përdorni pa asnjë problem.

Puçrrat

Evitoni ngacmimin e puçrrave sepse nuk do të përfitoni gjë tjetër veçse irritimin e lëkurës.

Ushtrimet fizike

Ju ndihmojnë për të pasur një lëkurë sa më të bukur, duke bërë të mundur qarkullimin sa më të mirë të gjakut dhe që e ushqen lëkurën më së miri.

Buzët

Mos e ndani gjalpin e kikirikut nga buzët, sepse edhe ato kanë nevojë që të kurohen dhe të hidratohen në të njëjtën kohë.

Gjumi

Mundohuni që të flini tetë orë, në mënyrë të tillë që lëkura të jetë e çtendosur dhe të duket sa më e freskët.

Informacione

Përpara se të përdorni një produkt të ri, mësoni gjithçka rreth tij, që në fund të mos keni surpriza të pakëndshme.

Vitaminat

Vitaminat janë shumë të rëndësishme dhe mundohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë produkte që të përmbajnë vitaminën A, C, dhe E!

Hidratimi

Mos harroni “Hidratimin” sepse ai është çelësi drejt një lëkure të mrekullueshme.

Eksfolimi dhe dobia për shëndetin e lëkurës
Për të kuptuar përfitimet nga eksfolimi duhet, së pari, të kuptohet struktura e lëkurës.

Shtresa e jashtme e lëkurës quhet epidermë (në gjuhën mjeksore: shtresa korneale; në latinisht stratum corneum) dhe përbëhet në pjesën më të madhe nga qeliza të vdekura që kanë humbur ADN-në (bërthamën).

Kjo shtresë ngjan si amalgam i një proteine të quajtur keratinë. Lëkura synon t’i largojë këto qeliza të vdekura për t’i zëvendësuar me qeliza të reja. Eksfolimi përshpejton këtë proces natyral rigjenerimi duke larguar qelizat e vdekura (keratinizuara).

Ndërsa përfitimi kryesor i ekfolimit është i tipit kozmetik, ka raste kur largimi i qelizave të vdekura ka edhe përfitime mjeksore. P.sh. eksfolimi mund të ndihmojë absorbimin e trajtimeve topikale (lokale) në sëmundjen e psoriazës.

Eksfolimi korrekt

Idealisht, largimi i qelizave të vdekura duhet bërë pa irrituar shtresat e mëposhtme të lëkurës. Kjo mund të arrihet nëpërmjet disa produkteve jo shumë të sofistikuara që janë prezent në treg. Pastruesit, skrabet mikrodermoabrazive (të cilët mund të përdoren një ose dy herë në javë) dhe kremërat me përmbajtje acidi alfahidroksik janë disa produkte që përmbushin këto kushte. Eksfoliantët e mësipërm janë aq delikatë sa ç’duhet me lëkurën kur përdoren sipas udhëzimeve të prodhuesit. Por eksfolimi mund të realizohet edhe më thjeshtë akoma. Një sfungjer apo edhe një pecetë larëse bën të mundur eksfolimin në se nuk është e ashpër. Ka shumë rëndësi të zgjidhet produkti i përshtatshëm në varësi të zonës që do të eksfoliohet. P.sh. eksfolianti i fytyrës duhet të jetë shumë më delikat se eksfolianti i këmbëve. Përpjekja për të realizuar eksfolim “të thellë” dhe agresiv mund të shkaktojë dëme në lëkurë.

Përfitimet nga eksfolimi profesional

Qendrat e specializuara mund të ofrojnë trajtime më agresive, si p.sh. peeling kimik me përqindje më të larta të acidit alfa hidroksik, ose trajtime mekanike si mikrodermoabrazioni me sondë diamanti apo kristali. Këto metoda mund të aplikohen vetëm nga specialistë të trajnuar. Ato tolerohen më mirë nga lëkura mature e cila ka një shkallë më të ulët rigjenerimi dhe, rrjedhimisht, grumbullim më të shprehur të qelizave të keratinizuara.

Drejt përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme

Pothuajse çdokush e ka të mundur të aplikojë eksfolimin në lëkurën e vet, edhe personat me lëkurë të ndjeshme, apo personat me dëmtime të lëkurës si p.sh. me rozacea. Rëndësi për këta të fundit, ka të përzgjidhet një eksfoliant shumë i butë. Për të qenë të sigurt në vendimin tuaj dhe në përzgjedhjen e produktit, konsultoni një specialist të fushës. Rëndësi ka që të realizoni eksfolimin dhe t’i jepni lëkurës suaj një pamje të shkëlqyer!

Skuqje, djegie, plasaritje e lekures? Ja strategjia kunder te ftohtit!
Qe kur temperaturat ulen gjëndrat tona dhjamore bien ne gjumë. Epiderma dehidratohet dhe shfaqen skuqjet, djegiet dhe plasaritjet e lëkurës. Ja strategjia kundër te ftohtit!

Përdorni disa here ne dite krem

Pse na skuqet fytyra kur shkojmë nga e ftohta ne te nxehte dhe anasjelltas? Sepse për shkak te ndryshimit te menjëhershëm te temperaturës, enët e gjakut bëhen shume te depërtueshme. Zgjidhja?

Një krem kundër skuqjes sidomos për lëkurë te ndjeshme. Tek maja e hundës dhe tek buzët duhet te aplikuar një krem ose lipozan disa here gjate ditës ne mënyrë qe te shmanget plasaritja. Edhe gjate darkës pasi t’i lani duart duhet te përdorni krem.

3 masa te domosdoshme

1. Pastroni me butësi

Pastrimi dhe larja e fytyrës duhet te behet ne mëngjes dhe ne darke me produkte pa sapun. Sa me shume te mundni përdorni ujë termal dhe thajeni fytyrën me një shami letre.

2. Hidratojeni mjaftueshëm

Nëse kremi hidratues nuk është i mjaftueshëm nuk duhet te hezitoni te vendosni poshtë një serum hidratues. Pini edhe sa me shume ujë për te larguar toksinat.

3. Rregulloni ushqimin

Duke shtuar antioksiduesit ne organizëm, e ndihmojmë këtë te fundit te mbrohet nga efektet e radikaleve te lira dhe nga ndotja e mjedisit. Frutat, perimet, peshku, vaji i ullirit apo çaji jeshil duhet te përdoren sa me tepër, ndryshe nga alkooli, kafeja apo erëzat qe zgjerojnë enët e gjakut.

Zgjidhni produkte te buta

Nëse jeni përkrahës se peeling-ut, pastrimeve te here pas hershme te fytyrës apo përdorimit te avullit, veproni me kujdes derisa te vije stina e ngrohte. Dy here ne jave bëni një maske hidratuese me shume serum për te përforcuar rezervat e ujit te qelizave tona. Përsa iu përket kremrave, zgjidhni një produkt me te pasur se te zakonshmit. Mos harroni as kremin e natës i cili është edhe me i domosdoshëm kur bën ftohte./ikub/

Kujdesi për lëkurën e foshnjes gjatë periudhës së dimrit
A është e nevojshme që gjatë dimrit të keni kujdes të posaçëm për lëkurën e foshnjes?

Po. Ajri i ftohtë dhe i thatë, era, temperaturat e ulëta, iritojnë lëkurën e ndjeshme të foshnjes suaj. Ndryshimet e papritura të temperaturave (në shtëpi dhe jashtë) nuk i bëjnë mirë lëkurës së foshnjes suaj, prandaj në këtë periudhë shpesh shfaqen këto probleme, duhet ti kushtoni vëmendje veçanërisht lëkurës së fytyrës, duarve dhe buzëve të foshnjes.

Kjo natyrisht nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por të bëni krejt çka është e mundur që foshnja mos ta ketë shumë të ftohtë por as shumë të nxehtë. Për këtë foshnjen vishni me disa palë rrobesh, ashtu që ta keni më të lehtë ti hiqni palët në rast se e ka të nxehtë, dhe keni kujdes që materialet e rrobeve të jenë natyrale, që të mos djersitet apo mos të vie deri tek iritimi i lëkurës.Gjithashtu, gjatë dimrit, gjatë qëndrimit jashtë, foshnja duhet të ketë kapele, dorëza, shall dhe këpucë të nxehta, ndërsa nëse po shetiteni me karrocë mbulojeni me batanije, sepse nëse foshnja nuk është në lëvizje duart dhe këmbët ftohen më shpejt.

Foshnjes sime i skuqen faqet shpesh gjatë dimrit. A mund ta parandaloj këtë?

Faqet e foshnjes më së shumti janë të ekspozuara në të ftohtë dhe në erë, dhe për këtë arsye shfaqet e skuqura në këtë pjesë. Lëkura rreth hundës, sidomos nëse rrjedh, mund të pëlcasë dhe të bëhet e thatë, për këtë më së miri lyejeni me kremë tërë fytyrën, le të jetë kjo ndonjë kremë e dedikuar për lëkura të foshnjeve gjatë dimrit për të parandaluar tharjen.

Në çfarë duhet të jem e vëmendshme gjatë përzgjedhjes kozmetike për foshnjen?

Para se gjithash kontrollojeni në mënyrë që preparati të mos përmbajë parfemë, ngjyra artificiale, që të jenë të testuara dermatologjikisht, hipoalergjikisht dhe më e rëndësishmja të mos përmbajë konzervanse. Gjithashtu, gjithmonë zgjidhni kozmetikën e provuar natyrale e cila dedikohet për lëkura të njoma të foshnjeve.

Si të kujdesem për buzët e foshnjes sime gjatë ditëve të ftohta?

Buzët e foshnjes janë zakonisht të lagura shkaku i lëpierjes me gjuhë, rrjedhjes së hundës dhe ngjashëm, prandaj për këtë, gjasat janë më të mëdha që gjatë ditëve të ftohta të vie deri tek pëlcitja apo tharja e tyre. Vendosni një shtresë të hollë balsami për buzë i cili nuk përmban ngjyra artificiale dhe konservanse, në mënyrë që të mbroni buzët e foshnjes gjatë qëndrimit jashtë.

Si ta mbroj foshnjen nga ekzema gjatë dimrit?

Nëse foshnja juaj ka ekzemë, gjendja mund ti përkeqsohet gjatë dimrit, shkaku i ndryshimeve të temperaturave, lëkura e ekspozuar thahet, dhe mund të paraqitet kruajtja e fortë. Gjate diteve te ftohta, foshnjen duhet veshur nga materialet natyrale, sepse kur lekura eshte ne kontakt direkt me sintetiken mund te shkaktohet iritimi. Po ashtu, vëmendje të veçantë kushtoni kujdesit. Duhet ti shmangeni sapunëve të parfemosur dhe antibakterial, sepse janë shumë agresivë ndaj lëkurave të foshnjeve, më mirë përdorni vajra për foshnja dhe sapunë hidratantë, losione, krema etj. Mund të konsultoheni me mjekun që të ju udhëzojë se çfarë krema speciale preferohen për të shëruar ekzemën.

A është më mirë që gjatë dimrit ta laj foshnjen me ujë më të nxehtë?

Pas shëtitjes nëpër kohë të ftohtë, me siguri mendoni që foshnjes do ti pëlqejë një banjë me ujë të ngrohtë. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm sepse uji i nxehtë dukshëm e thanë lëkurën. Mënyra dhe kohëzgjatja e banjos nuk duhet të ndryshohet gjatë dimrit. Uji duhet të jetë i vakët si zakonisht, dhe asesi i nxehtë. Pas larjes gjithsesi lyeni foshnjen me ndonjë kremë lehtësisht./bebaime/

Pesë ushqime për lëkurë të shëndetshme
Ju mund të harxhoni gjysmën e pagës në serume e kremra, por asnjë nga këto nuk do të ndihmojë më shumë se ushqimi miqësor ndaj fytyrës. Natyrisht, lëkura juaj merr mjaft elemente ushqyese nga racionet që hani, por ja edhe disa që posaçërisht ju ndihmojnë për ta bërë lëkurën e fuqishme, të gjallë.

Dr. Leslie Baumann, autore e librit “The Skin Type Solution”

1. Peshku: peshqit sikur janë salmoni, tilapia dhe kodi janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Dhe kjo është mirë, për shkak se trupat tanë nuk mund të prodhojnë këto lipoide esenciale në mënyrë natyrore. Duke i shtuar omega-3 në racionet tuaja, ju mund të mbështetni barrierat e lëkurës suaj-këto janë shtresat e lipoideve që rrinë mbi yndyrë dhe i nxjerrin irrituesit jashtë. Për më tepër, shumë lloje të peshqve janë të pasur me vitaminë D-derisa dermatologët çdo herë e më shumë po theksojnë shmangien nga rrezet e diellit, ne duhet të mundohemi t’i gjejmë burimet e tjera të kësaj vitamine, që prodhohet gjatë daljes sonë në diell.

Nuk han peshk? Shumë vezë sot janë të forcuara me acide omega-3 dhe prej bimëve mund t’i merrni nga farat e lirit dhe vaji i kësaj bime, arrat, arrat amerikane dhe lajthitë. Dhe vitamina ditore D është ide e mirë për veganët, si dhe për ata që e hanë mishin.

2. Çaji i gjelbër është jo i shtrenjtë, i lehtë të bëhet rutinë dhe njëri ndër antioksidantët më të hulumtuar dhe më të fuqishëm. Pini së paku nga tre filxhanë në ditë për të luftuar plakjen dhe inflamacionin. Disa studime madje sugjerojnë që antioksidantët e çajit të gjelbër e reduktojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Pra, merre e pije dhe do të kesh lëkurë më të shëndetshme!

3. Brokoli: i pasur me vitamina A, C, dhe K (mes ushqyesve të tjerë të shumtë), kjo bimë bën shumë punë të mirë. Vitamina A e ulë prodhimin e yndyrës, vitamina C është anioksidant i fuqishëm dhe vitamina K mund të ndihmojë ta parandalojë mavijosjen. Pra, çfarëdo që ju shqetëson, kjo bimë mrekullibërëse mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju përshkruan mjeku.

4. Shafrani i rremë (Safflower) dhe vaji i lulediellit:

Acidet omega-6, siç janë linoleiku, janë gjithashtu të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe gjenden në vajin e bimëve të përmendura më sipër. Sikurse omega-3, ata ndihmojnë në parandalimin e lëkurës së thatë dhe inflamacionit; janë po ashtu esencialë për formimin e hormonit të prostaglandisit, që mban të gjitha qelizat e trupit të funksionojnë mirë. Derisa shumë ushqime përmbajnë omega-6, madje nganjëherë në nivele të larta, puna është t’i marrim ato të shëndetshmet e jo të pashëndetshmet, siç janë yndyrat e hidrogjenizuara. Provoni ta fërgoni salmonin apo brokolin në pak yndyrë të shafranit të rremë, vaj të lulediellit dhe dyfisho përmirësuesit e lëkurës suaj.

5. Bajamet. Kur vjen puna të përparimi i mbrojtësve të lëkurës kundër plakjes, inflamacionit, apo madje edhe kancerit të lëkurës, antioksidantët janë aq të rëndësishëm saqë do të shtojmë edhe një në listë: një grusht bajame çdo ditë i shton nivelet e vitaminës E, njëri ndër antioksidantët më të rëndësishëm për studimet e shëndetit të lëkurës. Studimet kanë treguar se marrja e vitaminës E përmes gojës mund të ngritë nivelet e kësaj vitamine të njomësisë në sipërfaqen e lëkurës suaj-lajme të mira për të gjitha ata që kanë lëkurë të thatë. Lëkurë madhështore dhe apetit të mirë! /telegrafi/