Sekrete Bukurie » Psikologji

Skizofrenia dhe shqetesimet sociale
Shenjat tipike të patologjisë që prek një për qind të popullsisë së rritur, ku përveç të tjerash njeriu humbet kuptimin e realitetit.

Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, personat që vuajnë nga skizofrenia kanë ndryshime të funksionimit të trurit. Të sëmurët nuk janë në gjendje të vendosin një kufi mes vetes dhe tjetrit

Halucinacione, delir, prirje për t’u izoluar. Kush vuan nga skizofrenia, ndonjëherë e humbet fillin e realitetit dhe ndihet i trembur, konfuz. Një tipar tipik i kësaj sëmundjeje që prek një për qind të popullsisë së rritur është “mosfunksionimi shoqëror”: tjetri bëhet një enigmë e padeshifrueshme, përcjell ankth, duke çuar në çrregullimin e shumë mekanizmave të tjerë që pasqyrohen në sjelljen e të sëmurit. Ajo që mbetet ende e paqartë nga kjo sëmundje komplekse dhe shkatërruese është ndikimi i deficiteve sociale (pra, mungesa e marrëdhënieve me individët e tjerë) apo eksperiencat e hidhura që nguliten thellë në trupin tonë. Një studim italian ka dhënë përgjigje të reja për natyrën e shqetësimeve sociale që janë karakteristikë e patologjisë, duke na treguar ndryshimet e funksionimit të trurit te personat që vuajnë nga skizofrenia si dhe duke shfaqur bazat nervore të një prej çështjeve të saj më të rëndësishme, që është paaftësia për të vendosur një kufi të saktë mes vetes dhe tjetrit.

Duke përdorur teknikën e rezonancës manjetike funksionale, studiuesit italianë vunë re se te pacientët skizofrenë kishte aktivizime nervore ndryshe nga individët e shëndetshëm; sidomos në koren premotore (ku përfshihen perceptimi i ndjesive trupore me informacionet ndijore pamore, të prekshme dhe dëgjimore) dhe insulën posteriore, e rëndësishme jo vetëm në perceptimin e ndjesive trupore, por edhe në dallimin e vetes nga të tjerët në situata “emocionale sociale”. Studiuesit i publikuan përfundimet e studimit të tyre në “Social Cognitive and Affective Neuroscience 2”.

“Këto janë disa funksione të rëndësishme, sepse bëjnë të mundur kontrollimin e eksperiencave personale, si veprimet, ashtu edhe ndjesitë. Në patologjinë e skizofrenisë duket sikur ngacmohet pikërisht kjo gjë”, – shpjegon Sjoerd Ebisch, një nga bashkautorët kryesorë të studimit. “Ndryshimet nervore që janë vërtetuar nga studimi ynë mund të fshihen pas paaftësisë për të ndarë eksperiencat personale nga ato të tjetrit në planin social, si dhe për të kuptuar me intuitë sensin e këtyre bashkëveprimeve”.

Gjithçka nisi nga neuronet pasqyrë, që u zbuluan në vitin 1991 nga një grup shkencëtarësh të universitetit të Parmës. Neuronet në fjalë janë qeliza nervore që aktivizohen si kur personi bën diçka personalisht, ashtu edhe kur sheh dikë tjetër duke bërë të njëjtin veprim. Falë mekanizmave të ngjashëm, mjafton të shohësh një emocion në fytyrë apo të ndiesh prekjen e një këmbe tjetër, që në trurin tonë të nxitet një ndjesi e ngjashme. Këtë mekanizëm studiuesit e quajnë “stimulim të mishëruar”. “Para shumë vitesh mendonim se kjo mund të ishte vetëm maja e një ajsbergu dhe se e njëjta logjikë mund të përdorej në fusha të ndryshme, siç është ajo e ndjenjave dhe emocioneve”. Pas zbulimit të këtij modeli, shkencëtarët vendosën të përqendroheshin te dy patologji të veçanta: te psikoza skizofrenike dhe autizmi fëmijëror, shumë të ndryshme mes tyre, por që kishin një të përbashkët, marrëdhënien me të tjerët. Deri tani këto patologji janë studiuar vetëm “nga lart” në sipërfaqe, pa u fokusuar te përmasa “e mëshiruar” e përvojës së vetë personit. “Studimi i fundit i bashkëngjitet shumë të tjerëve që janë kryer herët në kohë, megjithatë ne jemi të vendosur të ecim përpara”, – thotë studiuesi italian.

Disa pacientë skizofrenë mbaheshin gjithmonë nën kontroll. Ata u ekzaminuan sërish gjashtë muaj pas episodit të parë të skizofrenisë. Nga ky kontroll u zbulua se gjatë “perceptimit social”, te subjektet skizofrenë zona e kores premotore aktivizohej shumë herë më pak në krahasim me grupin e atyre që po i ekzaminonin (pacientët shihnin videon e një dore që prekej nga një dorë tjetër, e cila ose ledhatonte ose gjuante). Jo vetëm kaq. Truri i skizofrenëve duket më pak aktiv kur simptomat e sëmundjes ishin më të rënda. Insula posteriore, që te individët e shëndetshëm “fiket” kur shihen eksperienca të prekshme te tjetri, te subjektet skizofrenë qëndronte aktive. “Skizofrenia karakterizohet nga një problem i kufizimit të vetes dhe që këtu shfaqen bazat natyrore të problemit në fjalë. Pra, e ritheksoj: skizofrenët janë të paaftë për të vendosur kufij të saktë mes vetes dhe tjetrit”, – thekson studiuesi.

Jashtë Italisë ky studim ka ngjallur shumë interes. Për Georg Northoff, shkencëtar në institutin “Institute of Mental Health Research”, bëhet fjalë për një studim unik, me rezultate të rëndësishme, që tregon se si pacientët skizofrenë e humbasin lehtësisht kontaktin me realitetin dhe nuk arrijnë të ndajnë veten e tyre nga të tjerët në mjedisin shoqëror. Kjo është një ndihmesë e madhe jo vetëm për të kuptuar të fshehtat e sëmundjes, por edhe për parë funksionimin e trurit.

“Kohë më parë, Frojdi kishte hedhur hipoteza se në bazë të mendimit psikotik, fshihet një ndryshim në dallimin mes ‘meje dhe tjetrit nga unë’”, – thekson Mark Solms, një përkrahës i punëve psikologjike të “babait të psikanalizës”. Për ekspertin, ky studim ofron një bazë të re shkencore për teorinë e tij.

Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet
Gjatë përkujtimit meshkujt dhe femrat përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtura derisa partnerët e tyre mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.

Femrat ngjarjet e pakëndshme i kujtojnë më pak se sa meshkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail. Shkencëtarët u kanë treguar vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyre i kanë përcjellë me monitorin EEG.

Pasi që kanë shikuar fotografitë, vullnetarët është dashur të shtypin tastin për të vërtetuar nëse tashmë e kanë parë atë fotografi. Në teste femrat ishin më keq kur ishin në pyetje pamjet e pakëndshme. Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyre, por efektin edhe më shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.

Femrat më lehtë kujtojnë momentet e lumtura, ndërsa meshkujt në mirë mbajnë mend situatat fatkeqe. Për të rikujtuar ndodhi të caktuara përdorin pjesë të ndryshme të trurit.

“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta”, thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.

Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femrat aktivizohet hemisfera e djathtë e trurit, ndërsa te meshkujt e majta. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjërave varet nga gjinia, shton ai. /Telegrafi/

Të shikohesh në pasqyrë bën dëm
Të shikohesh në pasqyrë bën keq për psikologjinë e një personi. Një studim tregoi se vullnetarët që u panë në pasqyrë për 10 minuta i zuri ankthi për pamjen e tyre të jashtme.

Ky zbulim i habiti kërkuesit të cilët prisnin që nga të parit në pasqyrë të rritej niveli i stresit vetëm tek ata persona që nuk ishin të kënaqur me pamjen e tyre dhe jo tek të gjithë pa përjashtim.

“Të shikohesh në pasqyrë rrit nivelin e stresit njësoj si tek ata që nuk e pëlqejnë veten, ashtu edhe tek ata që janë shumë të kënaqur me pamjen e tyre”, bëjnë të ditur kërkuesit londinezë.

“Njerëzit që nuk janë të lumtur me paraqitjen e tyre i zë ankthi gjithmonë kur shikohen në pasqyrë, ndërsa ata që janë të kënaqur kapen nga ankthi sepse duke shikuar veten për një kohë të gjatë fillojnë të dallojnë defektet e tyre”, shton studimi./tch/

10 mizori të femrave ndaj meshkujve
Manipulojnë me meshkujt emocionalisht, madje flirtojnë me të tjerët, që të duken më interesante dhe në qendër të vëmendjes…mësoni 10 taktikat më mizore të femrave qw ju sjell YllPress.com

Nuk përgjigjen në telefon

Mezi i keni bindur që t’u japin numrin e telefonit dhe ndjeheni krenarë për veten. Sharmi dhe paraqitja juaj i kanë bërë përshtypje. Fatkeqësisht, kur përpiqeni t’i telefononi nuk përgjigjet, ose më keq akoma, mund t’u ketë dhënë një numër telefoni të rremë.

Përdorin meshkujt për pije falas

Kur dalin planifikojnë që të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për pije në bare a klube. Kështu ato përdorin dredhitë femërore për të bindur meshkujt që t’u paguar pijet.

I përdorin meshkujt si port

Mbase keni qenë në një marrëdhënie për disa kohë dhe keni vënë re se ajo ka filluar të hedhë sytë sa andej këtej. Ajo e ka ndarë mendjen t’ju lërë, por është nga ato femrat, që duhet të gjejë më parë një tjetër.

Manipulojnë me meshkujt emocionalisht

Meshkujve nuk u pëlqen t’i shohin femrat duke qarë dhe disa prej tyre shfrytëzojnë këtë fat dhe e përdorin për të arritur atë që duan. Në përgjithësi, femrat janë më emocionale se meshkujt dhe është e lehtë të përdorin dobësinë e meshkujve për të arritur qëllimet e tyre.

Përdorin dhunën fizike

Meshkujt janë rritur me idenë se të godasësh një femër është diçka rreptësishtë e ndaluar. Në mendjen e disa femrave është e pranueshme të gjuajnë një mashkull me shuplakë, ndërkohë që e kundërta shihet prej tyre si mizori.

Kritikojnë meshkujt në publik

Një tendencë në rritje në shfaqjet televizive është përshkrimi i meshkujve si idiotë, ndërkohë, që bashkëshortet dhe të dashurat e tyre janë inteligjente dhe të bukura.

Nuk tregojnë statusin e marrëdhënies

Ju mund të vini në punë lëvizjet tuaja më brilante dhe duket se po bëni progres me një vajzë simpatike që s’ka shumë që e keni takuar. Kur arrini në pikën që mendoni se mund t’i kërkoni pa frikë numrin e telefonit ajo u thotë: “Unë kam të dashur”.

Refuzojnë marrëdhëniet intime

Kjo është diçka, që femrat e bëjnë për shekuj me radhë. Ato përfshihen në një raport dhe refuzojnë marrëdhëniet intime për sa kohë ta shohin të arsyeshme, ose e përdorin si formë presioni për të marrë atë që duan.

Testojnë meshkujt

Ju mund të jeni bërë gati të dilni me miqtë tuaj, kur e dashura ju telefonon dhe u kërkon të ndryshoni planet e të dilni me të. Ajo e di se kishit bërë plane më përpara, por mendon dhe thotë se nëse do e donit vërtet atëherë do i ndryshonit planet pa u menduar gjatë.

Flirtojnë për të bërë meshkujt xhelozë

Mbase ajo ndjehet e nënvlerësuar, ose mbase sapo jeni zënë, ose mbase thjesht i pëlqen ajo pamja e fytyrës tuaj të torturuar. Cilado qoftë arsyeja, vajzat që flirtojnë me meshkuj të tjerë në prani të të dashurve të tyre janë manipuluese dhe të papjekura. Këto 10 pika që ju sjell YllPress.com mendojmë se janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse e dashura juaj kryen mizori ndaj jush.

Drita e natës frenon disponimin
Nëse rregullisht ju zë gjumi derisa jeni duke lexuar apo shikuar televizor, kjo mund të ketë pasoja serioze në disponimin tuaj në ditën e ardhshme.

Hulumtimet kanë treguar që drita gjatë kohës së gjumit mund të frenojë prodhimin e melatoninës, hormonit i cili rregullon disponimin dhe prodhohet në errësirë.

Prandaj, më parë kontrolloni nëse i keni fikur të gjithë dritat dhe pajisjet para gjumit në mënyrë që të flini mirë dhe të jeni më mirë të disponuar. /Telegrafi/

Shumë arsye për të qenë single
Është momenti të kuptoni që statusi single në të cilin jeni ka shumë arsye për t’u kënaqur. Ndryshe nga miqtë tuaj të cilët janë të angazhuar në një raport, ju mund të shihni të gjitha anët pozitive të të qenit i lirë.

Jeta juaj mund të mbushet nga momenti në moment me alternativa nga më argëtueset e deri tek më të paprovuarat. Duke filluar me pavarësinë absolute, kohën e pafundme për t’u dëfryer, heqjen dorë nga dietat ekstreme e deri tek të flirtuarit e “pamasë”. Sepse jeni single, që do të thotë shumë arsye për t’ia vlejtur

Të ka qëlluar që të jesh pjesë e një shoqërie ku të gjithë miqtë e tu, shokët dhe shoqet kanë një lidhje apo raport me të cilin plotësojnë veten dhe kohën. Midis tyre kalojnë momente që parë nga këndvështrimi yt duken interesante, tejet zbavitëse dhe argëtuese. Ajo që të shqetëson më shumë është pikërisht mungesa e një raporti të tillë dhe koha që plotësohet prej tij përmes shumë eksperimenteve, emocioneve, ndjenjave qofshin në ulje apo ngritje. Gjithsesi, pavarësisht, negativizmit karakterizues, ndien mungesën e një raporti dhe dashurie me të gjitha oscilacionet e veta. Ajo që të duhet të shohësh është jo vetëm ana elektrizuese e një pasioni apo gricjeje të munguar. Është koha për të parë se pa një raport mund të bësh shumë gjëra të bukura dhe plot ngjyra, aq shumë sa që nuk mund të shkojë kurrë në mend. Duke filluar me daljet në të gjitha oraret e mundshme, festat e përhershme me miqtë (me ose pa të dashurat e tyre), heqja dorë nga dietat më ekstreme, veshja e të gjitha fustaneve apo këmishave Metallica, fokusimi absolut mbi karrierën dhe të flirtuarit e pafund me këdo dhe kurdo. Është gjithçka mbi çmimin e të qenit i lirë dhe shumë të mira që të vijnë prej këtij statusi. Ajo që është vërtet e rëndësishme është të dini ta kaloni sa më mirë kohën “boshe” duke e mbushur atë me alternativat që të serviren. Dhe mbi të gjitha mos u ndieni keq për statusin që keni, duke u bërë subjekt krahasimesh me miqtë e tu. Gëzojeni lirinë dhe të mirat që ju fal beqaria.

Pavarësia, pasuri jo e gjithkujt

Ajo që bën menjëherë diferencën midis të qenit i lirë, beqar dhe i lidhur është pavarësia. Të parët kanë rastin dhe shansin më të mirë për ta shijuar fenomenin deri në fund. Ndërsa të dytët janë të destinuar ta ndajnë atë në pjesë duke u privuar nga kënaqësia e shijimit dhe përjetimit të saj. Kështu mos u mërzisni aspak nëse shoqja jote del me të dashurin në kohën e saj të lirë, sepse ti mund ta mbushësh atë me shumë aktivitete të tjera. Të qenit i pavarur do t’ju ndihmonte të argëtoheshit pa fund, ashtu sikurse do të kishit shanset e përmirësimit të vazhdueshëm. Të qenit vetëm “të detyron” në një fare mënyre të bësh shumë gjëra me forcat e tua, si të gatuarit, të bërit pazar, kontrollin e financave, apo marrjen e një patente. Është mënyra më efikase për të qenë më të aftë dhe vetkontrolluar në përballjen e shumë realiteteve. Pavarësia është një pasuri e çmuar, që jo të gjithë e kanë. Ju bën më të kompletuar dhe të dallueshëm.

Paratë, vetëm tuajat

Nëse dikur keni qenë të angazhuar në një raport, e dini fare mirë se herët a vonë, një pjesë e mirë e kursimeve tuaja shpenzohen lehtësisht për fustanet e të dashurës. Beqaria është mundësia më e mirë për të provuar pavarësinë financiare, sepse s’do t’ju duhet të shqetësoheni aspak rreth darkave që u duhet të paguani apo dhuratave që u duhet të blini.Gjithsesi kjo nuk do të thotë që është koha për të kursyer para, përkundrazi, tani do ta gjeni veten duke shpenzuar më shumë në party, pije, veshje etj. Në fund të fund ajo që ka rëndësi është se jeni zoti i çdo leku që shpenzoni.

Shumë kohë për çdo gjë

Nëse jeni single, nuk do të keni asnjë arsye për të ndenjur kot, pa bërë asgjë. Do të donit të ushtroheshit në palestër për pasur një trup më të bukur, apo të luanit me shokët për orë të tëra futboll? Të rinit deri në orët e vona të mbrëmjes me shoqërinë tuaj, ashtu sikurse të fillonit një kurs për të mësuar veglën tuaj të preferuar? Askush nuk do t’ju pengonte. Jeni vetëm dhe nuk keni impenjime ndaj askujt.

Lamtumirë përshtatjes së pafund

Ajo që ndofta na bezdis të gjithëve kur jemi në një raport është të bërit kompromis. Me pak fjalë, nëse do të hiqnim dorë nga diçka e jona, apo të përshtaturit edhe me ato zakone të vogla që nuk i honepsim dot. Nëse je vetëm, sigurisht nuk do të duhet të durosh gjithçka që s’të pëlqen për hir të partnerit. Nëse dikur mbyllnit veshët teksa e dashura thante flokët çdo mëngjes, tashmë është koha të flesh i qetë. Apo të duruarit e tymit të cigares sa herë që ai do të pinte në çdo lloj vendi. Nuk ka më zakone apo vese acaruese që të duhet t’i tolerosh. Thuajini lamtumirë përshtatjeve të pafundme të cilat ju kanë “bezdisur” për një kohë të gjatë.

Pesha, jo më problem

Një tjetër avantazh i të qenit single është edhe problemi i peshës. Sidomos për vajzat të cilat duket se fiksohen pas komenteve që djemtë u japin qoftë edhe për gramët e shtuar. Në vend që të kujdeseni për linjat tuaja deri në fiksim duke frekuentuar të gjitha llojet e palestrave, jeni “të lirë” të relaksoheni duke i lejuar vetes edhe ca kile më tepër. Tashmë mund vishni të gjitha llojet e veshjeve të “ndaluara”. Këmishat Metallica të preferuara, apo xhinset e gjera nuk do të rrinë më në dollapin e përhershëm. Është koha për të qenë më shumë se kurrë vetvetja duke guxuar deri në limitet e saj.

Spontan, më shumë se kurrë

Të qenurit i lirë dhe i papërfshirë në një raport do t’ju ndihmonte të ishit më shumë se kurrë vetvetja dhe i lirshëm në çdo gjë. Të guxosh për çdo dëshirë tënden është ajo që ke pasur vërtet nevojë. Një shëtitje diku me miqtë e tu, apo një festë e papritur mund të jetë alternativa më e mirë për të kaluar këndshëm. Kësaj radhe nuk do të duhet të pyesësh dikë dhe jashtë të zakonshmes mund të jesh më shumë se kurrë spontan. Në fund të fundit kjo është forca e lirisë, të qenit vetvetja me çdo kusht.

Karriera, fokusi kryesor

Dëshira për të qenë më afër pranë projekteve të punës dhe karrierës tashmë nuk mbetet larg. Dikur ishit më të përkushtuar në raportin tuaj, duke i kushtuar më shumë kohë dhe rëndësi, ndërsa tani mund të merreni fare më mirë me synimet tuaja karrieriste. Në mungesë të një marrëdhënieje, logjikisht, do të kishit më shumë kohë dhe hapësirë për t’u realizuar edhe profesionalisht. Koha që keni në dispozicion është më se e mjaftueshme për të realizuar edhe projekte ekstra të cilat, ndoshta, më parë nuk kishit mundësitë për t’i bërë. Kësaj radhe nuk keni pse dëshpëroheni pse keni sakrifikuar dashurinë për punën, sepse jeni single dhe i lirë.

Të flirtuarit, argëtimi i radhës

E fundit nga radha por jo më pak e rëndësishmja është hapësira e pafundme që do të kishit për të flirtuar. S’ka gjë më të keqe se sa një zë që të thotë gjithmonë se nuk duhet t’i flasësh brunes përballë, apo jo të gjithë komshinjtë duhen përshëndetur njëlloj. Të qenit single ju jep të gjithë lirinë për të folur, takuar, apo flirtuar me kë dhe kurdo do donit. Ndofta mund të jetë një nga gjërat që ju ka munguar më shumë. Përveç kësaj, mund të provoni më tepër sepse këto janë privilegjet që të fal statusi i të qenurit beqar.

Siguria është sukses
Kur të dalësh me një femër (takim romantik), bëj gjithmonë sikur je 100% i sigurt që ti i pëlqen asaj.

Në momentin që flasim ka shumë femra që po shoqërohen me meshkuj ndaj të cilëve nuk ndjejnë ndonjë tërheqje. Disa prej djemve po bëjnë sikur janë të sigurt që vajza ndihet e tërhequr prej tyre. Në këtë mënyrë ata e kanë situatën nën kontroll.

Shumë të tjerë janë aq nervozë saqë nuk arrijnë ta kuptojnë se vajza nuk ndihet e tërhequr prej tyre, prandaj në këtë rast situatën e kontrollon ajo.

Nga këto dy kategoritë, ata që kanë më shumë gjasa që ta bëjnë vajzën të ndihet e tërhequr prej tyre janë ata që po pretendojnë se një pëlqim i tillë ekziston që më përpara dhe situatën e kanë vetë nën kontroll.

Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë pikërisht sepse kjo është ajo që femrat kërkojnë në radhë të parë, një mashkull që i merr situatat në dorë.

Ndërkohë, meshkujt që “dorëzohen” pothuajse asnjëherë nuk i bëjnë vajzat për vete. Kjo ndodh sepse këta meshkuj veprojnë në mënyra të parashikueshme, gjë që nuk është aspak e mirë.

Ajo pret që të dalë me një mashkull ndaj të cilit nuk ndihet e tërhequr. Ti, nëpërmjet mendimeve të tua ia përforcon këtë ndjesi, kështu që mos prit që të kesh sukses.

Ajo çka ti mund të mësosh nga ata meshkujt e suksesshëm është që nëse të jepet mundësia që të dalësh me një femër, sillu sikur ti i pëlqen asaj tashmë dhe mbaje situatën nën kontroll.

I pëlqen apo s’i pëlqen ti asaj, kjo është e diskutueshme. Prandaj, që t’i të rrisësh shanset për t’i pëlqyer, sillu sikur kjo gjë tashmë është një fakt i kryer.

P.s. Kjo nuk do të thotë aspak se duhet të zgjasësh duart. Mbaji duart në vend dhe përdor vetëm fjalët. Përndryshe fëlliqesh.

Femrat qe ecin ne menyre provokuese kerkojne dashurine
Joshja tregohet nga shume gjeste te vogla, nje nga keto eshte ecja provokuese. Kete e dine mire femrat qe nga lartesia e takave te tyre, levizin me dredhi ijet e tyre.

Zakonisht quhet perdredhje ose valezim, por permbajtja eshte gjithmone e njejta. Tashme nje studim i ri ka dhene nje kuptim edhe ketij vesi tipik femeror.

Sipas eksperteve te universitetit te Britanise se Jugut ne France, kur zonjushat ecin ne kete menyre jane duke kerkuar nje te dashur. Jane pikerisht ne kerkim te dashurise, motivi? Jane pjellore dhe gati per te riprodhuar. Eshte e qarte qe nuk eshte nje sjellje e vetedijshme.

Studimi ka perfshire 103 femra beqare, mes moshes 18 dhe 20 vjec. Nje nga kekruesit, profesor Gueguen, ka komentuar: ”Kemi zbuluar se femrat prane ovulimit kane marre me shume kohe per te ecur pergjate nje korridori dhe ecjet e tyre jane perceptuar si me seksi nga meshkujt. Keto rezultate konfirmojne se sinjalet delikate te sjelljes jane te influencuara nga cikli menstrual”.

Testimet u organizuan ne kete menyre; vajzat paten nje interviste me nje djale simpatik, me pas duhet te pershkonin nje korridor dhe te hynin ne nje laborator. Ketu ato duhet t’i nenshtroheshin nje testi te peshtymes per te kontrolluar nivelin e hormoneve.

Deri ne fund te testimit ishin informuar se ishin filmuar dhe pastaj nese deshironin te jepnin pelqimin e tyre per perdorimin e imazheve. Por hulumtimet nuk perfunduan ktu. Keto video me pas jane pare nga nje grup meshkujsh, te cilet i’u eshte dashur te tregojne ecjet me seksi, dhe kane rezultuar ato beqaret ne periudhen me pjellore. Me pak fjale, per te joshur nje mashkull nuk sherbejne vetem takat, duhet edhe stil ne ecje.

Pesë mite për meshkujt që duhen përmbysur
A mendoni që me të vërtetë i njihni meshkujt dhe nuk u besoni miteve të njohura përgjithësisht? Më poshtë do të lexoni pesë shembuj që janë rrëzuar nga vetë meshkujt, që janë edhe… të zotët e punës!

Për të gjithë ato që mendojnë që e dinë se kush janë, ja mitet të cilat do t’i thyejnë iluzionet e tyre.

1. Nuk do të të respektojnë nëse do të kryesh marrëdhënie seksuale me të që në takimin e parë

E vërteta është që nëse kryen marrëdhënie seksuale që në takimin e parë, apo në të 100-tin, seksi nuk ka asnjë lidhje me respektin. Çdo njeri është i ndryshëm, por edhe rrethanat janë të ndryshme. Nëse e merr një vendim kaq personal, duke u bazuar jo në atë çfarë do ti vërtet, por çfarë mendon se do tjetri, atëherë je në rrugë të gabuar.

2. Meshkujve u pëlqen “gjuetia”

Nuk u pëlqe të gjithë meshkujve “gjuetia”. Një numër i madh meshkujsh, ndryshe nga çka mund të besohet, nuk merr guximin t’i propozojë një femre, nga frika se mos kjo e refuzon. Ndaj, ndonjëherë të leverdis më shumë të rrish të presësh femrën ta bëjë ajo hapin e parë.

3. Nuk mund të ekzistojë një shoqëri e vërtetë midis një mashkulli dhe një femre

E vërteta është që një mashkull dhe një femër mund të jenë shokë, por kjo është akoma më e lehtë kur nuk ka tërheqje erotike midis tyre. Nga ana tjetër, asnjë nuk mund të garantojë që në një moment dobësie mund të mos biesh në krahët e shokut tënd të ngushtë, sidomos nëse gjëja e parë që mendove kur e pe, ishte “sa i mirë që është”.

4. Meshkujve u pëlqen gjithmonë të lënë diçka për fantazinë…

Po, u pëlqen të dukesh seksi, duke veshur një bluzë që diçka zbulon apo të dalësh nga dushi e mbështjellë vetëm me peshqir.

Por, e di se çfarë u pëlqen akoma më shumë… Nuk është nevoja të ta themi, vajzë e zgjuar je, e kupton vetë!

5. Meshkujt i kanë frikë femrat e pavarura

Shumë prej tyre po. Shumë të tjerë jo, sidomos nëse je poshtë të 40-tave. Meshkujt që nuk i kanë mbushur të 40-tat krijojnë lidhje me femra të pavarura dhe ka raste kur më shumë frikë kanë nga femrat që nuk bëjnë dot pa ta. Një mashkull që është i sigurt në vetvete, merr fuqi nga një femër e pavarur që ka në krahë dhe në vend të frikës, ndjen krenari.

Bashkejetesa apo martesa, cila e permireson me shume shendetin?
Bashkejetesa dhe martesa i bejne mire shendetit. Te pakten kjo eshte ajo qe shume psikologe dhe doktore kane mundur te verifikojne.

Per cfare motivi ndodh kjo?

Jeta ne cift eshte me e rregullt, shpesh konsumojme ushqim me te ekuilibruar dhe partneret kujdesen per njeri-tjetrin.

Por ajo qe na cudit eshte zbulimi i nje studimi te ri, realizaur nga ekspertet e Cornell University (SHBA): Bashkejetesa eshte me e shendetshme se martesa. Le te shohin sebashaku perse.

Ciftet e martuara me siguri kane perftime te shumta ne nivelin fizik, por ato te bashkejeteses jane me te lumtur.

“Martesa prej kohesh eshte nje institucion social i rendesishem, por ne dekadat e fundit shoqerite perendimore kane perjetuar nje rritje te bashkejeteses, para ose ne vend te marteses dhe femijet e lindur jashte martese”, tregon autori i studimit Kelly Musick.

Duke patur parasysh kete, ekspertet kane pyetur se cilat jane dallimet mes marteses dhe bashkimit de facto.

Sondazhi qe ka perfshire pothuajse 3 mije persona, ka treguar se ciftet menjehere pas marteses (periudha e muajit te mjalit) ishin te lumtur, por kjo lumturi kishte tendence te zvogelohej me kalimin e viteve.

Kjo situate ka tendence te jete me pak e shpeshte ne bashkejetese. Ndoshta bashkejetesa jep ndjenjen e te qenit sebashku sipas zgjedhjes, ndryshe nga martesa, dhe kjo i ben njerezit me te bindur ne bashkimit e tyre. Ky mund te jete i vetmi shpjegim, sepse nga nje kendveshtrim praktik midis dy formualve nuk ka asnje ndryshim.