Sekrete Bukurie » Shëndeti & Dieta

Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkëri
Një analizë e re për kancer të mushkërive mund të parashikojnë se cilët pacientë kanë rrezikshmëri të lartë për përsëritjen e kancerit  të tyre pas operimit.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara si për burrat edhe për gratë. 222 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me kancer në mushkëri.

Një artikull në revistën mjekësore “Lancet” sjell rezultatet e dy provave më të mëdha klinike të kryera ndonjëherë mbi gjenetikën molekulare të kancerit në mushkëri.

Studimet demonstrojnë se me anë të një analize gjenetike, shkencëtarët janë në gjendje të parashikojnë se cili prej tumoreve në shkallën e herëshme të zhvillimit do të rikthehet pas heqjes me operacion.

Shpresa është që kjo do t’i ndihmojë mjekët të vendosin se cilët pacientë me kancer në mushkëri në fazë fillestare do të kenë nevojë për kimoterapi pas operacionit, dhe cilët do të mjaftohen vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

Të dyja studimet arritën në përfundimin se kjo analizë mund të parashikojë me saktësi nëse gjasat e vdekjes nga kanceri në mushkëri në fazë të herëshme janë të ulta ose të larta brenda 5 vjetëve nga koha e operimit.

Një nga autorët e studimit thotë se rezultatet janë “vërtetë inkurajuese për pacientët me  kancer të mushkërive.”/voa/

Si mund ti luftojme dhjamerat
Shpesh dëgjojmë nëpër biseda, apo ndër miq të na thonë se nëse do të duam vërtet të dobësohemi nuk do të na mjaftojë vetëm dieta apo sporti.

Kjo, sepse asnjëra prej tyre nuk do të mund që t’i tresë deri në fund depozitat e dhjamit në pjesë të trupit, të cilat edhe pse mund të dobësohemi do të vazhdojnë që të qëndrojnë aty “të patundura”.

Sipas një mjeshtri britanik të fitnesit, që është marrë 20 vitet e fundit me eksperimentimin e metodave që duhet të përdorin gratë për të rënë nga pesha në mënyrë sa më të hijshme dhe të shëndetshme, shumë gra të reja që kanë ndjekur dieta rigoroze dhe kanë ndjekur edhe një regjim fitnesi të shembullt janë të pakënaqura nga fakti që pavarësisht punës së tyre janë dobësuar në vendet e gabuara, pra në mënyrë të disproporcionuara. Kjo i ka frustruar shumë këto gra e vajza të reja, por edhe në një moshë më të madhe.

Një pjesë e madhe e këtyre grave kanë dashur për shembull që të bien në peshë në vithe, apo në bel dhe në vend të kësaj në përfundim të dietave dhe ushqimeve kanë humbur peshë në fytyrë apo në gjoks, çka nuk ishte rezultati që kërkuan në fillim. Më të pakënaqura janë gratë në periudhën e menopauzës, të cilat grumbullojnë me shumicë shenja në bark dhe në krahë. Sipas këtij eksperti të fitnesit, që është ndërkohë edhe mjek, arsyeja që dhjami ikën vetëm në disa pjesë të trupit dhe jo në të gjitha të tjerat është shpesh hormonale. Shumë procese të trupit tonë koordinohen nga hormonet dhe janë pikërisht hormonet ato që “vendosin” se ku do të depozitohet dhjami i trupit tonë. Problemet dalin sepse shpesh shumë prej nesh jetojnë në një situatë mosbalancimi hormonal për shkak të dietave, ushqimit të keq, stresit, ndotjes së mjedisit dhe mungesës së ushtrimeve të duhura dhe jetës aktive. Sipas tij, çdo vend ku grumbullohet yndyra dhe dhjami në trup kudo qoftë në stomak, në gjoks, në vithe, e kështu me radhë shkatërrohet nga veprimi, ose mosveprimi i një hormoni specifik. Me korrigjimin e disbalancës personale hormonale përmes një diete të dobishme, ushtrimeve të duhura dhe një mënyre jetese të shëndetshme këto vende dhjami reduktohen dhe dhjami shkrin edhe në ato pika “të vështira”.

Për sa u përket dietave të ushqimeve të duhura, ai rekomandon dietën mesdhetare, pra të pasur me fruta, me perime, me peshk, me pak mish, me yndyra të shëndetshme, me shumë pak sheqer dhe duke lënë mënjanë njëherë e mirë të gjitha ushqimet që blihen në fast-food. Ndërkaq, ushtrimet dhe lëvizja e përditshme janë shumë të domosdoshme për ndryshimin radikal dhe pozitiv në organizëm.

Depozitimi i dhjamit në kurriz dhe në pjesën sipër xhinseve mund të jetë shenjë e një problemi me hormonin e insulinës, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në këtë rast problemi mund të çojë në depozitim të dhjamit edhe mbi ije. Një dietë me sheqer detyron trupin që të nxjerrë jashtë insulinën. Por me kalimin e kohës nëse sheqeri mbetet i lartë atëherë qelizat nuk do të kundërpërgjigjen më siç duhet, duke shkaktuar kështu prodhimin e një sasie më të madhe insuline dhe si pasojë do të kemi një tepri glukoze në gjak dhe shëndoshje në zonat e sipërme. Kësisoj, për të ndryshuar situatën duhet që të menaxhojmë karbohidratet dhe sheqernat në dietën tonë. Pra, në këtë rast, na vlen dieta mesdhetare dhe shmangia e teprimeve me alkool, bukë të bardhë, biskota, keke, patatina, oriz, ëmbëlsira dhe pije me gaz. Duhet konsumuar çdo lloj ushqimi i pasur në antioksidantë (që parandalon dëmtimin nga radikalet e lira dhe redukton rezistencën e insulinës) i tillë si kanella, karafili, barërat e freskëta, luleshtrydhet, manaferrat, brokoli, çaji i gjelbër.

Për sa i përket dhjamit të pjesës së gjoksit, ai mund të shkaktohet nga problemet me tiroidet. Kjo gjendje rregullon edhe shkallën e djegies së kalorive nga ushqimi. Nëse tiroidja ka funksion të lartë mund të shkaktojë dhjamosje të pjesës së gjoksit te femrat, si dhe një rritje të peshës së trupit në përgjithësi, lodhje dhe depresion. Ndërkohë, disa lloj ushqimesh mund të interferojnë me funksionimin e rregullt të gjëndrës së tiroideve, ndaj në një rast të tillë kufizoni brokolin, lakrën e Brukselit, lakrën në përgjithësi, produktet e sojës, spinaqin dhe luleshtrydhet. Kjo vlen vetëm për përdorimin e tyre në gjendje të pagatuar. Nëse do t’i gatuani, atëherë çaktivizohen përbërësit e dëmshëm dhe mund t’i konsumoni pa frikë. Ndërsa për të nxitur jodin në tiroiden tuaj, atëherë duhet të hani oriz kaf, hudhra, mëlçi, salmon, ton. Mbi të gjitha gjeni kohë që të pushoni. Hormoni i stresit, kortisoli, mund të ndryshojë funksionin e tiroideve. Gjithashtu përdorni një pastë dhëmbësh pa fluoride.

Ndërsa për sa i përket akumulimit të dhjamërave në pjesën e poshtme të krahëve, kjo mund të ketë të bëjë me uljen e madhe të hormonit të testosteronit dhe vihet re më shumë te gratë që i afrohen moshës së mesme. Nxitja e niveleve të këtij hormoni mund të vijë përmes një ushtrimi të duhur, pra përmes vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike të dobishme, të cilat ndihmojnë në sjelljen në formë të krahëve.

Ndërkohë rekomandohet si shumë i dobishëm seksi. Rënia në dashuri e rrit shumë nivelin e testosteroneve dhe seksi i rregullt i çon trupit sinjale për prodhimin e një sasie më të madhe hormonesh. Një tjetër mënyrë është edhe ajo e një gjumi në sasinë e duhur, sepse dhe gjumi ndihmon në prodhimin e këtij hormoni. Mungesa e ushtrimeve e ul ndjeshëm gjithashtu nivelin e testosteroneve. Edhe në këtë rast duhen reduktuar sheqernat dhe karbohidratet e përpunuara nga dieta juaj, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak e ulin prodhimin e testosteronit, por ndërkohë mos e zhdukni tërësisht nga dieta juaj, sepse edhe mungesa e sasisë së duhur të kalorive në trup për një kohë të gjatë mund të çojë në ulje të prodhimit të hormoneve. Nxiteni marrjen e yndyrave të shëndetshme që janë të domosdoshme për prodhimin e testosteroneve. Hormoni femëror i estrogjenit nxit edhe akumulimin e dhjamit rreth këmbëve dhe shumë prej nesh janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të estrogjenit si atyre natyrore, por edhe artificiale. Në natyrë gjenden tek uji dhe mishi, ndërsa estrogjeni në rrugë sintetike gjendet te kimikatet plastike dhe në ambient. Për të luftuar këtë duhet që të hamë më shumë fruta, zarzavate dhe drithëra. Mos përdorni më alkool, mos merrni tableta kundër dhimbjeve dhe pije të ndryshme që përmbajnë konservantë dhe ngjyrues kimikë. Hani sa më shumë kos natyral që të nxisni prodhimin e baktereve të mira në stomak, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe reduktoni edhe kafenë. Sipas një studimi të fundit, kafeina nëse do të konsumohet me tepri, pra më shumë se dy kafe në ditë, mund të shkaktojë edhe çlirimin e madh të hormoneve të estrogjenit te gratë.

Dhjami në bel. Kjo mund të jetë tregues i problemeve me gjëndrat adrenale dhe mbiprodhimin e hormonit të kortisolit. Një stres i gjatë dhe i fortë mund të shkaktojë në trup prodhimin e një sasie më të madhe nga sa duhet kortisoli, që rrit në gjak nivelin e glukozës.

Kjo në këmbim shkakton edhe shtimin e insulinës që komandon trupin që të magazinojë sasi të mëdha glukoze rreth stomakut. Shkaku kryesor i kësaj situate dhjamosjeje është konsumimi i një diete me shumë sheqerna, kryesisht në formën e alkoolit. Mbi të gjitha për të marrë masat ndaj një problemi të tillë duhet pushim, relaks që të ndihmon të ulësh nivelin e stresit. Pra duhet që të prishet ai cikël stresi që ka shkaktuar probleme në trup. Sipas studimeve, një pushim i mirë ul edhe kërkesën e trupit për ushqime me kalori të lartë. Edhe në këtë rast është e rëndësishme që të mbahen nivelet e ulëta të glukozës në gjak. Ushtrimet e moderuara fizike janë të mira, por kurrë mos e tejkaloni masën.

Shalqiri ul tensionin dhe mbron nga infarkti
Sipas revistës amerikane Journal of Medical Association përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut.

Nga hulumtimet e fundit të bëra  në SHBA u zbulua se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e tensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit.

Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut.

Arginini është substancë e nevojshme për prodhimin e monoksidit të azotit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti.

Shkencëtarët nga USA, të universitetit në Nevada dhe Oklahoma, kanë bërë hulumtimin gjatë të cilit niveli i argininit në gjak është rritur për 22% pasi që pas tri javësh kanë pirë lëngun e shalqirit.

Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, ai stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidansëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët për çdo ditë kanë pirë 1560 gr lëng të shalqirit. Vetë titulli original i këtij lëngu (watermelon) flet nga është i përbërë. Nga gjitha llojet e frutave, shalqiri ka sasinë më të madhe të përqindjes së ujit, 93% dhe vlerën e ulët energjetike, gjithsejt vetëm 20 kalori për 100 gr.

Kivi dhe kungulli kundër virozave të stinës
“Lufta” për t’u mbrojtur nga virozat e stinës fillon që në tavolinat tona, pra që nga ushqimet që ne kon sumojmë.

Disa ekspertë të poliklinikës “San Mateo” në Pavia të Italisë kanë lançuar dietën mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga viruset e stinës së ftohtë, ku dihet që rreziku për t’u prekur nga gripi është më i madh.

Këshillat e tyre fillojnë me konsumimin e kivit, si një përbërës kryesor që nuk duhet t’i mungojë ushqimit tonë të përditshëm. E rëndësishme është të dimë se kivi është një frut i pasur me vitaminë C, potas, si dhe vitaminë E. Por përveç vetive mbrojtëse nga virozat e stinës kivi ka edhe veti të tjera, siç janë mbrojtja e syve nga plakja apo luftimi i impotencës mashkullore. Gjithashtu kivi ndihmon lëkurën, duke e bërë më elastike dhe rinore. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oslos, kivi ul trigliceridet (yndyrnat) në gjak, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Kivi është i këshillueshëm edhe gjatë shtatzënisë, pasi një kokërr në ditë u ofron grave shtatzëna acidin folik, i dobishëm kundër çrregullimeve në tubin nervor të fëmijës së palindur.

KUNGULLI

Gjithashtu, për ekspertët e poliklinikës italiane, një tjetër ushqim që ndihmon në parandalimin e virozave të stinës është kungulli. Kungulli nuk përdoret shpesh kohët e fundit, por ai është një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe përbërësve të tjerë të rëndësishëm. Ka pak kalori dhe tretet lehtë. Kungulli përmban një sasi të vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, por ka edhe vitaminat A, C, E dhe K, si dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu kungulli është i pasur edhe me fibra dhe për shkak se përmban numër të vogël të kalorive, preferohet që të përdoret edhe nga personat që janë në dietë. Edhe beta karotina është një nga përbërësit e kungullit. Është konstatuar se beta karotina zvogëlon rrezikun e paraqitjes së kancerit të qafës së mitrës, ezofagut, lukthit dhe fytit. Ajo bllokon veprimin e radikaleve të lira, duke penguar kështu dëmtimin e strukturës qelizore të ADN-së.

SISTEMI IMUNITAR

Megjithatë “aleatët” e sistemit imunitar janë të shumtë dhe lista është e gjatë. Këshilla kryesore e mjekëve italianë është “Të ushqehesh në mënyrë korrekte dhe të rregullt, të marrësh ushqime të pasura me beta karotinë dhe vitaminë C e E, me fuqi antioksiduese dhe mbrojtëse. I përkthyer në fruta dhe perime ky mesazh do të thotë shumë agrume, fruta pylli, bajam

Infertiliteti dhe ankthi i çifteve shqiptare për të pasur fëmijë
Dëshira është e madhe për të sjellë në jetë një fëmijë por shumë çifte ndeshen me pamundësinë për të plotësuar këtë dëshirë. Në fakt në vendin tonë ky fenomen ka filluar të jetë shqetësues dhe specialistët rendisin disa shkaqe në lidhje me infertilitetin.

Gjinekologia pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, Mirela Rista shpjegon rreth fenomenit dhe zgjidhjes së problemit nëpërmjet fekondimit artificial.

E ndërsa në vende të ndryshme të botës një e treta e çifteve që tentojnë të sjellin në jetë një fëmijë nuk e arrijnë këtë në mënyrë natyrale, por vetëm me asistencën e mjekut ky fenomen po mundon edhe çiftet shqiptare.

“Ndër faktorët që sot akuzohen si shkaktarë të infertilitetit tek femrat, përveç moshës së tyre mbi 35- vjeç janë edhe shkaktarët që lidhen me infeksionet seksualisht të transmetueshme. Problemi i infertilitetit mund të jetë edhe me natyrë mashkullore. Mund të jetë partneri që për një problem të shëndetit të tij, i lidhur me numrin, me pamundësinë e lëvizshmërisë së rregullt të spermatozoidëve apo me ndryshime të strukturës së formës së tyre të ms ketë mundësi që të arrijë një fekondim”- tha Rista duke shtuar përveç faktorëve biologjikë që ndikojë tek infertiliteti i tyre, janë dhe ata të jashtëm si alkooli dhe duhani. Vitet  e fundit sipas mjekes është vënë re se dhe stresi apo ndotja e mjedisit kanë ndikuar që çiftet ta kenë të vështirë fekondimin e një bebeje.

Të ndodhur përball kësaj problematike shumë çifte kanë zgjedhur falë ndërhyrjes së mjekëve të sjellin në jetë fëmijë me anë të fekondimit artificial. Kjo metodë e re ka hyrë vitet e fundit edhe në vendin tonë dhe shumë çifte e kanë zgjidhur këtë problematikë duke kryer fekondimin artificial për plotësuar dëshirën e tyre dhe familjen me fëmijë.

“Ofrimi i mundësisë për një fekondim artificial (invitro) në pamundësi të arritjes së këtij fekondimi në rrugë natyrale në çift është një nga zgjidhjet që i ofrohet çifteve që e kërkojnë një shtatzani. Këto procedura janë të shëndetshme sepse bëhen në kushte të garantuara për shëndetin e nënës dhe shumica e rasteve, të themi një në tre nga këta çifte gëzon me një shtatzani të tyren në sajë të këtij evoluimi që ka bërë sot mjekësia gjinekologjik”- tha Rista.

Fekondimin artificial në vendin tonë ka rreth 10 klinika private që e ofrojnë dhe thuajse në të gjitha këto klinika, private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj. Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re çka do të thotë se çiftet janë të detyruar për ta paguar shërbimin në masën 100% pa pasur mundësi rimbursimi nga ana e strukturave shtetërore.

Infertiliteti, fajtor meshkujt apo femrat

Kush mund të jenë fajtor meshkujt apo femrat për infertilitetin…? Në fakt gjinekologët fajësojnë njësoi meshkujt dhe femrat. “Nuk duhet të ketë fajësime nga asnjëra palë, pasi fajtor mund të jetë femra apo mashkulli. Vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për inferilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak”, pohon gjinekologu Maks Gjoni duke shpjeguar se natyra apo perëndia e ka shpërndarë në këtë mënyrë fajin, 30% shkaku është tek femra dhe 30 % shkaku është tek mashkulli, dhe 40% shkaku është i përbashkët.

Sipas tij janë shifra të referuara nga të gjitha shërbimet gjinekologe botërore, por i afrohet shumë ngarkesës shkakore që t’i ndajnë përgjysmë. Veçoria është kjo se fertiliteti mashkullor është më i lehtë për tu ekzaminuar. Ndërsa kurimi mund të ketë ndërlikime të njëjta si tek femrat edhe tek meshkujt. Ndërkohë, vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për infertilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak.

30 % të rasteve e kanë femrat fajin për infertilitetin

30% të rasteve kanë fajin meshkujt për infertilitetin

40 % të rasteve faji është i përbashkët për infertilitetin

Gjinekologët: Raste kur faji është i dy partnerëve

30 % të rasteve e kanë femrat fajin për infertilitetin

30% të rasteve kanë fajin meshkujt për infertilitetin

40 % të rasteve faji është i përbashkët për infertilitetin

Hani arrat dhe parandaloni kolesterolin
Edhe zogjtë në degë e dinë që arrat janë më të shëndetshme nga të gjitha frutat arrore, sepse janë të mbushura me antioksidantë.

Kështu rezultatet e hulumtimit në të ri kanë treguar që ne gjatë ditës kemi nevojë për gjithsej shtatë arra për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe të ulim kolesterolin.

Arrat kanë nivele të larta të polifenolit, antioksidantit që mund të mbrojë trupin nga molekulat që e dëmtojnë indin. Ato janë po ashtu burim i shkëlqyeshëm dietal i fibrave, magnezit, vitaminës B, vitaminës E dhe antioksidantëve tjerë.

Prandaj, nëse dëshironi ta ulni nivelin e kolesterolit tuaj, në ushqimin e përditshëm duhet të inkuadroni të paktën shtatë arra. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni organizmit që të luftojë kundër inflamacioneve. Ndërsa ato, së bashku me kolesterolin e lartë janë faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Arrat janë shumë më të shëndetshme se arrat e Brazilit, fëstëkët, kikirikit, bajameve, arrave dhe lajthitë cashew”, rekomandojnë shkencëtarët.

Lajmi i mirë është që ushqimi i pasur me arra mund të përgatisë organizmin për t’u përballur më mirë me stresin.

Nëse dëshironi të mbroheni nga sëmundjet dhe kolesteroli i “keq”, ju propozojmë që të konsumoni arra, sepse ato janë më të shëndetshmet nga të gjitha frutat tjera arrore!

Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!
Studiues francezë në fushën e mjekësisë kanë shpjeguar se ata që pinë pak ujë, kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.

Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit të“sheqerit”. Ky është përfundimi më i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve vasopresin shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak.

Kështu që duke folur me shifra ata që pinë shumë pak ujë kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit. Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, jep të dhëna se “Hormoni vasopresin është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ai hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup. Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit”

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes pirjes së ujit dhe sheqerit të ngritur, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia shkak-pasojë e sëmundjes së sheqertit dhe e pirjes së ujit.

“Kemi llogaritur edhe peshën e të anketuarve, shprehitë e tyre jetësore, pirjen e duhanit dhe alkoolit, por lidhja e pirjes së ujit dhe e diabetit ka mbetur konstante”, ka thënë autorja e studimit, Lise Bankir. /Telegrafi/

Formimi i eshtrave
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të ri se si hormoni i paratiroidesë nxit formimin e eshtrave.

Autorët e një studimi të ri kanë zbuluar një ha shumë të rëndësishëm në nxitjen hormonale të rritjes së eshtrave, një zbulim i cili mund të çojë në zbulimin e barnave të reja për mjekimin e osteoporozës, si edhe drejt zbulimit të terapive më të mira për ndërtimin e eshtrave.

Studimi i ligjëruar në Universitetin e Albamas në Birmingham, ka treguar se hormoni i paratiroidesë (PTH) i jep nxitje organizmit në aktivitetin e ndërtimit të eshtrave me anë të një “ko-receptori” specifik i cili gjendet në sipërfaqen e qelizave eshtërore. Osteoblastet dhe osteoklastet janë instrumentet kryesore në rregullimin e një skeleti të shëndoshë, osteoblastet duke formuar ashtin e rri, ndërsa osteoklastet duke resorbuar të vjetrin dhe atë të brishtë.

Shumica e barnave aktuale kundër osteoporozës shënjestrojnë të dy llojet e qelizave, edhe osteoblastet edhe osteoklastet, që mund të çojë në mosformimin e ashtit. Prandaj do të ishte ideale nëse do të zbulohej një bar i cili do ta ndërpriste veprimin resorbues dhe do ta nxiste krijimin e ashtit të ri. Kështu që ky studim jep një rrugë për të arritur deri te zbulimi i këtyre branave.

Mos vononi ta kuroni sinusitin
Specialistët bëjnë të ditur se në shumicën e rasteve të diagnostikuar me sinusit nuk shfaqet dhimbje koke. 97 % e rasteve të dhimbjeve të kokës lidhen me shkaqe neurologjike.

Sinusiti akut zakonisht shfaqet pas një gripi apo rrufe duke shkaktuar çrregullime në sinuse dhe si rrjedhojë lindjen e çrregullimeve anatomike në hundë, sëmundjeve alergjike apo të mukozës së hundës.

Secila prej këtyre sëmundjeve mund të shkaktojë sinusitin. Nëse rrufa zgjat më shumë se një javë mund të jenë shenjat e para të një sinusiti.

Sinusiti akut është një infeksion i zgjatur i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në të kundërt të mendimit që është shumë i përhapur në shoqëri, dhimbja e kokës nuk shfaqet në shumicën e rasteve. Shenjat e sinusitit tek të rriturit janë bllokim i hundëve, sekrecione të verdha –jeshile nga hunda, dhimbje e fytyrës, dhëmbit dhe syrit, kollë e forte, mund të shoqërohet edhe me të vjella në varësi të sekrecioneve të hundës.

Sinusiti nuk është një sëmundje që duhet nënvlerësuar sepse në rast moskurimi mund të shkaktojë probleme serioze të syrit dhe trurit. Në disa raste ai mund të përfundojë dhe me vdekje. Një sinusit i pakuruar mund të shkaktojë apses të trurit apo meningjit, çrregullime në shikim etj. Si rezultat personi i sëmuri mund të verbohet ose paralizohet.

Si ta shpejtoni metabolizmin dhe t’i hiqni kilogramet
Që të jeni vital duhet të shpenzoni më shumë kalori se sa konsumoni, e për ta arritur një gjë të tillë, metabolizmi duhet të punojë me shpejtësinë e pestë.

Edhe pse besohet se vitet e ngadalësojnë atë, disa gjëra lehtë mund të ndryshohen. Do ta përmirësoni punën e metabolizmit, si dhe do të keni disa kile më pak.

Kujdes çfarë dhe kur konsumoni

Shprehitë ushqyese janë vendimtare për metabolizmin. Pas pushimit të natës, sipas portalit “Fitsugar.com”, trupit të njeriut i nevojiten “derivate”. Mos e anashkaloni kafjallin, në të kundërtën metabolizmi do ta ngadalësojë punën për ta kursyer energjinë. Qëllimi është që trupi juaj ta fitojë energjinë me kohë dhe të punojë me kapacitet të plotë, pa ngadalësim dhe pa kursim. Në menynë tuaj duhet të ketë proteina, kalcium, çaj të gjelbër, çokollatë të zezë.

Për gjumë të lehtë

1. Mos konsumoni alkool para gjumit,

2. Shmangni ushtrimet natën vonë,

3. Dy orë para gjumit mos konsumoni gjë,

4. TV, lap-topët, mos i mbani në dhomën e gjumit,

5. Flini në qetësi.

Flini mirë

Pos ndjenjës së lodhjes, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë këtu edhe mbipeshën. Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se femrat, të cilat brenda natës flenë më pak se pesë orë gjumë, në 32% të rasteve janë më të ekspozuara ndaj mbipeshës, në krahasim me ato të cilat flenë normalisht. Gjumi jo i mjaftueshëm e ngadalëson metabolizmin. Edhe më keq – mungesa e gjumit e shton sekretimin e hormonit grelinë, i cili shkakton urinë.

Shtoni kardio-ushtrimet

Ushtroni disa herë brenda javës nga 45 minuta dhe një gjë të tillë bëjeni rregullisht – një studim amerikan tregon se pas ushtrimeve intensive metabolizmi shpenzon 190 kalori shtesë. Ekspertët theksojnë se ushtrimet intensive e mbajnë metabolizmin në punë të shpejtë edhe pas ushtrimeve, e kjo, sipas tyre, shkrin kaloritë. Kardio-ushtrimet më të mira janë vrapimi apo ngasja e biçikletës.

Uji

Kur ta konsumoni gjysmë litër ujë, metabolizmi përshpejtohet për rreth 30%.

Forcojini muskujt

Ndërtimi i muskujve nëpërmjet ushtrimeve e shpejton metabolizmin. Muskujt i shpenzojnë kaloritë më shumë se shtresat e dhjamit. Nuk është vërtetuar saktë, studime të ndryshme kanë shifra të ndryshme: një kilogram i masës muskulore shpenzon midis 30 dhe 100 kalori në ditë. E njëjta sasi e indit dhjamor shpenzon rreth 4 kalori brenda ditës.