Shëndeti & Dieta
Molla fryti më i shëndetshëm
Lista e super-frutave mund të zgjerohet edhe me një anëtar, që do të mund të qëndronte krahas portokallit dhe grupit të frutave kokërore (manaferra, boronica, dredhëzat etj.).
Është fjala për mollën, të cilën shkencëtarët amerikanë e kanë shpallur si frytin më të shëndetshëm dhe me më shumë efekte. Molla po ashtu është një prej pemëve që mund të gjendet në treg më lehtë gjatë gjithë vitit.
Read More →
Truri mund të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë
Njerëzit nuk mund të bëjnë më shumë sesa dy veprime në të njëjtën kohë, sepse truri është i ndarë në dy hemisfera, të cilat angazhohen veçmas nga njëra-tjetra për çdo punë.
Kështu pohon studimi më i fundit i botuar në revistën “Shkenca”, i cili përbën një zbulim të studiuesve nga Këshilli Kombëtar Francez i Shkencës.
Por ama ai shton se nëse dy hemisferat përtej ndarjes automatike arrijnë të realizojnë...
Infeksionet jane te lidhura me diabetin
Diabeti mund të ulë aftësinë e organizmit tuaj për të luftuar infeksionet. Glukoza e rritur në gjak çon në nivele të rritura të sheqerit edhe në indet e organizmit tuaj.
Kur kjo ndodh, bakteret shtohen dhe infeksioni mund të zhvillohet shumë më shpejt. Tendencat më të shpeshta të infeksioneve janë fshikëza urinare, veshkat, vagjina, gingivat, këmbët dhe lëkura. Trajtimet e hershme të këtyre infeksioneve mund të parandalojnë...
Gjumi i pakët shton nevojen për ushqim
American Journal of Clinical Nutrition ka publikuar rezultatet e një studimi të cilat thonë se zvogëlimi i gjumit është i lidhur me nevojën e rritur për ushqim.
Në hulumtimet e shkencëtarëve francezë kanë marrë pjesë 12 meshkuj të shëndetshëm të moshës së re, të cilëve u është kufizuar gjumi në 8, respektivisht 4 orë çdo natë.
Read More →
Caji i gjelbër shkrin kilogramët
Dozat e vogla të epigalokatekin-3-galatit (EGCG), (një katekine nga çaji i gjelbër) mund të shtojnë oksidimin e yndyrave për 33%.
Një studimi i publikuar në revistën European Journal of Clinical Nutrition, ofron të dhëna se cmund të shtojë oksidimin e yndyrave te meshkujt, më së largëti dy orë pas konsumimit të ushqimit.
Në studim janë përfshirë 10 meshkuj me mbipeshë, te të cilët është matur oksidimi i yndyrave gjatë...
Sa me pak kalori për një zemër te shëndoshë
Shkencëtarët kane ardhur ne përfundim se ushqimi me pak kalori ndikon qe zemra te plaket me ngadalë.
Gjate studimit është percjellur funksionimi i zemrës se 25 anëtarëve te Shoqatës Amerikane për ushqim restriktiv, te cilët kane qene te moshës nga 41 deri ne 64 vjec. Ata kane konsumuar ushqim te balancuar me 1.400 deri ne 2.000 kalori ne dite.
Funksionimi i zemrës se tyre është krahasuar me 25 persona qe kane ngrëne ushqimin tipik...
Si te kurojme mbipeshen
Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem social dhe qeveritar.
Shkencëtarët u bëjnë thirrje, në mënyrë të veçantë prindërve për një kontroll më rigoroz ndaj reklamave që u drejtohen fëmijëve, duke ndikuar negativisht në mënyrën e tyre të të ushqyerit.
Sipas tyre, reklamat ndikojnë mbi sjelljen e fëmijëve ndaj ushqimit, duke i drejtuar nga fastfood-et...
Pjepëri kundër stresit
Këshilla “Hani pjepër që të luftoni stresin”, vjen nga shkenctarët francezë, të cilët i kanë provat për atë që thonë.
Ata kanë zbuluar së fundmi disa enzima tek pjepri, që ndihmojnë dukshëm për të luftuar stresin. Në studimin e botuar në “Nutrition Journal”, bëhet e ditur se enzima e ka emrin superoksid-dismutaza, e njohur për efektin antioksidues mbrojtës ndaj indeve të organizmit.
Read More →
Bakteret që tret sushi në stomak
Në stomakun e japonezëve ndodhet një bakter i vecantë për të tretur sushin.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, ekspertët kanë pikasur këtë bakter në aparatin tretës me emrin Zobellia Galactanivorans, që ushqehet me algat e kuqe dhe ndodhet në stomakun e japonezëve, por jo të amerikanëve.
Read More →
Lodhja e pranverës
Ardhja e pranverës për shumë persona shoqërohet me apati, lodhje, dobësi e përgjithshme trupore, mungesë oreksi etj. Simptoma këto që në popull i atribuohen të ashtuquajturës “periudhë e ndërrimit të gjakut”.
Me poshtë ju do të njiheni se cilat janë shkaqet në të vërtetë, si mund të trajtohen dhe parandalohen këto probleme. Periudha e ndërrimit të stinëve dhe ardhjes së pranverës në popull njihet si periudha e ndërrimit...