Shëndeti & Dieta

Alkooli në masë ngadalëson artritin

Alkooli në masë ngadalëson artritin
Një hulumtim i ri zviceran bën të ditur se konsumimi i matur i alkoolit lidhet me një progres më të ngadalshëm të artritit reumatoid. Hulumtuesit e Universitetit të Gjenevës i kanë përcjellë pacientët që vuajnë nga artriti për katër vite dhe besojnë se efektet e ngadalësimit të përparimit të kësaj sëmundje janë pasojë e ndikimit antiinflamator që kanë sasitë e vogla të alkoolit. Disa studime të mëhershme kishin treguar... 

Ushqimet alergjike, si t’i shmangim

Ushqimet alergjike, si t’i shmangim
Disa ushqime mund të jenë vdekjeprurëse për shkak të alergjisë që shkaktojnë. Kur sistemi imunitar e pranon një lëndë të padëmshme si të rrezikshme atëherë realizohet një reaksion alergjik. Duke mësuar produktet të cilat shkaktojnë alergji mund të shpëtoni jetën e mysafirëve që vijnë në shtëpinë tuaj. Ja dhjetë ushqimet të cilat shkaktojnë alergji. 1. Gruri: Ata që janë alergjikë ndaj grurit sapo të thithin pak... 

Fëmijët me çrregullime

Fëmijët me çrregullime
Prindërit që ruhen nga çdo gjë, pra që janë më të kujdesshëm nga sa duhet, mund të mbysin rritjen e trurit të fëmijëve të tyre, veçanërisht në zonat që janë të lidhura me sëmundje nervore mendore të tilla si skizofrenia dhe luhatje të humorit. Një fakt i tullë tregohet në një studim të kryer nga universiteti “Kosuke Narita Gunma” në Japoni, sipas të cilit, korja e trurit paraqitet më pak gri tek fëmijët, prindërit... 

Këshillat për sëmundjen e mëlçisë

Këshillat për sëmundjen e mëlçisë
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mëlçive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, përdorimi i ushqimeve të shëndetshme, konsumimi i verës si dhe mospërdorimi i pijeve alkoolike. Nga ana tjetër, sipas specialistëve moshat e mesme janë tepër të prirur për tu sëmurë nga sëmundjet e mëlçive në rast se ata kanë jetuar ose përdorur për... 

Gabimet gjate ushtrimeve

Gabimet gjate ushtrimeve
Pasi qe çdoherë nuk është e lehte te ndani kohe për te shkuar ne ushtrime, është e qarte se kur shkoni ne qendrat për fitmes, dëshironi te arrini rezultate maksimale. Prandaj qe ti forconi muskujt tuaj dhe qe mos te lëndoheni përmbajuni këtyre këshillave.Asnjëherë mos e tejkaloni nxehjen para ushtrimeve dhe relaksimin pas ushtrimeve.  Read More →

Këshilla mbi tuberkulozin

Këshilla mbi tuberkulozin
Tuberkulozi është një infeksion i shkaktuar nga bakteret ngadalë-zhvilluese që zhvillohen më së miri në vende të trupit ku ka shumë gjak dhe oksigjen. Kjo është arsyeja pse më së shpeshti gjendet në mushkëri dhe quhet TBC pulmonere. Por TBC mund që gjithashtu të shpërndahet në pjesë të tjera të trupit, diçka që quhet TBC ekstrapulmonare. Trajtimi zakonisht është i suksesshëm por një proces i gjatë dhe mjaft i mundimshëm.... 

Alga kundër mbipeshës

Alga kundër mbipeshës
Shkencëtarët anglez nga Universiteti i Newcastle bëjnë të ditur se përbërësit e algave mund të ndihmojnë në rënien në peshë. Duke hulumtuar ndikimin e llojeve të ndryshme të përbërësve në tretjen e yndyrave, ata kanë zbuluar se si alginatet kanë aftësinë për të zvogëluar absorbimin e yndyrave në më shumë se 75%. Alginatet janë përbërës natyral të algave. Studimi tregon se çelësi i problemeve me mbipeshën mund... 

Niveli i lartë i selenit në gjak ul rrezikun nga diabeti

Niveli i lartë i selenit në gjak ul rrezikun nga diabeti
Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Hulumtimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme.... 

Impotenca shenjë e sulmit në zemër

Impotenca shenjë e sulmit në zemër
Studimi i ekspertëve gjermanë, në të cilin ishin përfshirë 1.519 njerëz nga 13 vende, me probleme me zemër, kishte treguar se ekziston rreziku dyfish më i madh i sulmit në zemër për ata persona  të cilët janë  edhe impotent. Pjesëmarrësit gjatë hulumtimit të tyre në  fillim  ishin pyetur për mosfunksionimin ereksional,  pas dy dhe pesë viteve. Impotenca lidhet me mosqarkullimin e gjakut në arteriet e penisit, të cilat... 

Kujdes me prodhimet për peshëngritje

Kujdes me prodhimet për peshëngritje
Administrata amerikane për barna dhe ushqim (FDA) ka tërhequr vërejtjen për këto prodhime, sidomos adhuruesve të peshëngritjes, sepse përmbajnë steroide dhe substanca të ngjashme Agjencia, po ashtu, konstaton se disa prodhime shiten si substanca dijetare, por në të vërtetë nuk janë të vërtetuar dhe në mënyrë të rreme kanë markën e lartshënuar. Prodhimet të cilat reklamohen si prodhime për peshëngritje dhe siç është e...