Dashuria e vertete

Cfare eshte dashuria?
Pervec ndjenjes qe ti ndjen kur ne gjakun tend pompohen hormone si Fenil etilamina, dashuria eshte nje emocion i nxitur nga subkoshienca jote per te te bere ty sa me te afert me nje person qe subkoshienca mendon se do te jete nje person i rendesishem per mireqenien tende.
Supozo se ti po kalon nje periudhe te keqe dhe dikush te ndihmon cdo dite per ta tejkaluar kte situate. Ne kte rast subkoshienca jote do te vere re qe kur ti rri me kte person e ndjen veten ne forme, keshtu subkoshienca do te te te beje ta duash ate person, qe te te mbaje sa me afer tij.
 
Pse e dua?
Ti mund te pyesesh veten: Pse nuk e konsiderova si nje ndihme shoqerore por rashe ne dashuri? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse i korespondon kerkesa te tua subkoshiente qe ti ke per te dashurin/en ideal/e, perndryshe ky person do te jete thjesht nje shok/ shoqe i/e mire per ty.
Cfare eshte dashuria e vertete?
Dashuria e vertete eshte nje kombinim i nevojes, konpensimit dhe dashurise pa kushte. Ti mund ta duash dike sepse ke nevoje per te, sepse ndjen konpensim per cilesi qe nuk i ke vete, ose sepse thjesht e do pa kushte. Megjithate, sa me shume ti largohesh dy faktoreve te pare ( nevojes&konpensimit) dhe te shkosh drejt dashurise pa kushte, aq me e vertete eshte dashuria dhe marredhenia me e shendetshme dhe me e lumtur. Te gjithe besoj biem dakord se dashuri pa ato faktoret e pare nuk egziston, eshte e pamundur te kete, por megjithate mund ta mbajme te ulur perqindjen qe ato zene ne krahasim me dashurine pa kushte. Keshtu mund tia kalojme me bukur dhe te jemi me te lumtur./ikub/