Depresioni ngjason me sëmundje të zemrës dhe të ulcerës së stomakut

Depresioni është një sëmundje e cila nga ana mjekësore ngjason me sëmundje të zemrës dhe të ulcerës së stomakut. Depresioni haset shpesh dhe nuk ka lidhje me dobësinë.

Nuk duhet të kihet turp prej tij dhe është një sëmundje e cila mund të kurohet. Dr. Çekem shprehet se: “Depresioni është një sëmundje serioze që vazhdon për një kohë të gjatë, shfaqet pas çrregullimeve hormonale, gjenetike dhe të ambientit.

Ai zhvillon tek njeriu një rënie morali që e bën pothuajse të pamundur vazhdimin e jetës në një mënyrë normale.

Shenjat e depresionit janë të ndjerit i mërzitur dhe në boshllëk, pakësimi i interesit dhe mosinteresimi, ndryshimet e oreksit, çrregullimet e gjumit, shqetësimi, lodhja, humbje e energjive, pavlefshmëria apo ndjenjat e fajit, mospërqendrimi në një pike ose pavendosmëria dhe mendimet e përsëritura të vdekjes.

Duke theksuar se gjatë depresionit atmosfera familjare mund të bëhet më pesimiste dhe negative, Dr. Çekem shprehet se marrëdhëniet e personit me pjesëtarët e familjes mund të prishen. “Mosmarrëveshjet brenda familjes mund të bëhen shkak të diskutimeve, shtimit të problemeve dhe pakësimit të aktiviteteve sociale të familjes.

Ndërsa tek fëmijët, tensioni dhe shqetësimet familjare mund të bëhen shkak të shfaqjes së shenjave si ngrënia e thonjve, urinimi, belbëzimi, çrregullime në lëvizjen e duarve, lëvizje e pavullnetshme, çrregullime të gjumit dhe të oreksit.”

Leave a Reply