Dieta me portokaj, humbi 4 kile për katër ditë

Dëshironi që në mënyrë të shpejtë të gdhendni vijën e trupit? U sugjerojmë dietën efikase me frutën më të bukur të dimrit, portokallin.

Me ndihmën e kësaj diete katërditore, kilogramët shkrihen si në shaka, ndërsa do të ndjeheni shkëlqyeshëm, sepse në organizëm do të fusni vitamina të shumtë.

Acidet e pemëve, enzimat dhe vitaminat nga kjo frutë jugore, nxisin këmbimin e materieve dhe e shpejtojnë shkrirjen e dhjamit, i cili do ta ketë të vështirë të krijohet sërish.

DITA E PARË
Mëngjesi: Musli me portokall
Përzieni tri kumbulla të thata të prera paraprakisht të zhytura në lëngun e portokallit, një portokall të copëtuar, një mollë, tri lugë drithëra të përziera dhe 100 ml jogurt pa yndyrë. U hidh përsipër susam.

Vlera ushqyese: 10 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 379 kcal
Dreka: mish pule me sherbelë
Dy këmbë pule pa asht, spërkatni me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i piqni. I shtoni gjysmë qepe të grirë dhe tre gjethe sherbele. I mbuloni me 60 ml supë dhe dy lugë vermut dhe i zieni për 5 minuta. E hiqni nga ringla dhe i shtoni një portokall të prerë dhe dy lugë kajmak.

Vlera ushqyese: 50 g yndyrë,
9 g karbohidrate, 505 kcal

Zamra: lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së prerë, e lyeni me një lugë djathë të freskët dhe mbi të hidhni gjashtë pjesë të portokallit. Me të e pini edhe një gotë qumësht.

Vlera ushqyese: 11 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 265 kcal

DITA E DYTË

Mëngjesi: Musli me agrume
Përzieni një portokall, një grejpfrut, një lugë bajame të grira, një lugë arra dhe 150 ml jogurt.

Vlera ushqyese: 13 g yndyrë, 12 g karbohidrate, 320 kcal

Dreka: Sallatë nga karotat
Përzieni 150 g karota, një portokall të prerë, pakëz xhenxhefil, dy lugë lëng portokalli, kripë, biber dhe tharm të bardhë vere. Gjysmë vargu borzilok të prerë i përzieni me dy lugë vaj dhe i hidhni mbi sallatë. Servojeni me dy lugë ajkë të thartë.
Vlera ushqyese: 4 g yndyrë,
18 g karbohidrate, 260 kcal

Zamra: Koktej-çaj
Përgatitni 200 ml çaj frutash, lëreni të ftohet dhe i shtoni 50 ml lëng të freskët portokalli.
Vlera ushqyese: 0 g yndyrë, 0 karbohidrate, 20 kcal

Darka: Tiramisu kërcitës
Zhytni dy pjesë peksimadhe (biskota) me tre lugë të kafes ekspreso dhe një lugë portokall. Për kremin përzieni 120 g djathë dhe një lugë mjaltë. Sipër i hidhni fëstëk.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 4 g karbohidrate, 292 kcal

DITA E TRETË

Mëngjesi: Sallatë pemësh
Përzieni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush dhe një portokall. Të gjitha këto spërkatni me lëng limoni. Bëni një krem me një lugë mjaltë, 75 g jogurt pa yndyrë, pakëz vanilje dhe e hidhni mbi fruta.

Vlera ushqyese: 7 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 298 kcal

Dreka: oriz i ëmbël-thartë
Pastroni 25 g oriz. Në vajin e nxehtë, hidhni salcë soje dhe një spec të grirë të djegës, një lugë salcë domatesh (keçap), një lugë tharm vere, pakëz lëng portokalli dhe pakëz sheqer. Kësaj mase i hidhni tre lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. I shtoni gjysmë qepe, një të katërtën e karotës dhe një pjesë bifteku. Vazhdoni ta zieni dhe në fund i shtoni një portokall të grirë.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 6 g karbohidrate, 300 kcal

Zamra: Lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: biskota me djathë
Biskotat integrale i lyeni me dy lugë djathë dhe i mbuloni me copëza portokalli.
Vlera ushqyese: 9 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 219 kcal

DITA E KATËRT

Mëngjesi: Pemë me fara lulëkuqeje
Zieni një lugë të frutës  me fara lulëkuqeje me dy lugë lëng portokalli. Lëreni 10 minuta, ftoheni dhe përziejeni me 120 g djathë. Sipër i hidhni 25 g rrush, 80 g portokall, dardhë, mollë dhe i spërkatni me lëng limoni dhe sheqer-vanilje.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 8 g karbohidrate, 346 kcal

Dreka: biftek bibe
Një biftekut të vogël të bibës, i hidhni biber dhe kerri dhe e piqni në pakëz vaj. Nxirreni biftekun nga vaji dhe në vaj hidhni një qepë të re të grirë, 50 ml qumësht kokosi dhe 25 ml supë. Të gjitha këto i leni të zihen. I shtoni lëngun nga portokalli, një lugë mjaltë, shafran dhe pakëz majonezë të djegës, kripë dhe biber. Në fund, në salcë i shtoni një portokall të grirë. Servojeni me oriz.

Vlera ushqyese: 27 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 252 kcal

Zamra: përzierje freskuese
Me mikser përzieni nga 40 gr banane dhe ananasi, 100 ml lëng mandarine, lëngun e një limoni, pakëz shurup nga panja, pakëz vanilje dhe çaj pemësh të ftohtë.
Vlera ushqyese: 1 g yndyrë,
0.5 g karbohidrate, 151 kcal

Darka: Sallatë nga orizi
Pastroni 50 g oriz. Përzieni 30 ml lëng portokalli, pakëz lëng limoni, 25 g jogurt dhe 50 g banane të prerë. Përzieni me orizin e pastruar dhe i hidhni sipër fëstëk.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë, 3 g karbohidrate, 347 kcal

2 Comments

  1. ina says:

    ani me tan qeto sene normal qe humbet pesha pooo a munet veq me sallat e uj edhe pem perime mu rujt nga yndyrnat edhe sheqeri

  2. Fatjon tahiri says:

    mengjesi grosh tlyn mish te that nji Llang qershije dreka mish qingji nji got yndyr nga mishi veten dy buk jo me shum pastaj mbas dite 300 gr treleqe nje maqedonia nje got miks frutash pastaj ne dark dihet dicka e leht mundeni ndonje plans lope ose rizhoto me fruta mali si psh me mish dhie do e shikoni se per 1 jave do beheni sikur big mama puccc

Leave a Reply