Dieta me qumësht

Nëse dëshironi që në shpejtësi të humbni në peshë e të mos humbni shumë kohë (që do të thotë dietë e shkurtër dhe e shpejtë), mund të aplikoni dietë me qumësht.

Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me jogurt është shumë e ngjashme me këtë, por ajo zgjat më tepër, prandaj jemi përcaktuar për një afat më të shkurtër kohor.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë – djathë, kos, jogurt. Dieta me qumësht ulë nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu se kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij, gjatë kësaj diete jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Dieta me qumësht – menyja

Para secilës shujtë, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.

Kafjalli: 1 jogurt, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.

Dreka: 100 gr flluska në ujë apo qumësht, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.

Darka: 1 vezë të fërguar, trangull apo sallatë me jogurt natyral, apo me djathë të freskët me perime, 1 gotë jogurt.

Pas darkës: 1 dardhë, 2 dl jogurt.

Udhëzime dhe këshilla

Gjatë aplikimit të dietës me qumësht do të duhej t’i zvogëlonit aktivitetet fizike dhe ta ndaloni të merreni me sport (që nuk është edhe ndonjë pauzë e gjatë, pasi që dieta zgjat vetëm tre ditë). Kur të aplikoni këtë dietë, tentoni të pastroheni më shpesh. Kështu mund ta largoni stresin nga ndjenja e urisë, përderisa uji pastron gjithçka nga organizmi, pasi që uji shpëlan organizmin përmes lëkurës.

  • Ervisaismailanj

    cfare eshte 100 dr flluska

  • Rozishehi

    A mind te me shpjegoni cfar do thote flluska ne qumesht..?

  • Channel_84

    ca jane flluskat….

  • Kiss-miss

    Ca jane flluskatt

  • Besa

    mendoj qe e ka fjalen ber uje te gazuar se mesa duket qenka perkthyer nga google

  • matrix

    c’ja ke futur kot… qumeshti dhe derivatet e tij jane ushqimet me te yndyrshme qe ekzistojne e per me shume demtojne kockat. informohu me mire

  • diti shiqerukaj

    a mund ta shpjegoni ma mire kte djete,1.ca jane flluskat me uje,dhe cfare jan 2dl jogurt,dhe cdo te thote shujte,a mund ta perktheni me mire ju lutem,me shqip.

  • sabina

    besoj qe flluska jane lloj dritherash ka nga ato dietale jane te ngjajshme me Corn Flakes qe i konsumojne femijet me shume