Disa këshilla për sekretin e bukurisë

Përveç preparateve, secila zonjë ka ndonjë truk të bukurisë së saj. Që të dukeni sa më mirë, ua zbulojmë ne thesarin e mençurisë, kur është fjala për bukurinë.

Për ju kemi zgjedhur nëntë rregullat më të rëndësishme, të cilat rekomandohen nga parukierët, grimierët dhe dermatologët.
Uji

Gjithmonë pini lëngje të mjaftueshme. Nuk do të thotë të pini tetë gota në ditë, por aq sa ju duhet për të mos pasur etje. Këshillë ekstra: Pini një gotë ujë para secilit vakt dhe kurrë nuk do të hani tepër.

Mbrojtja nga rrezet ultravioletë

Përdorni kremra mbrojtës, pa marrë parasysh a është moti i vranët, me diell apo me shi. Rrezet dëmtuese të diellit janë shkaktari më i shpeshtë i kancerit të lëkurës, por edhe i plakjes së saj të parakohshme. Këshillë ekstra: Përdorni kremra të përditshëm me faktor 15 të mbrojtjes nga rrezet ultravioletë. Kjo është më e pakta që mund të bëni për tonin tuaj.

Retinoli

Mundeni të ndikoni në një ton më të bukur edhe kur jeni në gjumë. Ndjeni magjinë e retinolit. Ky përbërës i kremrave stimulon formimin e kolagjenit, mënjanon qelizat e vdekura dhe stimulon qarkullimin e tyre. Këshillë ekstra: Efekti do të jetë i dukshëm, e lëkura do t’ju jetë mirënjohëse.

Kujdesuni edhe për qafën

Njësoj si silleni me fytyrën tuaj, silluni edhe me duart dhe qafën tuaj. Lëkura në qafë është më e hollë dhe ka nevojë për më shumë kujdes, për këtë arsye mos e lini pa u kujdesur për të. Duart gjithashtu, kanë nevojë për kujdes. Këshillë ekstra: Secilën herë kur përdorni krem për fytyrë, merrni edhe pak krem dhe përdoreni në qafë, e pastaj fërkoni duart.

Kremra për nxirje

Përdorni kremra për nxirje të tonit që edhe ai te ndizet dhe të duket i shëndetshëm. Evitoni rrezitjen e tepërta.

Këshillë ekstra: Blini locione, të cilat përmbajnë faktorë të nxirjes – do t’i mbuloje venat dhe kapilaret e zgjeruar, e këmbët do t’ju duken më vitalë.

Ushtrimet

Ushtroni muskujt e fytyrës. Kjo është njëkohësisht mënyra më e shpejtë, por edhe më e lirë, te mundësoni qarkullimit e lëkurës, sepse do të formojë një depo të oksigjenit. Kjo do të kontribuojë për një ton më të shëndoshë dhe më të freskët.

Këshillë ekstra: Çdo mëngjes, para se të shkoni në punë, kur të pastroni fytyrën dhe dhembët, së paku për dhjetë sekonda bëni grimasa para pasqyrës.

Pemë dhe perime të freskëta

Radikalet e lirë luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes. Beni pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë antioksidues, vitamina A, C dhe E, pjesë të ushqimit tuaj. Këshillë ekstra: Antioksiduesit mund t’i përdorni në fytyrë përmes preparateve të ndryshme.

Modeli i flokëve

Flokët e prera mirë vlejnë më shumë se cilido preparat për kujdes të flokëve. Modeli i flokëve është sikur fustani: Nëse e keni një model qe ju rri mirë, stolitë janë te tepërta.

Këshillë ekstra: Se paku një herë në vit caktoni termin të një floktar me renome.

Veprat e mira

Nëse bëni diçka qe ju bën të ndjeheni mirë, mundësia është e madhe që të keni një fytyrë të lumtur. Studimet kanë zbuluar se personat qe duken të lumtur janë më të dëshirueshëm.

Këshillë ekstra: Jini te sjellshëm ndaj personave te dashur, por bëni diçka të mirë edhe për ndonjë kolege, fqinj.