Dizajneri Italo Zucchelli nga Calvin Klein doli fitues

Veshjet e stilistëve parakaluan në pasarelat njujorkeze për 7 ditë me radhë dhe të pranishmit patën rastin të shohin modele të reja dhe të modifikuara të punuara nga stilistët pjesëmarrës.

Kjo javë e modës kishte dhe karakter garues, ku në mesin e shumë të njohurve si fitues doli dizajneri Italo Zucchelli nga Calvin Klein.

Përderisa në edicionin e femrave, Calcin Klein nuk la dhe aq përshtypje për kritikën, edicioni i meshkujve dëshmoi të kundërtën.

Me veshje militarë të kombinuara me xhaketa klasike, ishte risia e radhës nga Zucchelli, që prezantoi në këtë edicion të zhvilluar në Nju Jork. Ai fitoi një nga manifestimet më të rëndësishme, të cilën më parë e kanë fituar dizajnerë të tjerë shumë të njohur.

“Zucchelli ka transformuar klishenë e të punuarit me dorë në teknologjinë e fabrikave, gjë që dukej shumë bukur dhe një risi në veshjet që prezantoi në këtë edicion” ka deklaruar agjencia Style File.

Ndërkaq e përditshmja Women’s Wear e ka cilësuar koleksionin Calvin Klein përgjigje ndaj obsesionit të të punuarit me dorë, duke përdorë teknologjinë e re industriale dhe që njëkohësisht dukej sikur ato veshje vërtetë janë të punuara vetëm me punë dore.

Është një vend ku ngjallet pafajësia e fëmijërisë… bën paqe me madhështinë solemne të qenit një njeri “ revista GQ.

Leave a Reply