Enjtja e gjunjeve, masat per trajtimin

Ënjtja dhe dhimbja në gjunjë në shumicën e rasteve vjen si pasojë e lëndimeve.

Mirëpo, deri tek ënjtja e gjurit mund të vjen edhe si pasojë e lindjes me një problem, apo si pasojë e deformimit statik, siç është shputa e rrafshët, sëmundjet e ndryshme dhe ajo më e rralla tumori i eshtrave të gjurit.

Ngrohja e gjurit nuk sugjerohet
Kur gjuri të lëndohet, ai ënjtet, skuqet dhe dhemb. Nga vetë lëndimi varet se a janë të goditur të dy gjunjët, e nganjëherë ka edhe asi lëndime që pacient nuk mund as të kontrollohet. Në varësi prej strukturës së lëndimit dhe në çfarë shkalle, caktohet nëse shërimi do të jetë konservativ apo me operacion.

Nëse lëndimi është i lehtë, së pari duhet të ftohet vendi i lëndimit, në mënyrë që enët e gjakut të ngushtohen dhe të zvogëlohet gjakderdhja. Ngrohja e vendit të lënduar kurrsesi nuk është e pëlqyeshme. Te disa thyerje nevojitet edhe operacioni, ndërsa pas shërimit të plagës pasojnë ushtrimet për forcimin e muskulit, i cili është edhe çelësi i shërimit.

Shputat e rrafshëta
Edhe shputat e rrafshëta shpesh janë shkas për ënjtet e gjunjëve.
– Ky është deformimi më i shpeshtë i civilizimit bashkëkohor. Gjatë gjithë jetës ecim nëpër sipërfaqe të forta. Shkaku i shputave të rrafshëta vjen deri tek shpërpjesëtimi i fuqive në sipërfaqe dhe në këtë mënyrë gjunjët janë të ngarkuar. Te fëmijët mund të bëhen përmirësime, ndërsa tek të rriturit duhet të përdoret terapia fizikale.

Reumatizmi
Dhimbjet apo ënjtet në gju mund të jenë edhe pasojë e gjendjeve të ndryshme dhe sëmundjeve. Këtu përfshihen inflamacionet dhe reumatizmi dhe shumë shpesh, një sëmundje të harruar – tuberkulozi. Tek inflamacionet, gjuri pos ënjturit është edhe i ngrohtë, derisa tek gjendja reumatoide, lëkura shkëlqen dhe është e tendosur. Kundër dhimbjes sugjerohen anti-reumatoid dhe terapia fizikale.

Askush nuk mendon në tumor
Duhet pasur kujdes edhe në tumore të cilët më së shpeshti shfaqen pjesën e poshtme të ashtit. Tumoret malinje shfaqet te fëmijët si dhe në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës. Shpesh pacientët shërohen me antireumatoid apo me ilaçe të tjera, duke mos dyshuar se bëhet fjalë për sëmundje malinje.
Malinjet shërohen në mënyrë kirurgjikale dhe me terapi të kombinuara. Bëhet fjalë për simptome që nuk janë specifike, keni dhimbje, ënjtje, lëvizje të kufizuara./zeri-popullit/

Leave a Reply