French Pedicure për mbrëmje speciale

french per festaTani po na afrohet koha e festave dhe jemi shumë të zënë duke u përgatitur për vendet se ku do t’i frekuentojmë. Edhe pse është vështirë t’i planifikosh të gjitha gjërat në të njëjtën kohë mos harroni mbrëmjen e festës së Vitit të Ri, apo edhe Kurban Bajramin dhe pastaj Krishtlindjet.

Vërtetë është kohë shumë e stresuar, sidomos për femrat të cilat nuk dëshirojnë të festojnë një festë sikurse rutinat e vazhdueshme që deri me tani kanë bërë femrat shqiptare.

Megjithatë, fustanet e bukura, sidomos ato franceze të cilat mund t’i shikoni edhe nëpër butikët e Prishtinë, këpucët perfekt që mund t’ia kombinoni një fustani të bukur, atëherë për një mashkull kanë rëndësi edhe thonjtë e femrës.

Nëse blini sandale të bukura atëherë duhet që edhe këmbë e juaj të duket e bukur. Shumë gra shqiptare deri me tani kanë përdorë lyerjen e thonjve me ngjyra të ndryshme, por modeli francez është perfekt, sidomos për ato vajza të cilat dëshirojnë të ecin me trendin e kohës.

Në radhë të parë ju duhen tri lloje manekyrash:

* Një e bardh,
* Një ngjyrë nudo ose rozë – e hapur dhe transparente. Këto ngjyra preferojnë modelet dhe rekomandohet që t’i provojnë shumica e femrave. Nëse përdorni këtë atëherë mund të eksperimentoni me ngjyra të tejdukshme dhe natyrale.

Përdorni edhe një transparente për ndriçim dhe mbrojtje.

Që të jeni të përgatitura duhet te kesh aceton dhe pastruese të veshëve (janë shumë të mira për të pastruar tualetin ose në këtë rast manikyrin).

Fillon me manikyrin e bardhë edhe lyej pjesën e fundit të thonit. Vazhdo më të gjithë gishtat edhe kujdesohu e mundohu që t’i lyesh drejt. Nëse gabon dhe pjesa e bardhë nuk është vizë e drejt, lyeje pastruesen me aceton dhe drejto vizën.

Leri pak të thahen gishtat pastaj lyej me ngjyrën nudo ose rozë të hapur. Lyej të gjithë gishtat dhe po deshe të duket më shumë ngjyra lyej për se dyti edhe prisni që të thahen thonjtë. Se fundi lyej të gjithë gishtat me manekyrin për ndriçim e mbrojtje. Prit që të thahen dhe pas kësaj keni krijuar French Manicure.

Me gishtat e lyer do të krijosh “llok”-un tënd perfekt për një mbrëmje në ndonjë restorant!

Tani keni problem gishtat e dorës. Edhe për këtë ka ilaç.

Fillo me gishtat të pastruar dhe të prerë. Lyej ata me manikyrin e bardhë. Këtu nuk ka problem edhe nëse vijat nuk janë të drejta. Me vonë lyeje manikyrin me ngjyrë nudo ose rozë të hapur. Po deshe më shumë shkëlqim lyej edhe njëherë me një manikyr transparent. Kështu keni formuar French Padicure që është moda më e përhapur e thonjve në botë…

Leave a Reply

Schmuck | Versicherung | Charms | Webverzeichnis | WebXAM | Silberkette | Pain | MPU