Fustanet e nuseve 2010

Stil bust, më së shumti ngjyrë pane dhe larg “fryrjes” së fustanit tradicional. Kështu do të jetë moda e fustaneve të nusërisë për vitin 2010.

Tendencat e fundit të modës kanë propozuar materiale fine si tyli e organza për verë dhe mëndafshi dhe trikot e kashmirit për dimër.

Materiali është shpirti i fustanit.

Materiali është ngushtësisht i lidhur me fustanin e nuses edhe për arsyen e thjeshtë, sepse modeli përfundimtar varet pikërisht nga lloji i materialit të zgjedhur.

Linjat fluide, esenciale, realizohen në shifon, në mëndafsh dhe me aleatin më të mirë, satin.

Fustanet me prerje të ngritura, në formë skulpture apo modelet neoklasike dalin perfekte në mikado dhe tafta.

Tyli dhe organza i dhurojnë veshjes një imazh të lehtë dhe një efekt “re”, që në fakt nuk duhet të jetë i ekzagjeruar.

Përzgjedhja

Zgjedhja e veshjeve të nusërisë nuk është asnjëherë rastësore. Nëse ndihesh e pasigurt për fustanin tënd të nusërisë dhe nuk di çfarë ngjyre apo model të zgjedhësh, para se të marrësh një vendim, lexo këshillat e mëposhtme dhe bëj hapin e parë: hyr në atelie.

Më në fund do të martohesh dhe menjëherë më pas të përfshin paniku. Jo vetëm sepse organizmi kërkon një përgatitje të jashtëzakonshme, por edhe sepse hapi i parë është pikërisht zgjedhja e fustanit.

Dhe kështu fillojnë të të vërshojnë në kokë njëmijë e një dyshime dhe pasiguri: të bardhë apo me ngjyrë si sirenë, si balonë të gjatë apo të shkurtër, dhe lista mund të shkojë deri në infinit. Pikëpyetjet janë të shumta, por zgjidhjet, për fat, të pafundme. Përzgjedhja e fustanit nuk është e thjeshtë, sepse sjell me vete një vlerë simbolike dhe përmban shumë pritshmëri jo vetëm nga ana e nuses, por edhe e mamasë, e vjehrrës, e mikeve. Në fustanin e nusërisë ekzistojnë një botë emocionesh, ndjenjash, fantazish, kuriozitetesh dhe realiteti, sepse fustani i bardhë duhet zgjedhur me dashuri, duhet provuar me kujdes dhe është e kotë që të të kujtojmë që atë ditë do të jesh nën breshërinë e shikimeve të të gjithëve.

Nga t’ia fillosh
Para së gjithash duhet gjetur një e mesme e artë mes asaj që ti imagjinon dhe asaj që atelietet dhe sallonet e nusërisë të ofrojnë. Sa për të filluar, mund t’u hedhësh një sy modeleve më të fundit të fustaneve të nusërisë që të krijosh një ide mbi tendencat e reja. Pastaj seleksiono dy ose tre butike dhe atelie, që i përgjigjen më mirë kërkesave të tua, duke kërkuar për fustanin që nxjerr në pah personalitetin tënd, që thekson karakteristikat fizike, në ndërthurje me stinën, orarin e ceremonisë dhe llojin e kishës. Zakonisht nevojiten nga dy deri në katër prova, përfshirë dhe atë finalen, për të zgjedhur fustanin e duhur dhe për të kombinuar të gjithë aksesorët. Mos harro që të shkrepësh një foto që t’ia tregosh parukierit, në mënyrë që flokët dhe grimi të jenë në harmoni me fustanin.

Materialet dhe modelet
Nëse do të arrish në atelie e përgatitur, paraprakisht lexo një guidë mbi materialet dhe modelet, zbulo një botë të re dhe të panjohur, në të cilën do të mësosh të orientohesh me thjeshtësi dhe kompetencë. Sigurisht që fustani i nusërisë duhet të jetë i bardhë, po cilën prej të bardhave duhet të zgjedhësh, pasi ekziston një gamë e pafundme nuancash mes toneve më të ftohta si: e akullt dhe mermer, dhe më të nxehtave si: kremi dhe fildishi.

Ngjyrat duhen zgjedhur në varësi të materialit dhe modelit, por edhe në varësi të ngjyrës së lëkurës dhe të flokëve. Por pa harruar edhe nuancat romantike pastel: roze pudër dhe e kaltër re, të ndjekura nga e gjelbra sherebele dhe kajsia e ëmbël, e verdha kashte dhe lajthi e deri në tonet delikate dhe të pjekura që kanë pasur aq shumë sukses këto vitet e fundit. Por nëse do vërtet të rrezikosh, provo grinë perle, bronzin dhe floririn, tonalite të rënda që ngërthejnë edhe një theks solemn dhe aristokrat. Sa për nuset guximtare, ekziston edhe rafti i fustaneve rozë karamele, violë lulevile, dhe pse jo mund të guxosh që nga e kuqja rubin e deri tek ajo bordeaux, të konsideruara tashmë si moda e ngjyrave të nusërisë.

Çfarë aksesori të zgjedhësh
Këshilla e parë: mos i zgjidhni aksesorët para fustanit të nusërisë dhe para se të shkoni tek parukerieri juaj. Në fakt, gabimet e gustos janë të pafalshme në këtë rast. Gabimet e ngjyrave dhe të stilit do të sillnin kritika të fshehta ndaj jush. Tradicionalisht të vetmet fantazi të fustanit të nusërisë ishin buqetat e luleve dhe dantellat klasike. Por dhjetëvjeçarin e fundit janë shfaqur shumë bizhu, çanta, këpucë dhe shumë aksesorë të tjerë për nuset.

Velloja
Velloja duhet të jetë e tyltë, e bardhë ose e fildishtë. Dorashkat duhet të jenë prej dantelle, mëndafshi ose lëkure, të gjata ose të shkurtra sipas fustanit (ato janë të gjata ose gjysmë të gjata me një fustan të shkurtër ose një fustan bustier dhe të shkurtra me një fustan me mëngë). Ato nuk janë të detyrueshme, por mbeten një aksesor me zgjedhje. Sidoqoftë duhet të kenë ngjyrën e fustanit. Kurora është shumë e përshtatshme për fustanet e nusërisë. Duhet të përshtatet me dekoltenë dhe të jetë jo e rënduar. Nusja mban rrallë vathë, por edhe në rast se i mban ato duhet të jenë diskretë. Është e kotë të ngarkoheni me bizhuteri, se mund të bëheni qesharake.

Çanta
Çanta mbahet në të njëjtën dorë me buqetën. Ajo duhet të jetë e vogël dhe diskrete në tonet e fustanit. Përsa i përket kapelës moda varion, po kështu edhe gustot. Por zakonisht është fizionomia ajo që ka rëndësi në këtë rast. Nuk duhet të mbani kapele që thyejnë siluetën. Nëse vendosni të mbani kapele, duhet të kërkoni këshillë nga një specialist në fushën e modës.

Shalli
Nëse bën ftohtë është mirë të zgjidhni një shall. Por një të tillë mund ta mbani edhe në verë nëse doni, sidomos nëse fustani ka dekolte tepër të thellë.

Këpucët
Një aksesor i vështirë për t’u zgjedhur janë këpucët. Ato përcaktohen nga prerja e fustanit të nusërisë, ngjyra e tij por edhe mënyra juaj e të ecurit. Mos rrezikoni me taka shumë të holla nëse nuk i mbani kurrë. Këpuca e bardhë është më tradicionalja. Një rregull i artë: provojini këpucët ditë më parë dhe mbajini në këmbë për disa orë në mënyrë që të jenë komode për ditën tuaj. Sidoqoftë zgjidhni këpucë të buta dhe të përshtatshme për të kërcyer.

Linjtat
Aksesori i fundit dhe ndoshta më i rëndësishmi për zotërinjtë janë të brendshmet. Shumë në modë, që nga vitet ‘90, nuset i kushtojnë një vend të rëndësishëm të linjtave speciale për nën fustanin e nusërisë, që tani mund të jetë jo vetëm i bardhë, por edhe në ngjyrë ari apo pana. Duhet të zgjidhni një komplet të brendshmes joshëse enkas për fustan nusërie. Shumë modele janë të pajisur me zhartjerë. Këto të linjta janë shpesh shumë herë më seksi sesa veshjet e tjera intime.

Në vend të getave, vishni vetëm çorape, të lidhura me zhartjerët, ngjyrë të bardhë ose mishi. Nëse fustani që keni zgjedhur ka dekolte të thellë është mirë të mbani një bustier, i cili shoqërohet me tanga ose mbathje me dantellë, por sigurisht mund të shoqërohet edhe me zhartjer dhe çorape. Bustieri është më i miri për fustanin e nusërisë. Por mund të zgjidhni edhe të brendshme të llojeve të tjera të përshtatshme për fustanin që do të mbani.

  • zoja

    shum mir veq vazhdoni

  • jehona

    o shum te mira jon veq vazhdoni

  • elvana

    ola teper fustana te bukura duhet me porosit nje fustan ma shpejt se mos po shitet klm

  • dona

    shummm te mir koka veq kush ka pare me bleiii ka wallla se shummm te mir

  • mirjeta

    teper te mira volla teper
    edhe fustanet
    edhe lulet
    edhe tortat
    edhe kpucat
    edhe zbukurimi po po te gjitha te mira shum

  • tina

    shum te mira te gjitha

  • dona

    no koment

  • florentina

    keto fustana jan shum te bukur mua me pelqejn te gjith tung FLORENTINA

  • erisa

    sh ume te buukra

  • lendita

    shume te bukura jane te gjitha

  • sekret

    shum palidhje fustanet

  • xhimi_shabani@hotmail.com

    shum fustane te bukra dhe te mira me material te mir dhe te shtrint atje mund te gjeni fustane me te mirat ne bot

  • anisaswet

    me pelqejne sh po dhe tradicionalja nuk mbetet pas, sidomos te ndierit mbreteresh…

  • Zeshkanjabukuroshja

    shum te bukrua kta fustana ku muj mi gjet kto mi ble

  • http://www.facebook.com/profile.php?id=100000962366022 Mitat Etemi

    shum te bukura shum

  • Linda_fr_24

    a kina munci mir porosit