Hepatiti C, si mund të parandalohet

Hepatiti C është sëmundje e rrezikshme, e cila kërcënon deri në vdekje. Ndaj, e rëndësishme është se si ta kuptosh se vuan nga ky virus.

Mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, tregon se cilat janë shenjat e sëmundjes dhe si mund të parandalohen.

Si mund ta kuptosh se je prekur nga ky virus?

Për sa i përket shenjave klinike ato janë të pakta, prandaj hepatiti viral C është cilësuar si “sëmundja e heshtur”. Më shpesh takohet lodhja, ankthi, depresioni, rëndimi në anën e djathtë. Pacienti shfaq humbje të oreksit, zverdhje të mukozave dhe të lëkurës, të përziera, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh.

Hepatiti C mund të ketë edhe manifestime të tjera ekstra hepatike, si: hematologjike (anemi aplastike, trombocitopeni), dermatologjike (vaskulit, porfiria), renale (glomerulonefriti, sindroma nefrotike), endokrine (diabet,antitrupa antitiroide), vaskulare (vaskuliti i nekrotizuar, poliartriti nodoz).

Si mund të parandalohet prekja nga ky virus?

Fatkeqësisht, deri më sot nuk ka vaksinë për hepatitin C, prandaj parandalimi konsiston thjesht në kujdesin që duhet treguar, duke pasur parasysh rrugët e marrjes së infeksionit.
Pacientët duhen të testohen për hepatit C, nëse ato kanë faktorë të njohur risku dhe nëse, kanë transaminaza të larta. I rëndësishëm është roli i biopsisë hepatike, pasi biopsia konfirmon diagnozën klinike, vlerëson shkallën e dëmtimit fibrotik dhe nekroinflamator, vlerëson terapinë dhe patologjinë bashkekzistuese. Të gjithë pacientët me HCV janë kandidate të mundshëm për trajtim.

Si mjekohet kjo sëmundje?

Mjekimi bëhet me interferon të pegiluar dhe me ribavirine. Këto medikamente nxisin sistemin imun, luftojnë virusin dhe parandalojnë shumëzimin e tij. Me fjalë të tjera terapia ndaj hepatitit C synon të pastrojë virusin nga organizmi dhe të parandalojë zhvillimin e cirrozës, të kancerit dhe të insufiçensës së mëlçisë. Kështu mund të arrihet një përgjigje virologjike e qëndrueshme, çka do të thotë që virusi të mos jetë më i kapshëm në gjakun e pacientit 6 muaj pas përfundimit të terapisë. Ky rezultat është tregues i shërimit të plotë.

Hepatitet në vendin tonë

Sipas specialistëve të shëndetit publik, 6 në 100 persona kanë hepatit B, ndërsa 1% e popullsisë ka hepatit C. Shenjat dhe transmetimi i sëmundjes. Hepatitet janë një rrezik serioz për shëndetin e popullatës. Vendi ynë mbetet ndër vendet e para në Europë për sëmundshmërinë nga hepatitet.

Dy tipat më të rrezikshëm janë hepatiti B dhe C, të cilët transmetohen vetëm nëpërmjet gjakut dhe kontaktit seksual. 6 në 100 persona në Shqipëri kanë hepatit B, ndërsa 1% e popullatës vuan nga hepatiti C. Sipas specialistëve të shëndetit publik, ky i fundit është po aq i rrezikshëm sa edhe sëmundja e HI/AIDS. Sipas specialistëve të shëndetit publik, vdekshmëria nga hepatitet është e lartë dhe pikërisht rreth 20% e të prekurve nga hepati C humbin jetën. Specialistët bëjnë apel për testimin në kohë dhe trajtimin e sëmundjes.

“Mjekësia njeh tre lloj hepatitesh, tipi A i quajtur ndryshe verdhëza e zakonshme, e cila merret nga ushqimet, uji i ndotur apo mungesa e higjienës dhe është plotësisht e shërueshme”, – shpjegojnë specialistët e shëndeti publik, duke shtuar se hepatiti B dhe C që merren vetëm nga kontakti seksual dhe gjaku, janë vdekjeprurëse, nëse nuk kurohen në kohë.

Përhapja

Në botë ka 170 milionë njerëz të infektuar nga virusi i hepatitit C (HCV), shifër kjo që i korrespondon rreth 3% e popullsisë së botës. Çdo vit numërohen 3 deri 4 milionë raste të reja me infeksion HCV.

Risku
Kush është më i ekspozuar ndaj virusit

– personat që i janë nënshtruar transfuzionit të gjakut
– përdoruesit e drogave
– personat që kanë kryer ndërhyrje dentare ose kirurgjikale
– personat që kanë bërë tatuazhe
– fëmijët që lindin nga nëna e infektuar
– personeli shëndetësor
– personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë

Kanceri i zorrës së trashë, mjekët japin alarmin

Kanceri i zorrë së trashë po kërcënon gjithnjë e më shumë shqiptarët. Njerëzit tashmë po ushqehen keq, duke pasur si bazë të vakteve të tyre mishin dhe produkte të pasura me yndyrë shtazore, për të cilat mjekët bëjnë apel të hiqet dorë. Në konferencën e djeshme organizuar me mjek onkolog u bë me dije se këto produkte përmenden si faktorë kryesorë i numrit të lartë të personave që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë. Mjekja onkologe në shërbimin e Onkologjisë në QSUT, Dhurata Tarifa, shpjegoi disa nga arsyet e sëmundjes.

Risku për kancerin e zorrës së trashë zvogëlohet tek pacientët, të cilët nuk përdorin produkte shtazore nuk janë obez dhe bëjnë jetë aktive. Kështu u shpreh Dhurata Tarifa duke theksuar se kjo sëmundje prek më shumë burrat. “Shkak mund të bëhet ushqimi i keq, obesiteti apo jeta sedentare”, – është shprehur mjekja onkologe e QSUT-së, Dhurata Tarifa.

Ndërsa shefi i pavijonit onkologjik, Agim Sallaku, flet për dyfishim të numrit të personave të prekur nga kanceri në vendin tonë dhe se vdekshmëria tyre pritet të kalojë dhe shifrat e vdekshmërisë kardiovaskulare. Ndaj, ai u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në ushqim, por, nga ana tjetër, ai rekomandon përdorimin e aspirinës në dozë 100 miligramë për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Në vendin tonë kemi dyfishim të rasteve regjistrohen rreth 5500 raste të reja në vit. “Këshillohet një aspirinë në mëngjes pas ushqimit dhe është e rekomandueshme pas moshës 50 vjeç, por është vërtetuar se edhe përdorimi më herët shmang kancerin, për parandalimin e saj”, – tha Sallaku. Ai shpjegon se rastet me kancer në vendin tonë kapen në stade të larta, ndaj dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Në pak raste kjo sëmundje është e trashëgueshme.

Për një numër të madh të të sëmurëve, karakteristike është ushqimi i dobët, përplot me yndyra, mbipesha si dhe aktivitetet e pakta fizike. Me një modifikim të vogël të këtyre tre parametrave, lajmërimi i kancerit në zorrë të trashë do të mund të zvogëlohej për 70%.
Ushqimi do të duhej të bazohej në sasi më të madhe të pemëve dhe perimeve, që përmbajnë sasi të lartë të vitaminave dhe përbërësve tjerë që ndikojnë negativisht apo ngadalësojnë zhvillimin e kancerit në zorrë të trashë.

Konsumimi i mishit të kuq do të duhej të zvogëlohej në masë drastike, ngase përshpejton shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Një hulumtim klinik ku kishin marrë pjesë rreth 500.000 nga kontinenti i Europës ka treguar se njerëzit që konsumojnë shumë pemë dhe perimetër 40% zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë.

Mbajtja e një peshe normale jashtëzakonisht ka rëndësi. Personat që kanë peshë të shtuar apo janë të plotë, 50% më shumë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Konsiderohet se përqendrimi i lartë i insulinës në gjak dhe shfaqja e infeksioneve kronike, janë ato që shkaktojnë zhvillimin e kancerit.

Aktivitetet e rregullta fizike luajnë një rol kyç në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Mënyra e të qëndruarit ulur mund të jetë faktor i një sërë sëmundjesh, e në mesin e tyre dhe të kancerit në zorrë të trashë. Një numër i madh i studimeve ka vërtetuar se aktivitetet e rregullta fizike zvogëlojnë mundësitë e shfaqjes së kancerit në zorrë të trashë për 50%. Kjo shpjegohet me faktin se aktiviteti fizik zvogëlon nivelin e sasisë së insulinës në gjak e me vetë këtë parandalon shfaqjen e proceseve infektuese.

1 Comment

  1. pyetje says:

    e kam nje pyetje lidhur me mjekimin e hepatitit C.SI jepet interferoni i paliguar.Nese mun te me jepni nje pergjegje

Leave a Reply