Heqja e nishaneve parandalon semundjet

Ekspozimi pa kremrat mbrojtës në diell sjell rreziqe të mëdha për lëkurën. Pakujdesia ka bërë që vitet e fundit të shfaqet dendur edhe kanceri i lëkurës.

Për këtë arsye, mjekët këshillojnë që personat të cilët kanë shumë nishane dhe lëkurë të tipit 1 përpara së të shkojnë me pushime të konsultohen me dermatologët. Mjekët thonë se për të parandaluar kancerin, nëse është e nevojshme, mund t’i heqin nishanet.

Sot edhe në Shqipëri janë futur aparatura dhe metoda bashkëkohore për eliminimin e rreziqeve shëndetësore apo parandalimin e sëmundjeve të rënda. P

ërveç syrit klinik të mjekut dermatolog, që tashmë i njohin nishanet që nuk janë të mira, ekzistojnë edhe aparatura siç është dermatoskopia, që e vërteton edhe më tepër predispozicionin e këtyre nishaneve për t’u transformuar në sëmundje jo të mira”, tha Ermira Vasili, shefe e Shërbimit të Dermatologjisë në QSUT