Hidroterapia

Hidroterapia është emërtim për mjekimin me ujë dhe në ujë.

Përveç kësaj me hidroterapi nënkuptohet edhe efekti i temperaturës së ujit mbi organizmin e njeriut.Trimnesha Tahiraj.Fizioterapeute e Diplomuar.www.fitness-prishtina.com

Hidroterapia dhe terapia hidrotermale janë metoda tradicionale të mjekimit, të përdorura për trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve në shumë kultura të lashta, si në Romë, Kinë dhe Japoni. Grekët e lashtë kanë përdorur banjat terapeutike.

Uji është një përbërës shumë i rëndësishëm te metodat tradicionale të shërimit te kinezët, dhe te indianët e Amerikës.
Sot ka shumë mënyra të aplikimit të hidroterapisë, duke përfshirë edhe pishinat, banjot, saunat, dushet etj.

Parimet fizikale
1. Presioni hidrostatik Ky presion rritet me rritjen e shtypjes së ujit (22,4 mmHg çdo 20.5 cm). Poashtu rritet me rritjen e densitetit të ujit. Ky densitet është i lidhur me thellësinë, pra sa me thellë aq më i dendur uji. Presioni hidrostatik është më i madh se Presioni i kapilarëve dhe me këtë ndihmon ne qarkullimin e gjakut.
2. Rezistenca sipërfaqësore. Rezistenca është më e madhe mbi sipërfaqen e ujit se sa nën, për këtë arsye preferohet që te pacientët fizikisht më të dobët, ushtrimet të aplikohen nën sipërfaqe e jo mbi te.
3. Kohezioni i ujit ndikon në rezistencën e ujit.
4. Adezioni dhe Turbulenca

Efektet fiziologjike të hidroterapisë janë: termike, mekanike, kimike, zhytëse (fizike), psikologjike.

Format e hidroterapisë
1. Banjat me vorbulla
2. Vaska e Hubbard-it (pacientët neurologjik)
3. Pishina terapeutike
4. Banjat kontrast: me alternime nxehtë – ftohtë
5. Banjat Hauffer-it
6. Masazhi nënujor
7. Banjat (me ulëse)
8. Kabinat me ajër të lagësht
9. Saunat

Indikacionet për hidroterapi
- Lëndimet e indeve të buta
- Gjendjet pas frakturave
- Dhimbjet e shpinës (regjioni lumbal)
- Kontrakturat e nyejve
- Spazmat muskulore
- Sëmundjet reumatike inflamatore dhe degjenerative
- Ankthi, Tensioni, Problemet mendore

Kundërindikacionet
- Çrregullimet e zemrës dhe frymëmarrjes
- Çrregullimet e senzibilitetit për temperaturë
- Rreziqet për gjakderdhje (hematoma të mëdha)
- Sëmundjet dermatologjike (ndryshimet e lëkurës)
- Te diabeti: shmangja e zhytjes së këmbëve në ujë të nxehtë dhe mbështjellja e tërë trupit
- Nëse ekziston fenomeni/sëmundja Reynaud, shmangja e ujit të ftohtë

Futja në ujë të ngrohtë dhe në sauna nuk janë të rekomanduara për:
- njerëzit me diabet
- sklerozë multiple
- hipertension
- hipotension
- të moshuarit dhe fëmijët. /telegrafi/