Hilet që fshijnë vitet nga fytyra juaj

Hilet që fshijnë vitet nga fytyra juajEdhe pse thonë se plakjen duhet pranuar me dinjitet dhe të qetë, shumica e femrave dëshirojnë të fshehin së paku ndonjë vit. Ne u zbulojmë pesë sekrete të pamjes rinore.

Në gjumë me fytyrë të pastër
Fytyrën duhet pastruar çdo mbrëmje, pa marrë parasysh a keni grim apo jo të vendosur. Me një leckë të lagur me preparat për pastrim (apo ujë të zakonshëm), kaloni nëpër fytyrë dhe pastaj shikojeni leckën dhe do të shihni se sa papastërti ka në fytyrën tuaj. Grimcat e papastërtisë dhe pluhurit nga ajri, djersa të cilën lëkura e nxjerrë jashtë, mblidhen gjatë ditës në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa si rezultat është plakja e shpejtë.

KËSHILLË: Mos harroni të pastroni qafën dhe zonën prapa veshëve. Bëjeni këtë ngadalë dhe butë, mos e tërhiqni lëkurën, por ngadalë nga mesi drejt skajeve të fytyrës. Bëni kujdes në lëkurën e ndjeshme rreth syve, sepse aty rrudhat paraqiten më herët se në pjesët e tjera të fytyrës.

Zona e rrudhosur nën sy
E vërteta është e vrazhdë: zona e theksuar e rrudhave përreth syve dhe qeset nën sy, i largon vetëm kirurgjia estetike. Mirëpo, nëse bëhet fjalë për rrudha nën sy pas një nate pa gjumë, për shkak të lodhjes apo stresit, ekzistojnë hile të mira për t’i larguar ato.

KËSHILLË: Është e njohur hileja me qese me çaj të ftohur nga kamomili, që vendoset në vetulla. Rezultati do të jetë po aq i mirë nëse në sy thjeshtë vendosni një leckë të lagur me ujë të akullt. Hileja e dytë kërkon pakëz durim, por jep rezultatet më të mira. Përgatisni qeset me bimë shërues: nga pjesët e mëndafshit apo arni i butë nga pambuku, qepni dy qese të mjaftueshme që të mbulojnë zonën përreth vetullave dhe zonën nën sy. Para se ta qepni skajin e fundit, mbushni qeset me bimë shëruese. Përfundojeni tretmanin duke vendosur në vetulla disa pika të prodhimit për kujdes ndaj syve. I bëni masazh me disa hapa qarkor, posaçërisht në skajet e vrimave të syve.

Hidratimi
Lëkurës së thatë, të përzier dhe të yndyrshme, i nevojitet domosdo uji. Është e nevojshme që çdo ditë të mbani sasinë optimale të ujit në lëkurë. Me kalimin e viteve, ajo bëhet pjesë e pashmangshme e kujdesit, sepse gjëndrat dhjamore më vështirë prodhojnë sebumin (një vaj i lëkurës), ndërsa shtresa sipërfaqësore e lëkurës, e humbë elasticitetin dhe fortësinë. Këto ndryshime duhet të kompensohen me një kujdes të matur, posaçërisht nëse keni lëkurë të thatë, në të cilën gjurmët e kohës shihen më herët dhe më fortë se në lëkurën e yndyrshme dhe të kombinuar.

KËSHILLË: Më e rëndësishmja është që kurrë mos ta filloni ditën pa mbrojtje të plotë, posaçërisht nëse është mot me diell. Mund të ndihmojnë kremrat e tonifikuar për ditë, sepse disa mbajnë edhe mbrojtje nga dielli. Nëse përdorni pudër të lëngshme apo kompakte, përdorni atë me efekt tërheqës.
Zbutni vetullat
Gratë të cilat dikur kanë pranuar modën e ndukjes drastike apo të rruarit e vetullave, sot e paguajnë çmimin: vetullat i kanë të rralluara. Çfarë të bëni nëse dëmi tashmë është bërë dhe si të zbusni vetullat pa dëme shtesë?

KËSHILLA: Për vetullat të cilat janë tepër të rralluara, apo fare nuk ekzistojnë, më i miri është grimi gjysmë i qëndrueshëm, veprimi i ngjashëm me tatuazhin, që kryhet në sallone speciale të kozmetikës. Është e mundur që në mënyrë të përkryer të formësoni vetullat, në mënyrë që të duken natyrale, ndërsa rezultati zgjat dy-tre vjet.

Leave a Reply

Schmuck | Versicherung | Charms | Webverzeichnis | WebXAM | Silberkette | Pain | MPU