Ilaçet tradicionale kundër dhimbjeve të ndryshme

PËR TRETJE MË TË MIRË

Dhimbjet në abdomen shpesh paraqiten pas infektimit të lukthit dhe zorrëve. Për zbutje të dhimbjeve përdoret:

Lëngu i gjetheve të dellit

Pastroni gjysmë kilogrami gjethe të freskëta delli e prei imët dhe e shtrydhni mirë në mikser për lëngje. Lëngun e përzini me mjaltë dhe tri herë në ditë konsumoni nga një lugë të kësaj përzierjeje. Nëse lëngun, pa e përzier me mjaltë, e përdorni si kompresë, do të largoni edhe dhimbjen e kokës.

 

INFEKTIMI I FYTIT

Për shkak të ftohjes virusale, tensionimit të tepërt të zërit ose për shkak të ajrit të thatë fyti bëhet i acaruar. Për rimëkëmbje do të ju ndihmojë:

Sherbela me mjaltë

Një lugë të gjetheve të grimcuara sherbelash ia qitni një filxhan me ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë pesë minuta. Filtrojeni çajin, ia shtoni një lugë mjaltë dhe shpëlajeni fytin katër herë në ditë nga pesë minuta.

 

DIARREJA

Diarreja paraqitet kur organizmi përpiqet të lirohet nga bakteret, viruset dhe aditivëve të caktuar nga ushqimi të cilët kanë arritur në organet për tretje. Në situata të tilla duhet ta qetësoni stomakun dhe ta përtërini florën zorrëve. Për këtë do të ju ndihmojë:

 

Molla e zier

Qërojeni dhe pastrojeni mollën, e preni në feta dhe e zini në avull derisa të zbutet. Hani nga një mollë të tillë në ditë.

 

INFEKTIMI I FSHIKËZËS

Ky problem shëndetësor paraqitet si verës ashtu edhe dimrit. Infektimin e shkaktojnë bakteret, ndërsa dallohet nga shtypja në fshikëz, dhimbjet dhe djegien gjatë urinimit. Do të ju ndihmojë:

Lëngu nga boronicat e kuqe

Për çdo ditë pini tre filxhanë lëng të boronicave të kuqe përbërësit e të cilit vrasin bakteret dhe nuk lejojnë shumimin e tyre, përveç lëngut pini edhe dy litra e gjysmë ujë, me të cilin do të shpejtoni largimin e baktereve.

 

DHIMBJA E KOKËS

Dhimbja e kokës shkaktohet nga arsye të ndryshme, ndërsa nxitësit më të shpeshtë janë lodhja, pagjumësia, qëndrimi i gabuar i trupit dhe qafës, problemet me shikim, shtypja e lartë e gjakut… Në zbutjen e dhimbjes së kokës do t’ju ndihmojë:

 

HUDHRA

Grimconi disa thelpinj hudhre, vendosni në tëmtha dhe i shpëlani pas 15 minutash.