Kamomili për zbutje dhe qetësim

Përveç që ndihmon për një gjumë të qetë, kamomila është e mirë edhe për një numër sëmundjesh që lidhen me çrregullime digjestive apo edhe probleme të lëkurës thotë Dr. Sara Stejsi.

Përdorimi i kamomilës si pije qetësuese para gjumit është një traditë shumë e njohur në vendet e Perendimit.

Dhe kur jeta bëhet më stresuese gjatë ditës shumë njerëz e dinë vlerën e kamomilës dhe ndikimin e saj në qetësimin e trurit dhe sistemin nervor.por vetëm pak nga ne e kuptojmë se edhe aroma që lëshon kamomila është e dobishme për ne.

Kjo lule që ka filluar të përdoret që nga shekulli i 16 si çaj shërues e ka prejardhjen nga Roma e lashtë. Është bar i shkëlqyeshëm për shumë çrregullime digjestive dhe për sëmundje të lëkurës.

Kamomila funksionon duke stimuluar lëngjet digjestive dhe relakson muskujt në mënyrë që sistemi digjestiv të funksionoj më mirë.

Leave a Reply