Këtë verë në trend veshjet sportive

Femrave për të qenë sa më “trendy” nuk duhet t’i mungojnë dollapit të tyre pantallonat në formë tutash, të prera nga një copë e vetme dhe të lehta për t’u veshur

Nuk ishin pak, por të shumta sfilatat që shpalosën modele të reja dhe tendencat e fundit të verës së sivjetshme. Këtë verë mbretëresha e tendencës janë tutat. Femrat për të qenë sa më “trendy” nuk duhet t’i mungojnë dollapit të tyre pantallonat në formë tutesh, të prera nga një copë e vetme dhe të lehta për t’u veshur.

Tutat janë në modë. Kjo ishte kryefjala e disa prej sfilatave më të rëndësishme të pasarelave të modës dhe më besoni se nuk ka ndonjë arsye për të mos ju pëlqejnë edhe juve. Tutat e quajtura edhe “jumpsuit” apo në versione të tjera më sportive “over-all” mund të vishet shumë kollaj. Aq më tepër ku stilistët këtë verë na e propozojnë, për të gjitha llojet e rasteve, elegancë e shik, sportive dhe për ditë të zakonshme.

Gati për ti veshur
Tutat kanë një avantazh shumë të madh. Mjafton t’i vishni dhe kompleton veshjen tuaj. Nuk keni përse të sforcoheni për të bërë një kombinim sa më shumë të arrirë. Për këtë është preokupuar së tepërmi stilisti, duke ju pajisur në të njëjtën kohë si veshjen poshtë edhe atë lartë, duke formuar kështu një veshje të përkryer. Nga ana tjetër mjaftojnë shumë pak aksesorë për të personalizuar look-un.

Tuta për të gjitha

Tutat kanë edhe avantazhe të tjera, i bëjnë secilës femër. E trajtuar si një veshje e përbërë prej të njëjtës copë, ngjyrë, gjatësi dhe siluetë. Mjafton ta rregulloni paksa me një rrip në mes bazuar në proporcionet tuaja. Sa më lartë belit të vendosni rripin aq më shumë do t’u zgjasë këmbët. Por edhe kjo zgjedhje mbetet në duart tuaja, pasi varet se çfarë keni dëshirë të duket më e gjatë, këmbët apo trupi.

Modeli

Zgjidhni modelin e duhur. Kjo do të ishte këshilla kryesore, edhe pse tutat në llojin e tyre janë të kollajshme për t’u veshur. Shpeshherë janë të mëdha dhe në copa të buta e të lehta. Në këtë mënyrë përkëdhelin trupin duke mos e bezdisur asnjëherë. Të paktën kjo vlen në rast se ju zgjidhni modelin që bënë për ju. Por ama duhet pranuar se ka një të metë, në rastin e tutave mund të ndodhë që tuta të mos përshtatet me trupin tuaj. Në ato raste kur busti është më i shkurtër, pjesët e mbrapme të trupit tërheqin copën poshtë. Ndaj dhe para se t’i blini është mirë që ju t’i provoni dhe të shikoni se si ju rrinë më mirë dhe a u përshtaten me proporcionet tuaja. Duke kontrolluar kështu edhe bustin për gjatësinë e tij dhe për tutat mënyrën se si ju nxjerrin të mbrapmet.  Një prej modeleve më të vlerësuara për këtë verë janë tutat “strapless”. Joshëse dhe shumë femërore në të njëjtën kohë, por edhe në këtë rast ju nuk duhet të harroni këshillën e mëparshme, t’i provoni. Kjo tutë në asnjë mënyrë nuk duhet marrë e tillë që t’ju shtrëngojë shumë, sidomos në pjesën e bustit, edhe pse shumë femra i duan të ngushta për të nxjerrë linjat. Nga ana tjetër kjo lloj tute nuk duhet të jetë e madhe që t’ju tregojë më të shëndetshme nga ç’jeni, pasi në këtë mënyrë ju humbisni të gjithë bukurinë e saj.

Për të gjitha rastet

Ka për të gjitha llojet dhe për të gjitha rastet. Tuta të zeza, shik, elegante dhe për kohë të lirë apo sportive. Me copa të holla, ngjyra të bukura për të gjitha rastet lehtësisht të kombinueshme edhe në rastin e një rast me miqtë tuaj, ashtu edhe për diskotekë, apo për ditë të zakonshme. Janë shumë interesante edhe tutat e shkurtra apo treçerekëshe, të cilat shumë mirë mund të vishen me taka të larta duke të dhënë kështu një look të veçantë, por edhe shumë seksi.

Kombinimi

Pasi i keni blerë, apo prerë, mund t’i kombinoni si të doni. Kështu tek një tutë klasike mund të vishni për sipër një xhaketë. Ndërsa një tutë më agresive mund të kombinohet me një xhup lëkure. Ndërsa tuta e tjera mund t’ju krijojnë mundësinë që të mos i vishni më asgjë lart te shpatullat duke ju bërë që të dukeni shumë mirë. Por në rast se dëshironi të vishni diçka patjetër edhe një bluzë hedhur shpatullave do të ishte shumë këndshëm dhe nuk do ta rendonte veshjen. Një tjetër kombinim që ju bënë të dukeni shumë trendy është edhe kombinimi me çizme. Por për një look më pak të dukshëm duhet të përdorni këpucë me temina, shkëlqim. Edhe sandalet duken mirë me tutat, qofshin këto të sheshta apo me rripa, mjafton që të jenë të lehta dhe ngjyrë të bukur.