Koleksioni “D&G vjeshtë/dimër 2011-2012

Qafa është pjesa e trupit të cilën kreatorët e modës këtë sezon e kanë stolisur me detaje, të cilat, për shkak të madhësisë së tyre, as që mund të quhen detaje më. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kravatë, apo qafore, ajo që do ta veni rreth qafës duhet të bie në sy.

Krahas ngjyrave të ndezura në revynë “D&G vjeshtë/dimër 2011-2012, modelet e koleksionit “ready-to-wear” janë pasuruar me detaje të cilat janë paraqitur edhe në disa revy të tjera të mëdha dhe janë bërë trend i pamohueshëm – bëhet fjalë për qaforet e mëdha.

Krahas qaforeve, kreatorët e modës kanë vënë në qafë të modeleve të tyre edhe jaka të mëdha, shami dhe shalle të dukshme.

Në javët e modës që u kanë prirë trendëve të këtij sezoni, qafa është theksuar, por edhe mbuluar, me anë të jakëve të theksuara, të mëdha dhe efektive.