Krem për trup ‘Clinique Sun SPF 50’

Mënyra më e mirë për ta ndihmuar lëkurën tuaj gjersa gjendeni nën rrezet e ngrohta të diellit

Çka është:

Losion për trup me një faktor të lartë mbrojtjeje dhe pa radikalë të lirë.

Si ndikon:

Hidraton lëkurën, si dhe e mbron atë prej dëmtimit nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB.

Aroma, dukja:

Kremi zhduket në lëkurë pa lënë asnjë shtresë prapa.

Pse e pëlqejmë:

Është mjaft e pasur, por jo aq e rëndë sa për ta vendosur çdo ditë vere, ndërsa faktori i saj mbrojtës dhe antioksiduesit janë fantastikë.