Livanda për lëkurë të yndyrshme

Livanda është shumë e mirë për të hidratuar e pastruar lëkurat shumë të yndyrshme.

Nëse dhe ti ke lëkurë të tillë, në darkë, para se të dalësh, përziej një lugë argjile me 3 lugë vaj esencial livande. Shtrije këtë përzierje mbi fytyrë dhe shpëlaje pas 10 minutash.

Livanda funksionon si hidratuese, anti-inflamatore dhe anti-mikrobike. Ajo përdoret dhe në aromaterapi, për efektin e saj qetësues për sistemin nervor.

Si ta përdorësh: shtoji 3 pikë vaj esencial livandoje kremit tënd të zakonshëm dhe masazhohu nga këmbët deri tek dekolteja. Është një ilaç shumë i mirë kundër lodhjes. Kështu do të flesh si një bebe dhe ditën tjetër do jesh më e freskët se kurrë.

Livanda është një bimë evergreen (e gjelbër gjatë gjithë vitit). Zbulimin e vetive të saj e bëri rastësisht një farmacist francez që zhyti dorën e djegur në një enë me vaj livandoje dhe dora iu shërua. /Telegrafi/