Majdanozi, për pastrim të fytyrës

Që të keni fytyrë të pastër dhe të freskët, kurse nuk keni kohë për tretman, mund të provoni disa zgjidhje alternative për kujdes shtëpiak.

Receta për përgatitje të tonikut për pastrim të fytyrës në kushtet shtëpiake, që po jua prezantojmë ju tërheq me thjeshtësinë e vet.

Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është esencë me aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët. Në një litër ujë të zierë vini një tufë majdanoz të freskët dhe lëreni të përgatitet rreth 15 minuta. Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet. Mund ta mbani në një shishe të vogël në frigorifer një muaj të tërë.

Nëse dëshironi të ketë aromë të këndshme mund t’i hidhni disa pika esencë. Nëse kini fytyrë të yndyrshme, në vend të esencës së trëndafilit hidhni esencë nenexhiku, kurse nëse keni fytyrë të thatë, hidhni disa pika esencë trëndafili. Për fytyrë normale është mirë në tonik të hidhni disa pika esencë portokalli. Toniku duhet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. /Telegrafi/

  • dona

    Nuk po kuptoj d.m.th pas nje muaji te perdoret majdanozi ,edhe per sa dit apo si se proceduren po e kuptoj por jo se si te perdoret dhe sa te perdoret nese keni mundesi te me pergjigjeni ju faliminderit