Maska me limon dhe kos largon aknet

Puçrrat e rinisë (aknet vulgare) paraqesin një sëmundje kronike lëkurore shumë të shpeshtë. Megjithatë, mos u shqetësoni, sot do t’ju tregojmë mënyrat për t’i eliminuar ato.

Nëse jeni në moshë adoleshente, apo nëse e keni kaluar para disa vitesh, sigurisht që dëshironi shumë të eliminoni njëherë e mirë këto akne të bezdisura. Ja një maskë të cilën mund ta përdorni në shtëpi dhe është shumë efikase.

Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale gjenden lehtësisht në shtëpitë tuaja, lëngu i gjysmë kokrre limoni dhe gjysmë gote kos. Limoni dhe kosi kanë veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese. Në një enë hidhni kosin dhe shtrydhni gjysmën e limonit. Përziejini mirë për disa minuta.

Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta, më pas mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Fshihni fytyrën me peshqir dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj.

Duke e aplikuar këtë maskë për të paktën dy herë në javë, do të shihni se aknet dhe pikat e zeza do të zhduken shpejt. /Telegrafi/

Leave a Reply