Maska për flokët

Një maskë shumë e mirë për rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e flokëve do të ishte lyerja e tyre me vaj “jojoba”. Ky produkt ndikon shumë mirë në lëkurën e kokës dhe tek flokët gjithashtu.

Një tjetër maskë që estetistët këshillojnë për flokët është lyerja e kokës me “vaj ulliri”. Këtë përbërje do ta mbash në kokë për disa minuta dhe më pas mund ta lash.

Por ajo që parukierja Sulioti thotë është se sa më shumë ta mbash vajin e ullirit në kokë aq më mirë është, madje ka nga ata njerëz që i lyejnë flokët në darkë me vaj ulliri dhe i lajnë në mëngjes, në këto raste rezultatet janë fantastike. Një maskë tjetër mjaft e rëndësishme për flokun tuaj është edhe bashkimi i përbërjeve “vaj ulliri, lëng qepe dhe vezë”.