Maskë me portokall kundër rrudhave

maskeKeni filluar të ndjeni ndryshim në lëkurën tuaj? Vitet bëjnë të veten për secilin nga ne. Lëkura nuk mbetet gjithmonë perfekte. Ajo vazhdon plaket, duke krijuar rrudha. Çfarë mund të bëjmë për të evituar këtë proçes të mërzitshëm?

Sot do t’ju sugjerojmë një maskë që ju ndihmon të keni sa më pak rrudha në fytyrë. Duhen pak ingridientë të cilët lehtësisht mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj.

Shtrydhim një portokall të plotë, dhe i hedhim lëngut 2 lugë gjelle vaj ulliri.  E përziejmë mirë këtë masë të përgatitur dhe e aplikojmë në fytyrë në zonën e qafës poshtë syve çdokund ku keni rrudha.

E lini dy orë mb fytyrë dhe më pas shpërlani fytyrën tuaj. Kjo maskë këshillohet të aplikohet dy herë në javë. Shumë shpejt mund ti shikoni dhe ndryshimet.