Me dietën dy javore shihni rezultate të shkëlqyera

Ju do të pëlqenit të humbnit të paktën gjysmën e peshës së vënë për sezonin e festave të fundvitit, por mbrëmjet që ju duhet të merrni pjesë medoemos, ushqimet e sezonit plus dhe presioni i ditëve para festave në punë nuk ju lenë të merrni frymë e jo më të gatuani një ushqim me kalori të pakta për veten tuaj.

Fatmirësisht dieta 14 ditore e përgatitur enkas për të tilla raste do të mundësojë që ju ta vishni lehtësisht atë fustanin e zi elegant.

Po të ndiqet rregullisht kjo dietë do të mund të humbisni shumë kilogramë, nëse ju e përsërisni për një tjetër dy javorësh do të hiqni nga trupi juaj të paktën gjysmën e peshës.

Ushqimet gjate kësaj periudhe janë të thjeshta për t’u përgatitur sepse dihet që kjo është periudha më e zënë e vitit. Ato do të jenë të përshtatshme për të mbajtur të qëndrueshëm sheqerin në gjak dhe oreksin tuaj nën kontroll.

Megjithatë ngaqë dihet që gjatë këtyre ditëve nuk mund të ndiqni një dietë të rreptë apo do e prishni atë me drekat në zyrë, plani “Hani si një engjëll” do t’ju kthejë në format e dëshiruara.

ÇFARË TË BËSH

1. Ndiqeni këtë plan sa më mirë të mundeni, por jeni të lira ta ndërroni atë dhe me ndonjë vakt tjetër nëse dëshironi.

2. Porositni në fillim të javës që të keni gati ushqimin që ju duhet. Duhet të blini ushqim të shëndetshëm me më pak se 350 kalori, por kontrolloni etiketat që të jeni të sigurta.

3. Sigurohuni që të hani vetëm një minivakt më tepër në ditë.

4. Përdorini gjysmë mase qumështi në ditë, të përdorur në çaj apo kafe ose thjesht dhe ta pini.

5. Zëvendësojeni dietën “Hani si një engjëll” nëse e keni tepruar një ditë më parë ose do ta prishni ditën tjetër.

6. Nëse ju sugjerohet një sallatë mund ta shoqëroni pa frikë me një lugë vaj ulliri .

PLANI I USHQIMIT

E HËNË
Mëngjesi: Një mollë dhe një gotë me çokollatë me qumësht.
Dreka: Një sandviç jo me shumë kalori dhe një sallatë frutash.
Darka: Gatim me hudhra, spinaq, domate të pjekura mirë të shoqëruara me një tas të madh me sallatë jeshile.

E MARTË
Mëngjesi: Dy feta bukë dietike me gjalpë pa kalori. Dhe molla.
Dreka: Sandviç me peshk ton dhe 150 g jogurt me fruta dietike.
Darkë: Gjysmë porcioni makarona me një kofshë të vogël pule (pa lëkure) dhe me salcë domatesh. Fruta, do preferoheshin dardhët.

E MËRKURË
Mëngjesi: Drithëra me qumësht dhe një gotë me lëng molle.
Dreka: Një patate mesatare e shoqëruar me fasule të pjekura 150 g.
Darka: Ushqim të gatshëm me 350 kalori i shoqëruar me një sallatë spinaqi të zier.

E ENJTE
Mëngjesi: Jogurt me kalori të pakta.
Dreka: Një sandviç me shumë pak kalori (poshtë 300 kalori), plus dhe ndonjë lëng fruti.
Darka: Gatuani çfarë të dëshironi. Por të mos jetë e rëndë dhe të ketë më tepër përmbajtje vitaminash se lyrash.

E PREMTE
Mëngjesi: Një biskotë dhe 150 g jogurt me fruta.
Dreka: Sandviç me peshk, dhe një portokall.
Darka: Një gjoks pule rreth me një sallatë të madhe jeshile e ndjekur nga një frut kivi.

E SHTUNË
Mëngjesi: Vezë të zier dhe kërpudha të ziera me pak vaj.
Dreka: Përgatisni një sandviç me mish dhe domate.
Darka: Gatuani perime. Më pas mund të pini dhe një gotë të vogël me çokollatë.

E DIEL
Mëngjesi: Lëng të freskët portokalli në një masë 200 ml dhe fruta.
Dreka: Djathë deleje të shoqëruar me lajthi.
Darka: Një fileto të vogël salmon, patate dhe spinaq.

E HËNË
Mëngjesi: Bukë dietike të thekur me pak sojë dhe jogurt.
Drekë: Ushqim që mund ta zgjidhni vetë por jo më shumë se 280 kalori.
Darkë: Gjysmë pice vetëm me sallatë jeshile dhe një ëmbëlsirë të vogël me fruta.

E MARTË
Mëngjesi: Një gotë me qumësht dhe një shegë.
Drekë: Sandviç me kalori të ulëta dhe një mollë nektarin ose dardhë.
Darkë: Ushqim i gatshëm rreth 350 kalori me bizele dhe misër të ngrirë.

E MËRKURË
Mëngjesi: Qumësht dhe një banane e vogël.
Dreka: Makarona të gatuara me ton, dhe majonezë dietike.
Darka: Gatuani diçka jo shumë të rëndë por pikante.

E ENJTE
Mëngjesi: Dy feta të vogla frutash dhe një gotë me qumësht
Dreka: Bëjeni vetë drekën. Përzieni gjysmë avokadoje, dy domate dhe 50 g moxarela. Shtojini gjithashtu lëng limoni dhe piper të zi.
Darka: Makarona të ziera të shoqëruara me një sallatë miks pa vaj.

E PREMTE
Mëngjesi: Cornflakes me qumësht dhe një banane.
Drekë: Supe domatesh dhe një sallatë me çfarë të dëshironi.
Darkë: Një supë e ngrohtë dhe e shëndetshme me erëza dhe qepë.

E SHTUNË
Mëngjesi: Një vezë e zier, shoqëruar me një banane të vogël.
Dreka: Sandviç me 2 feta të mira proshute, domate dhe të lyer me majonezë dietike.
Darka: Makarona në mikrovalë me salcë me domate.

E DIEL
Mëngjesi: Bukë me dy salsiçe.
Dreka: Tost me sardele dhe domate. Në fund shoqërojini me mollë.
Darkë: Brinjë pule, dy patate të ziera dhe karota.

HANI SI NJË ENGJËLL

Nëse e keni mbi ngarkuar veten në festa apo në kokteje të shumta mos u ndjeni nën panik. Vetëm ndiqni dietën “Hani si një engjëll” që zgjat 24 orë. Ndiqeni këtë dietë përpara mbrëmjes që keni në zyrë apo para ndonjë nate tjetër kur ju të çmendeni paksa. Mos e ndiqni planin më shumë se një ditë në kaq kohë dhe maksimumi dy herë në javë.

Mëngjes: Një shishe të vogël me lëng probiotik, plus një fetë buke dietike të lyer me marmelatë.
Mesditë: Një banane.
Drekë: Sallatë të madhe jeshile me dy fileto të vogla të grira pule dhe 125g ton.
Darkë: Një pjatë me perime të ziera me lëng limoni dhe piper të zi. Shoqërojeni me peshk ose salmon. Në fund fruta të freskëta. /Telegrafi/

  • irda

    duket teper interesante do ta provoj pa tjeter , por kisha dy pyetje 1 po sikur mos te hash mengjes dhe sanduici mund ta hash me sallam dhe patate pa majonez ju lutem me ktheni pergjigje