Merluci është më mirë se të pish Viagra

Efekti erotik i ngrënies së një peshku merluc, duket të jetë më i mirë edhe se ai që shkakton pilula “magjike” Viagra tek meshkujt duke stimuluar ereksionin e tyre.

Lajmi konfirmohet nga disa studime të fundit mbi aftësinë e merlucit për të ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut përmes një proteine që fsheh brenda tij, atë me emrin Argininë, një substancë natyrale kjo e cila lehtëson qarkullimin e gjakut, e në mënyrë të tërthortë ndihmon ereksionin.

Llogaritet se një merluc përmban rreth 1,8 gram argininë për 100 gram dhe ajo ka efektin të qëndrojë e paprekur brenda mishit të peshkut të merlucit, edhe kur ky është në gjendje ngrirje.

Ajo mund të cilësohet me pak fjalë, një lloj “viagra natyrore”, e cila vjen krahas ushqimeve të tjera që japin një efekt afrodiziak të papritur tek meshkujt, megjithëse në një nivel më të ulët si selino, mjalti dhe panxhari i sheqerit, frutat e detit etj.

Leave a Reply