Modele veror për flokë

Bishtaleci i ngritur, apo flokët e gjysmë-lidhura janë trendi absolut në botën e të famshmëve, ndërsa në modë me vite të tëra mban pozitën edhe mbledhja e flokut në mënyrë praktike.

Flokët e lidhura fort me një bishtalec të lartë duken për mrekulli.

Pas pastrimit të flokëve i leni ashtu të thahen dhe me ndihmën e shkumës i lidhni në majë të kokës.

Për dallim nga xheli, shkuma flokëve ju fal një butësi dhe shkëlqim dhe me ndihmën e tij flokët me anë të gishtave mund të rregullohen sipas dëshirës.

Pra jeni ju ajo që vendosni nëse do të lidhni vetëm pjesën e sipërme të flokëve, apo një pjesë të tyre t’i vendosni mbi njërin sy, ndërsa fytyra do të duket më e butë dhe më e lumtur.

Model i përkryer i pakryer

Për flokë të shprishur, në flokë të lagur hidhni xhel prei, pjesët tjera i rregulloni me ndihmën e gishtave dhe i leni të thahen në erë.

Bishtaleci anash

Në rrënjë të flokëve hidhni shampo të thatë, në mënyrë që flokët të mos ‘lëshohen’ shpejtë. Kjo është një këshillë nga frizerë të ndryshëm me famë botërore.

Një model të ngjashëm të flokëve të parregulluara mban edhe aktorja e madhe nga Holivudi Kameron Diaz.

Për të freskuar modelin e mbledhjes së flokëve në majë të kokës, atë pasurojeni me një bishtalec.

Leave a Reply