Ngërçet në bark

Për momentin antispastikët qetësojnë dhimbjen akute, por të përdorur rregullisht si ilaç antingërç, përfundojnë në efektin e “bllokimit” të zorrëve, duke favorizuar shfaqjen e konstipacionit kronik.

Nga këto medikamente është më mirë të preferohen “rregullatorë” të lëvizshmërisë së zorrëve (peristaltika intestinale).

Edhe në këtë rast është e dobishme t’u besosh probiotikëve të cilët riekuilibrojnë florën intestinale. Në barnatore, përveç kësaj, ka mundësi të gjenden medikamente që rregullojnë aktivitetin e zorrëve, duke mbrojtur mukozën dhe duke ristabilizuar ritmin fiziologjik.

Më efikaset janë me bazë fibrash vegjetale si algat, klorofili i lëngshëm etj, në formë pluhuri apo shurupi, merren për një muaj për të ndihmuar zorrën për të gjetur përsëri ritmin e saj.

Së fundi, mjaft efektive është edhe çaji me bazë bimore p.sh. çaj kamomili apo çaji jeshil pas darkës.