Ngjyrat dhe psikologjia

E kuqja- Nese e kuqja eshte ngjyra juaj atehere fshihni nje temperament pasional dhe ndonjehere paksa agresiv; jeni kurajoze, spontane, te sigurt ne vetvete.

Ne alkimi, e kuqja eshte simboli i Diellit, i njeriut dhe luftes dhe ne antikitet perdorej nga luftetaret per t’u mbrojtur nga zjarri. E kuqja eshte nje ngjyre terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nese e zgjidhni ne veshje, atehere e kuqja ju ben me te hapur, me pasionale; adrenalina dhe euforia juaj rritet me shpejt.

Portokallia- Eshte nje ngjyre qe jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; ne kulturen japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurine dhe gezimin keshtu qe konsiderohet edhe si ngjyre anti-depresive. Nese e zgjidhni per veshje, atehere do te thote se jeni krijues, te vendosur dhe nuk keni probleme per te arritur suksesin. Ashtu sikurse te gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor te mire per ata qe e shohin. I shkon shume femrave brune dhe atyre me lekure te zeshket, per te gjithe te tjerat eshte e ndaluar!

E verdha- Nese ju pelqen e verdha, atehere do te thote se jeni te gezuar, e doni jeten dhe ndiheni mire me veten tuaj; kjo ngjyre eshte e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake per te patur raporte me te tjeret. E verdha tregon personalitet te forte dhe te drejte, por edhe deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar te rejat. Perfaqeson driten e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vemendjen, rrit perqendrimin dhe energjine muskulare. E veshtire per ta perdorur ne veshje, sepse kerkon nje fizik te tonifikuar, lekure te nxire, ndaj me mire eshte ta perdorni ate ne vere.

Jeshilja- Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Bluja- Simbolizon harmonine, te verteten, qendrueshmerine dhe intelektin; eshte nje ngjyre e ftohte dhe ndihmon qetesimin e plote dhe ne perqendrimin e forte mendor. Per fuqine e saj qetesuese eshte shume e mire ne rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumesie dhe irritimi. Nese ju pelqen ta vishni shpesh do te thote se jeni nje person i rezervuar dhe diskret, por gjithnje i vemendshem per stimujt dhe personat qe te rrethojne; ju pelqen qe te qendroni i distancuar nga situatat kaotike dhe te viheni ne prove per gjera te rendesishme. Te zgjuar dhe te kujdesshem, mund te jeni miq te mire me te tjeret.

Lejla- Sinonim i devocionit per besimin; vjollca arrin te influencoje ne sistemin nervor dhe nuk keshillohet ne rast ankthi dhe depresioni sepse evokon nje lloj nostalgjie. E lindur nga bashkimi i te kuqes me blune, kjo ngjyre shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet te perdoret nga femrat me floke te kuq, duket bukur te biondet dhe brunet, sidomos ne raste formale.

Kafja-Kjo eshte ngjyra e tokes dhe e drurit, ndaj lidhet me forcen, durimin ne situata me emotivitet te larte. Nese e zgjidhni, atehere jeni kokeforte dhe ambicioze, ju pelqen te zhvilloni lidhje te thella dhe jeni te qendrueshem per familjen dhe traditat e se kaluares. E veshtire te perdoret ne veshje, sepse ju jep disa vite me shume ne moshe, i shkon biondeve sepse i jep nje ton te ngrohte, dhe u rri mire edhe atyre femrave me floke geshtenje.

E zeza- Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.

E bardha- Perfaqeson pastertine, pafajesine dhe freskine, qarteson idete dhe favorizon meditimin. E bardha permbledh ne vete te gjithe ngjyrat dhe per kete simbolikisht perdoret per te shoqeruar pasazhe te ndryshme ne jete: ne perendim eshte ngjyra e marteses, ndersa ne lindje e funeraleve. Bashke me te zezen perfaqeson dualitetin, gjerat e kunderta, te miren dhe te keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nese e zgjidhni per veshje, kjo do te thote se jeni te sinqerte dhe ju pelqen ta shihni boten te paqte dhe te thjeshte.

Leave a Reply