Për cilat sëmundje paralajmëron marramendja?

Vertigo, apo thënë në mënyrë popullore marramendja, është humbja momentale e orientimit dhe shpeshherë shfaqet si pasojë e një çrregullimi në organizëm.

Atëherë kur pacienti ndjen se po sillet rreth vetes, mjekët dyshojnë në vertigo subjektiv, e nëse objektet sillen rresh nesh, bëhet fjalë për vertigo objektiv.

Marramendja kurrë nuk shkon e vetme dhe zakonisht përcillet me tronditje, nganjëherë me mundim dhe vjellje, e në simptomat përcjellëse bëjnë pjesë edhe dobësimi i të dëgjuarit, ushtima në veshë, çrregullimi në të shikuar, në të folur, si dhe ligështimi në gjithë trupin.

Nuk është sëmundje, por simptomë

Marramendja, sipas mjekëve, nuk është sëmundje në vete, por simptomë që tregon për një çrregullim apo sëmundje në organizëm.

Mjekët nuk e kanë të lehtë ta zbulojnë se çfarë në të vërtetë e ka shkaktuar marramendjen, se pse kjo mund të shfaqet si pasojë e madje 70 çrregullimeve të ndryshme. Pacienti së pari duhet lajmëruar mjekut të tij të zakonshëm e më pas t’i drejtohet otorinolaringologut apo neurologut. Diagnostikimi i mëtejmë nënkupton analizat laboratorike të gjakut, pasqyrën e internistit dhe oftalmologut.

Çrregullimi i veshit të brendshëm

Shkaktarët e marramendjes mund të jenë qendrorë dhe anësorë. Ata anësorë nuk janë të rrezikshëm, janë më të shpeshtë dhe kryesisht ndërlidhen me çrregullimet në veshin e brendshëm. Deri te kjo marramendje vjen me lëvizjen e kokës. Marramendjet e gjata, me prejardhje anësore, trajtohen me ilaçe për qarkullimin më të mirë të veshit të brendshëm dhe me ushtrime. Në rastet më të rralla, kur cilësia e jetës së pacientit është dobësuar dhe terapia nuk jep sukses, atëherë pacienti duhet nënshtruar intervenimit kirurgjikal.

Përveç këtyre arsyeve beninje, marramendjen e shkaktojnë edhe:

• infektimi i nervit për ekuilibër;

• sëmundja e brendshme e Menierit, kur marramendjen e përcjell mundimi, vjellja, ushtima në veshë dhe dëgjimi i dobësuar;

• lëndimi i veshit të brendshëm;

• përhapja e procesit infektues nga veshi i mesëm në veshin e brendshëm.

Mosarritja e gjakut në tru

Shkaktarët qendrorë të marramendjes e përbëjnë grupin e dytë të shkaktarëve dhe rrjedhin nga truri.

Nervat që përcjellin impulset nga qendra për ekuilibrin e veshit të brendshëm përfundojnë në bërthamën e trurit. Për ekuilibër është i caktuar edhe truri i vogël, funksioni i të cilit është rregullimi i sinjaleve të pranuara. Mungesa e sjelljes së gjakut në secilin prej këtyre sistemeve sjell deri te marramendja, e cila përcillet edhe me simptoma të tjerë, ndërsa mjekët zbulojnë disa nga shkaktarët qendrorë të marramendjes, si:

• sulmi në tru;

• skleroza e shumëfishtë;

• traumat;

• helmimi me substancat si alkooli dhe sedativët.

Shkaku i tkurrjes së enëve të gjakut në qafë, në rast të zvogëlimit të qarkullimit të gjakut, shpesh ndodh që truri përkohësisht të mbetet pa oksigjen, që përcillet me marramendje si dhe me dobësimin në të dëgjuar, në shikim, në të folur dhe në lëvizje. Marramendja mund të jetë simptomë që e përcjell migrenën, epilepsinë…etj.

  • Linda

    kam nje problem i cili me shqeteson shume.kur jam duke ecur kam probleme me drejtpeshim me duket se gjithmone shkoj nga ana e djathte.gjithashtu kur jam ulun ndodh kur jam shume mire pernjeher me merren mendet por nuk di saktesisht ta shpjegoj se qfare eshte e kam si ne trubullim dhe me humb koncentrimi.ne anen e djatht te kokes,mbi balle kam dhimbje shpesh jo ne ter siperfaqen por vetem 3apo 4 gishta.me kete me percjellle dhimbja ne anen e djatht e qafes.a mundeni te me tregoni se qfare mund te jete kjo.ju faliminderit.

  • tirana_2009@hotmail.de

    pershendetje linda
    jam aferdita ,te njejtin rast jemi ,kam qe 3 vite qe me shqetson ky problem .,e drejt peshim ,me humb koncentrimi,ne anen e majt.po ashtu mbi ball kam dhimbje,te lutem shko bane tomografin e kokes,se une kam ba dhe mka dal tumor ne vesh , gjdo dhimbje ekokes ka siptome me vjellje apo em humbjen ekoncentrimit.te pershendet aferdita nga ch .

  • linda

    pershendetje aferdita.desha te te pyes se si jeni tani.a keni ber operacinon veshin apo jo.une po frigohem shume shume.ju lutem te me ndihoni shume me detajishte per gjendjen tuaj.me rspekt linda

  • tina

    Pershendetje,mami im 49 vjeqare ka marramendje dhimbje koke thot sikur me kap dikush per koke dhe me ngre lart,zbehet i kan dalur edhe unazat e qafes ne fotografim qka mund te jete ju lutem per pergjigje