Nëse dëshironi një lëkurë të pastër dhe me ngjyrë të ndezur ( ngjyrë natyrale) ju mund ti gjeni ato që duhen për të përgatitur këtë maskë në kuzhinën tuaj.
Kjo maskë është shumë e mirë dhe për rinovimin e lëkurës. Gjithashtu është shumë ushqyese dhe pas aplikimit të saj, fytyra juaj duket më e shëndetshme.
Maska me mjaltë, qumësht dhe miell tërshëre përveç avantazheve që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëmbajtjen e lëkurës, ka dhe avantazhe të tjera që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në rinimin e saj; kjo maskë shmang kimikatet e ashpra që ndikojnë negativisht në mosfunksionimin e shëndetshëm të lëkurës.
Mjalti është një produkt shumë i ushqyeshëm dhe është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Kjo maskë zbut lëkurën dhe arrin të depërtoj deri në thellësi të lëkurës, duke arritur një pastrim të thellë të saj dhe në hapjen e poreve nga papastërtia. Zhbllokimi i poreve nga papastërtitë bën që lëkura të marre frymë lirisht, duke e bërë atë të zhvillojë normalisht proceset e saj gjatë ditës dhe natës, shkruan NOA
Përdoreni këtë maskë një ose dy herë në jave.
Maskë me qumësht, mjaltë dhe miell tërshëre
Përbërësit:
-mjaltë
-qumësht
-miell tërshëre
Përgatitja:
1-Hidhni 1 lugë mjaltë në një tas të vogël qelqi dhe futeni në mikrovalë. Ngroheni për 10 sekonda.
2-.Pasi të keni hequr mjaltin nga mikrovala në tasin e qelqit hidhni miell tërshëre dhe përzieni bashkë.
3- Shtoni disa pika qumësht. Vazhdoni të shtoni ngadalë qumështin dhe përzieni deri sa të merrni një pastë. Nuk duhet ta trashni shumë pasi është e vështirë që të përhapet në lëkurë.
4- Përzieni maskën për 10 minuta. Lageni fytyrën me ujë të ngrohtë.
5- Përhapeni maskën në mënyrë të barabartë në fytyrën tuaj.
6- Mbajeni maskën për 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë.