Për një lidhje martesore, nuk është e mjaftueshme vetëm dashuria…

Hulumtues Australian, kanë zbuluar se ç’farë duhet të posedojë një çift, për ta mbajtur me sukses martesën e tyre dhe për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar.

Duke ju referuar këtij studimi në Universitetin Shtetërorë, në Australi, vitet e partnerëve, lidhjet e mëparshme bile edhe të dhënat nëse jeni duhanpirës apo jo, janë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes martesore.

Hulumtimi në fjalë është emëruar: “What Love Got to Do Whith It” ( Ç’far roli ka dashuria me këtë) dhe pjesëmarrës janë mbi 2.500 partner të martuar.

Sipas këtij studimi, në qoftë se mashkulli është 9 vite ose më shumë, më i vjetër se gruaja e tij, shanset për tu ndarë janë të dyfishta; ashtu siç është rasti me meshkujt që martohen para se ti mbushin 25 vjet.

Fëmijët njëjtë kanë shumë rëndësi për jetëgjatësin e lidhjes martesore. Gratë që duan të kenë fëmijë dhe instistojnë për këtë më shumë se sa partneri i tyre, gjithashtu janë më “të përshtatshëm” në lidhjen e tyre martesore.

Prindërit e partnerëve, gjithashtu kanë rolë të rëndësishëm në lidhjen martesore të një çifti, ata luajnë rolin e idolit(idhullit), për fëmijët e tyre (në këtë rast, të çiftit martesorë). Nëse prindërit e tyre nuk janë ndarë asnjëher, kjo u ndihmon edhe fëmijëve të tyre të kenë lidhje martesore më të shëndetshme.

Nuk është për tu habitur se edhe parat luajnë rol shumë të rëndësishëm për mbajtjen e një lidhje të suskesshme martesore. Kështu që përqindja e ndarjeve të çiftëve martesor që kanë patur probleme financiare ose papunësie, është më e madhe, se sa të partnerëve që nuk kanë patur vështirësi të tilla.

Leave a Reply