Për një lidhje të mirë

Keni rënë në dashuri, por kjo nuk mjafton që një lidhje të jetë e suksesshme. Disa imtësi do t’ju ndihmojnë që midis jush çdo gjë të shkojë si mos më mirë.

Biseda, komunikimi është çelës i lidhjes së suksesshme. Por, kjo nuk nënkupton vetëm shprehjen e ndjenjave, por me rëndësi është edhe që të dini sesi ta dëgjoni partnerin. Kur ai të flasë për gjërat që për të paraqesin problem, bëjani me dije se keni kuptuar se sa rëndësi ka kjo për të.

Dhe, mos nënvlerësoni ndonjë gjë që për të është me rëndësi. Nëse vini deri te përfundimi që keni bërë ndonjë gabim, bëjani me dije partnerit se e keni kuptuar gabimin dhe mundohuni që ta përmirësoni atë. Bagazhi i panevojshëm Secili prej nesh, gjatë ditës, kalon nëpër situata të ndryshme stresuese. Kjo nuk d.m.th se duhet ta ngarkoni partnerin tuaj me çdo problem që keni.

Natyrisht, nëse keni ndonjë problem të madh, duhet t’ia bëni me dije, por p.sh nervozizmin për shkak se ju është dashur që të prisni gjatë në bankë, më mirë është që ta mbani për vete. Momentet me personin e dashur duhet t’i kalojmë duke biseduar dhe relaksuar.

Përkushtimet Çdo lidhje që pretendon të jetë serioze dhe e qëndrueshme, kërkon një përkushtim adekuat nga të dy partnerët. Për dikë vet fjala ‘përkushtim’ paraqet problem. Prandaj, nëse jeni i sigurt se jeni në lidhje me personin e duhur, atëherë prisni që edhe ai të bindet për të njëjtën gjë, para se të insistoni që ai të marrë përsipër obligimet e veta. Një sjellje e tillë do t’i pëlqejë më shumë partnerit tuaj.

Ah, vjehrra … Familja e tij… Paj, duhet që të mundoheni që t’i doni ata edhe nëse nuk ju pëlqejnë fare. Do të ishte e dobishme që, para tyre, të mundoheni që të tregoheni në një dritë sa më të mirë, nëse me të vërtetë doni që me partnerin tuaj t’ia kaloni mirë. Merreni këtë si obligim pune. Për të ndërtuar marrëdhënie të mira me familjarët e partnerit tuaj, mundeni psh që ta ftoni nënën e tij/saj për drekë.

Pas çdo dreke familjare gruaja do të duhej që të lante enët, jo për shkak se burri nuk duhet t’i lajë ato, por për shkak se një gjë e tillë megjithatë bën pjesë më shumë në domenin e femrave dhe, ne duhet që të pajtohemi me faktin se ende jemi shoqëri tradicionale. Partneri ose karriera Parimi i Perëndimit se rruga e vetme kah suksesi, është puna e mundimshme, ngadalë është duke u rrënjosur edhe te ne. Por edhe puna duhet ta ketë kufirin e saj.

Nuk mund të punoni 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, meqë atëherë shtrohet pyetja pse jeni duke punuar, për të jetuar më mirë? Por, në këtë rast as që mund të thoni se keni jetë. Është sidomos me rëndësi që partnerin tuaj ta përfshini në planet e karrierës suaj. Në këtë mënyrë ai do të ndihet si pjesë e rëndësishme e jetës tuaj dhe do të ketë mirëkuptim më të madh kur bëhet fjala për obligimet tuaja të punës.

Leave a Reply