Perimet e ngrira janë më ushqyese

Perimet dhe zarzavatet e ngrira janë më ushqyese se ato të freskëta. Ky është rezultati i një studimi të “Institute of Food” në Britani, hulumtuesit e të cilit kanë arritur në përfundimin se perimet e ngrira janë më të shëndetshme sesa të freskëtat.

Studimi i botuar në “Daily Telegraph”, vë në dukje se perimet e ngrira kanë cilësi më të shëndetshme, sepse ato janë në gjendje t’i mbajnë vlerat ushqyese më gjatë.

Problemi kryesor qëndron në faktin se perimet e freskëta kalojnë shumë kohë nga procesi i mbledhjes për t’u përdorur më pas në tryezën tonë (rreth dy javë) dhe në këtë periudhë të gjatë kohore perimet humbin përbërësit ushqyes të tyre, veçanërisht bishtajat mund të humbin deri në 45%; lulelakra dhe brokoli 25%; bizelja 15% dhe karota deri në 10%.
Ndërsa për perimet e ngrira situata është shumë ndryshe: ata janë të ngrira brenda pak ditësh pas mbledhjes duke arritur të ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Sipas studiueses britanike, dr.Sarah Schneker, “vlerat ushqyese të perimeve të freskëta nisin të dëmtohen nga minuta e parë pas mbledhjes së tyre. Kjo nënkupton që deri sa ato të arrijnë në tavolinat tona, janë shumë më pak të pasura me substanca të dobishme se sa ne mendojmë”.
Të dhënat e këtij studimi janë komentuar dhe në Itali. Andrea Ghiselli, studiues në “Istituto Ricerca Alimenti” në Romë thotë se “rezultatet e studimit nuk janë të habitshme, sepse është e vërtetë se ka disa humbje të vlerave ushqimore në perimet e freskëta pas korrjes, të tilla si vitaminat”.

Në mbështetje të ushqimeve të ngrira është edhe profesor Karlo Cannella, drejtor i “Istituto Ricerca Alimenti” në Romë, por paralajmëron se përdorimi i tepruar i tyre stimulon përtesën.

“Është absurde se ka akoma disa që i konsiderojnë ushqimet e ngrira të pasigurta. Por gjithashtu dhe ata kanë një defekt.  Në praktikë, ushqimi që është i ngrirë në më pak se 18 % nuk e humb strukturën, shijen, aromën dhe vetitë ushqyese për sa kohë ushqimet mbeten në frigorifer”, thotë ai.

Një anë tjetër e vlefshme e tyre, shpjegon profesor Cannella, është se ushqimet e ngrira na lejojnë të ndjekim gjatë gjithë vitit dietë të shëndetshme mesdhetare me perime, madje edhe kur ato nuk janë të stinës dhe kjo vlen si për perimet dhe për peshkun.

“Këtu, megjithatë qëndron defekti, – shton prof. Cannella, – sepse ato janë gjithmonë në dispozicion dhe të lehtë për t’u përdorur, në këtë mënyrë stimulojnë dembelizmin tonë dhe kërcënojnë të vrasin fantazinë dhe traditën në kuzhinë. Ushqimet e ngrira mund të çojnë lehtë në një mungesë të iniciativës dhe pasionit për gastronominë”./NOA/