Probiotikët kundër konstipacionit kronik

Një studim në të cilin janë përfshirë 19 participantë me konstipacion kronik, ka treguar se preparatet bakterore të acidit laktik kanë ndikim të dobishëm për zbrazjen e zorrëve.

Gjatë një periudhe dyvjeçare, pjesëmarrësit në studim, çdo ditë kanë marrë preparate probiotike me anë të ushqimit.

Pas dy javësh është vërejtur shpeshtimi dhe rritja e defekacionit dhe vëllimit të jashtëqitjes.

Po ashtu, shkencëtarët kanë vërejtur edhe rritjen e të ashtuquajturave “baktere të mira”.

Studimi i publikuar në Journal of Nutrition, ka treguar se shtesat në ushqim, të cilat përmbajnë baktere të acidit laktik, mund të jenë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut.

Leave a Reply