Pushi ne fytyre: stresues

Pushi! Te gjithë njerëzit kane, por ai tek disa dallohet me shume e tek disa me pak. Kjo gjë varet nga pigmenti i qimes. Zakonisht bunet e kane pushin me te erret sesa biondet dhe kjo është logjike.

Ne fakt ka edhe bionde te cilave iu dallohet mjaft. Zakonisht pushi ose qimet e holla ndodhen mbi buze (mustaqet e famshme te femrave), tek nofullat, poshtë mjekrës dhe ndonjëherë edhe tek balli (duket sikur vetullat vazhdojnë deri tek rrënja e flokëve). Ka dy mënyra qe pushi te mos duket ose te zhduket.

Dekolorimi

Zgjidhja me e mire për vajzat e reja është dekolorimi qe behet edhe ne shtëpi. Sot ne treg ka produkte te ndryshme qe ju mund te bëni je dekolorim te tyre pa e djegur lëkurën. Kjo metode ka disa avantazhe dhe disavantazhe.

 

Avantazhet

  • Është me i shpejte
  • Rezultati zgjat për 2-3 jave për mustaqet dhe me tepër për pjese te tjera te fytyrës
  • Është shume i mire për zonat qe nuk mund t’i depilojmë: nofullat, mjekrën apo ballin.
  • Ideal për fillestaret: nëse ke frike ti heqësh me rrënjë është me mire dhe me pak stresues
  • Nuk është shume i shtrenjte

Disavantazhet

  • Shume irritues për lëkurat e ndjeshme. Ka mundësi qe lëkura te skuqet
  • Nuk vepron aq sa duhet me kalimin e kohës
  • Nuk mund te përdoret për fytyrat zeshkane sepse do theksohej me tepër.

Depilimi

Depilimi është zgjidhja me e mire dhe qe jem me shume fryte. Nuk këshillohet depilomi i pjesës tek nofullat apo i pjesëve te ndjeshme te fytyrës. Ai mund te përdoret për mustaqet. Gjithsesi kjo metode ehte për ato qe kane guxim dhe duan një rezultat sa me te mire. Me e mire është përdorimi i dyllit te ftohte sesa ai qe nxehet. Gjithsesi herën e pare mund te shkoni edhe tek estetistja.

Avantazhet

  • Rezultati është i mrekullueshëm dhe do ju duket sikur nuk keni pasur ndonjëherë push
  • Ndonjë fije qe mund te ketë ngelur mund te hiqet e dhe me piskatoren e vetullave

Disavantazhet

  • Ka mundësi qe te skuqet vendi ku hiqet pushi apo dhe te irritohet pak sepse dylli heq ndonjëherë edhe një cipe te holle te lëkurës
  • Te dhemb kur e heq. Duhet te kesh kurajo qe ta besh këtë sidomos për mustaqet.
  • Merr me shume kohe se dekolorimi/ikub/

Leave a Reply