Studimi i ri amerikan, që është kryer nga universiteti në Kinkinati, sjell rezultate interesante dhe inkurajuese, ku konsumimi i rregullt i rrushit është luftëtari potencial kundër plakjes së sistemit nervor dhe rënies së funksioneve nervore që lidhen me periudhën e vonshme të jetës.
Studimi, i cili ka zgjatur dymbëdhjetë javë, në fund ka treguar se përbërjet bioaktive të rrushit (polifenolet) e kanë bërë të veten: është përmirësuar kujtesa, aftësitë verbale dhe gjetja e përgjithshme tek individët tek të cilët këto funksione në masë të madhe kanë qenë të rrënuara (por jo në kuptimin e demencës së përparuar).
Duket se polifenolet antioksidues (katehinet, epikatehinet, antocianinet), përveç ndikimit të dëshmuar kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, kanë edhe veprim të fuqishëm kundër rrënimit të sistemit nervor.