Sekretet e bukurisë

A dëshironi të dini se cilët janë sekretet e bukurisë dhe fitnesit të disa prej yjeve hollivudiane? Nëse po, atëherë shtrëngohu dhe gjej pesë minuta për të lexuar ketë postë.

Kështu së paku do të mësosh se çfarë bëjnë e ndoshta një ditë vendos që të provosh edhe vetë për të parë rezultatet.

Nëse disa prej tyre ju duken torollake, mos harro se këshillat sigurisht që i kanë nga ekspertë që dinë se çfarë flasin.

Sekreti i bukurisë së Miranda Kerr
Sekreti Mirandës është uji me limon.
Një përzierje e ujit të nxehtë dhe limonit është sekreti i pamjes se bukur të Miranda Kerr, sekret që detoksifikon dhe zgjon metabolizmin e saj në të njëjtën kohe.

Sekreti i bukurisë së Nicole Kidman
Sekreti i Nikolës është kremi kundër diellit.
Nicole Kidman thuhet që mirëmban lëkurën e saj pa të meta duke mirëmbajtur një rutinë të aplikimit të kremit ndaj diellit, ajo beson se mënyra më e mirë e ndalimit të procesit të plakjes është t’i shmangim rrezet UV të dëmshme.

Sekreti i bukurisë së Naomi Watts
Sekretet e Naomit – ushqimi me gji i foshnjës.
Naomi Wats ka humbur peshën e saj pas lindjes për vetëm dy muaj, jo duke ndjekur një dietë ekstreme, por thjeshtë duke ushqyer foshnjën me gji, thotë ajo. Në fakt, ajo dukshëm ka ngrenë me shumë se sa kur ishte shtatzënë. Çka shkon lart bie poshtë! Ushqimi me gji njihet që djeg prej 849 deri 1675 kiloxhul në ditë dhe përveç të tjerash ofron një furnizim të shëndetshëm të gjithçka që i duhet foshnjës.

Sekreti i bukurisë së Kim Kardashian
Ushqimi shëndetshëm dhe peshëngritje.
Aktorja dhe modelja Kim Kardashian kombinon trajnim të peshëngritjes me ushqim të shëndetshëm. Ajo gjithashtu përdor edhe krem anti-celulit për të mbajtur vijat e saj si më së miri.

Sekreti i bukurisë së Penelope Cruz
Çokollata e zezë për Penelope.
Ajo ka gjetur një mënyrë të kënaqshme për të qenë e shëndetshme. Penelope Cruz ka zgjedhur të hajë çokollatë të zezë për shkak se është e pasur me antioksidant.

Sekreti i bukurisë së Eva Mendes
Eva pëlqen sushi dhe roll me oriz.
Sekreti i Eva Mendesit për të mbajtur vijën e trupit është sushi, por, për të bërë një opsion edhe më të shëndetshëm ajo gjithmonë e pyet kuzhinierin që t’i mbushë rroll me oriz.

Sekreti i bukurisë së Beyonces
Filozofia saj, “Gjithçka në mesatare”
Filozofia e Beyonces është “gjithçka në mesatare” për të mirëmbajtur një trup të shëndetshëm. Ajo gjithashtu njihet që nganjëherë të blejë McDonalds. Ajo thotë se nuk është një zgjedhje e shëndetshme por kjo tregon se një regjim fitnesi dhe një dietë e balancuar do të thotë se nuk është e thënë të jetosh vetëm nga ushqimet e lepurit!

Sekreti i bukurisë së Heidi Klum
Fotografimi për të parë rezultatet.
Heidi Klum ka bërë foto të rregullta pas shtatzënisë së saj, të cilat i ka përdorur për të monitoruar humbjen e peshës pas shtatzënisë.

Sekreti i bukurisë së Jenifer Lopez
Boronicat e bëjnë të këndojë!.
Boronicat e bëjnë JLo të këndojë. Boronicat janë të pasura me Vitaminë C që është e mirë për lëkurën dhe i ofron dorën e ndihmës sistemit imunitar tuaj.

Sekreti i Bukurisë së Angelina Jolit
Angelina shpon fytyrën me gjilpëra!
Siç duket Angelina mirëmban pamjen e saj pa të meta duke përdor një trajtim të ri që quhet “Dermarroler” – ku gjilpëra të mprehta kalojnë fytyrën e saj. Thuhet se me pickimin e lëkurës trupi prodhon sasi të shtuara kolagjeni për të shëruar dëmet. Provo nëse guxon… UF!

Sekreti i bukurisë së Fergies
Uthulla e mollës për Fergien.
Këshilla e preferuar e Fergies është uthulla e mollës të cilën e merr rregullisht. Uthulla e mollës besohet që shpejton metabolizmin dhe ndihmon zbërthimin e yndyrave.

Sekreti i bukurisë së Catherine Zeta Jones
Dredhëzat zbardhin dhëmbët e saj.
Siç e dimë, Catherine Zeta Jones fërkon dredhëza në dhëmbët e saj si tretman shtëpiak për zbardhimin e dhëmbëve. Ndoshta acidi malik në dredhëza është largues natyral i njollave. Provojeni, ndoshta ju kryen punë.

Sekreti i bukurisë së Madonës
Muslia dhe qulli, ushqimi i saj.
Madona ushqehet me ushqim nga tërshëra, muesli dhe qull. Ky ushqim çudibërës është i pasur shumë me antioksidant dhe zvogëlon nivelet e stresit.

Sekreti i bukurisë së Jessica Albas
kardio & trajnim për Jessica Alba
Jessica Alba ka punësuar trajnues e yjeve Ramona Braganza për t’i ndihmuar asaj të rimarrë figurën e saj pas lindjes. Ajo ka ndjekur një rutinë të vështirë të kombinuar të trajnimit për forcë dhe kardio dhe atë për katër herë në javë.

Sekreti i bukurisë së Jessica Simpson
Jesika pëlqen më shumë vijat se sa të jetë e dobët!
Jessica Simpson ka shkaktuar një rrëmujë në fillim të vitit, duke thënë se një trup i shëndetshëm dhe i bukur nuk duhet të jetë i dobët (hollë). “Lakoret janë më të mira”, thotë ajo. “Nuk po mund të kuptoj të gjithë këtë lëmsh. S’është e mirë për zemrën, s’është e mirë për mendjen; e gjithë kjo është emocionalisht shkatërruese, vërtet është”.

Leave a Reply