Sëmundja e Parkinsonit

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve. ”

Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen”, thotë neurologu David Çarls pranë universitetit Vanderbild në Nashvill të shtetit Tenesi.

Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20 përqind të pacientëve.”Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, 4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e parkinsonit.

Por kjo shifër parashikohet të rritet ndërsa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionë e 500 mijë vetë të diagnostikuar me parkinson.

Simptomat
Sëmundja fillon të shfaqet kryesisht tek njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bëjnë efekt në vitet e para të prekjes, por më vonë këto efekte dobësohen.Trajtimi i parkinsonit është treguar i suksesshëm tek 25 përqind e pacientëve të cilët iu nënshtruan operacionit për stimulimin e thellë të trurit.

Elektrodat vendosen në një zonë të trurit të njohur me emrin subthalamic nuckleus që nxit veprimtarinë e tepruar të trurit.

Elektrodat lidhen me një aparat pejsmejker të vendosur në gjoks. Në këtë mënyrë, elektrodat dërgojnë një sinjal për qetësimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.Doktor David Çarls thotë se kjo terapi ndërpret veprimtarinë e tepruar të trurit dhe në këtë mënyrë lehtëson simptomat e parkinsonit. Evan Stern i është nënshruar një terapie të tillë.

Ai thotë se në përgjithësi ndjehet mirë dhe dridhjet i janë zhdukur plotësisht.Ekipi i mjekëve neurologë pranë universitetit Vanderbild po fillon tani të përdorë këtë mënyrë trajtimi tek disa pacientë ku sëmundja ndodhet në fazat e para.

Doktor Çarls thotë se kryerja e terapisë stimuluese në fazën e herëshme të sëmundjes mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, por nuk ofron shërim dhe as nuk ndal përparimin e sëmundjes. Nga kjo terapi, pacientët vazhdojnë të përfitojnë edhe 5 deri në 7 vjet pas operacioni

Leave a Reply