Si të ‘çmendni’ partnerin tuaj?

Me pak punë mund të arrini atë që dëshironi, të keni vithe seksi dhe të bukura, që të çmendin. Ka shumë mundësi se nëse do t’ju pyesnin se cila pjesë e trupit nuk të pëlqen, shumë do të përgjigjeshin: vithet.

Një përgjigje që nuk të çudit aspak, duke pasur parasysh se të paktën duke u bazuar edhe te statistikat, rreth 80 për qind e grave pohojnë se nuk u pëlqen forma e të ndenjurave të tyre. Të pakënaqura nga forma, përmasat, nga linjat e tyre, të pakënaqura nga pamja e tyre e përgjithshme.

Por çfarë të bëjmë?

Të paktën të jemi të qetë me veten. Vithet ideale, ato që çmendin çdo burrë dhe që ngjallin zilinë e shumë grave të tjera, mos u shqetësoni, është shumë e vështirë të gjenden. Shpesh, më shumë se një dietë dhe ushtrime fizike, është një çështje gjenetike dhe moshe, por nuk do të thotë se ndaj tyre nuk duhet të tregohet kujdes. Mos u mërzisni shumë kur shihni modele që ekspozojnë trupin e tyre me forma të përsosura.

Në pjesën më të madhe të tyre linjat e bukura dhe të jashtëzakonshme që kanë, vijnë si rezultat i shumë faktorëve, duke nisur nga trashëgimia gjenetike, mosha, ushtrimet fizike, dietat, masazhet, produktet kozmetike, në ndonjë rast edhe ndërhyrje kirurgjikale etj. Atëherë, çfarë duhet bërë? Të dorëzohemi? Në asnjë mënyrë, pasi disa gjëra mund të bëhen edhe nga femrat që si profesion nuk kanë modelen apo aktoren. Me pak punë mund të arrini atë që dëshironi, të keni vithe seksi dhe të bukura, që të çmendin.

Dhe ja edhe receta që me tri rregulla të thjeshta mund të bëjë ‘mrekullinë’. Por para se të nisni me këshillat, një gjë duhet të keni parasysh. Asnjëherë mos nisni një dietë sipas mendjes suaj, pasi ato janë shumë të dëmshme dhe rreziku për të bërë gabime është shumë më i madh. Ndërkohë, harrojini reklamat e kremrave magjikë dhe produkteve të tjera kozmetike, që të transformojnë në top-modele.

Aktivitet fizik

Lëvizni sa më shumë që të mundeni, bëni shëtitje të gjata në këmbë apo me biçikletë. Nëse keni mundësi, mund të shkoni edhe në një palestër për ushtrime më profesionale. Mos harroni se nuk mjafton që të regjistroheni në një palestër një javë para se të niseni me pushime, madje, tani jeni pak vonë për këtë verë, por filloni mendoni për vitin e ardhshëm.

Dieta

Ndërsa aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë në tonifikimin dhe forcimin e muskujve si dhe të djegë kaloritë e tepërta, një dietë e përshtatshme do të ishte një ndihmesë e madhe për trupin tuaj. Por dieta nuk duhet të jetë drastike, madje e kundërta. Një dietë e ekuilibruar dhe që i përshtatet më mirë mënyrës suaj të jetesës, jep rezultate më të mira. Duke marrë më pak kalori dhe duke harxhuar më shumë përmes aktivitetit sportiv, do të vëreni se rezultatet do të duken shumë shpejt.

Masazhet

Janë të kushtueshme dhe jo shumëkush ka dëshirë t’i bëjë. Por ndihmojnë shumë në stimulimin e qarkullimit të gjakut. Të kombinuara edhe me ushtrime fizike dhe dietë, ndihmojnë në arritjen e qëllimit tuaj. Por ka edhe një mënyrë shumë të mirë për të realizuar këtë hap. Një nga mënyrat më të mira që të kursejnë shumë para, megjithëse jo shumë profesionale, është të masazhoheni nga partneri juaj. Një masazh i përditshëm, jo vetëm që nuk kushton asgjë, por ndihmon edhe në afrimin me partnerin tuaj.

Leave a Reply