Si të krijoni vetë art thonjsh

Që nga kohërat e qytetërimit të hershëm, femrat janë njohur për dekorimin e thonjve të tyre duke përdorur lloje të ndryshme të nuancave ose ngjyrave të thonjve.

Faktikisht, disa femra edhe ditëve të sotme përdorin këna për t’i lyer thonjtë e tyre, gjersa të tjerat përdorin llaqe të ndryshme të prodhuara nga kompanitë kozmetike në mbarë botën.

Fjala manikyr rrjedh nga fjalët latine ‘manus’ dhe ‘cura’, që do të thonë dorë dhe shërim. Kështu që, manikyri do të thotë që të shërosh dhe mirëmbash duart. Ndonëse shumë mendojnë që ky është një trajtim luksoz, shumë femra e kuptojnë domosdoshmërinë e të bërit një manikyr në mënyrë të rregullt.

Më e mira e kësaj është që mund të bëhet edhe në shtëpi, e jo vetëm në një sallon bukurie.
Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit është paraqitur një metodë më e re e dekorimit të thonjve. Kjo njihet me emrin arti i thonjve. Një artist i thonjve pikturon dizajne të ndryshme në thonj, i dekoron ata, varësisht nga zgjedhja e klientit.

Gjithashtu mund të gjeni edhe sete për art të thonjve që mund t’i përdorni në shtëpi, gjersa shumica parapëlqejnë që t’i rregullojnë thonjtë në mënyrë profesionale. Artistët e thonjve krijojnë dizajne të artit të thonjve. Përveç dizajneve të cilat janë të gatshme për aplikim, shumica prej tyre specializojnë në krijimin e një dizajni të veçantë për ahengje dhe festivale të ndryshme. Për më tepër, këto dizajne mund të krijohen në thonj të gjatësive të ndryshme, me përjashtim të disa dizajneve që duken më mirë në thonj të gjatë.

Një formë tjetër e artit të thonjve është ai i shpuarjes së thonjve (pirsimi). Personat me thonj më të gjatë mund t’i shpojnë thonjtë e tyre dhe të vendosin rrathë të vegjël me gjëra të vogla që varen, të cilët zakonisht duken mjaft bukur.

Dizajnet ngjitëse të thonjve janë gjithashtu të popullarizuara tek të gjitha moshat, pasi që janë më të lehta për tu ngjitur në thonj dhe nuk marrin shumë kohë, me që e e tëra që duhet bërë është të aplikoni një shtresë bazë nga e cilado ngjyrë që do të përshtatej me dizajnin ngjitës.

Pastaj vetëm vendoseni dizjanin ngjitës në thua dhe lyeni atë përmbi me një shtresë të sipërme për të siguruar që të mos hiqen dhe aq lehtë. “Një fakt që nuk mund ta lëmë anash është kujdesi i thonjve, është plotësisht i rëndësishëm”, jo vetëm për arsye estetike, por edhe për arsye higjienike.

Gjersa një person është mjaft i vetëdijshëm për arsyet shëndetësore dhe higjienike për të mbajtur thonj të pastër, shumë adoleshente e injorojnë faktin që thonjtë e tyre duhet të zbukurohen në mënyrë të duhur.”

Ka lloje të ndryshme të ngjitësve të thonjve sa i përket dizajnit, formave, dezeneve dhe ngjyrave. Këto lloje të ndryshme të ngjitësve përfshijnë: gurë të çmuar, lule, dizajne gjeometrike, yje, rruza nga xhami, dizajne abstrakte, fytyra të qeshura (smilies), karaktere të animuara dhe diamante të rrejshme.

Këtë dekorime mund ti bëjmë edhe në shtëpi, duke krijuar dizajne nga letra dhe të përdorin një ngjitës të sigurt për t’i ngjitur ato në thonj. Kur keni thonj të fortë, një dizajn dhe komplet ngjyrash atëherë jeni të gatshëm që të filloni të krijoni art thonjsh.

Të krijoni vetë art thonjsh është thjeshtë dhe gjithashtu garanton shumë argëtim. Mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për ta kënaqur vetën dhe miqtë e tuaj më të mirë. I thjeshtë dhe elegant, arti i thonjve është një trend i modës që nuk duhet ta anashkaloni.

  • flutra

    fantastike