Si të përgatisim vetë kremrat dhe vajrat e bukurisë

Mund të veproni si farmacistët e parë. Përgatisni vetë kremrat me kujdesin dhe pastërtinë më të madhe të mundshme në kushte shtëpiake.

Për ‘kuzhinën tuaj‘, u nevojiten enë inoksi. Nuk është i këshillueshëm druri, sepse përmban shumë mikrobe.

Krem ushqyes: Ingredientët: 15 gr dyll blete, 15ml vaj bajame të ëmbël, 1/2 e lugës së kafes me mjaltë, 15 ml ujë trëndafili. 3 pika vaj esencial trëndafili.

Procedura:
Në një banjë mari , vendosni dyllin e bletës, vajrat dhe mjaltin. I shkrini dhe i përzieni me njëra-tjetrën. Më pas shtoni ujë trëndafili. Nxirreni përzierjen nga banjë maria. Kur përzierja të jetë ftohur, shtoni në të 3 pika vaj esencial trëndafili dhe e përzieni përsëri derisa të arrihet një masë sa me homogjene. Hidheni në një enë të përshtatshme për ta ruajtur përzierjen në frigorifer.

Kremrat e bukurisë këshillohet të aplikohen natën, ndërsa për ditën këshillohen vajrat e bukurisë, në vend të kremit të ditës. Vajrat bëhen shumë shpejt gati. Vaji i rizgjon poret e lëkurës, e ndriçon atë dhe nëse përdoret në masën e duhur nuk e yndyros lëkurën, thjesht e ushqen.

ndikacionet e vajrave bimore kryesore:

Vaji i bajames së ëmbël: Për të gjitha tipet e lëkurave, ushqyes, rregullator i
hidro-balancës;
Vaji i lajthisë: Për lëkurë normale, me yndyrë, mikse. Ka efekt anti-inflamator,
ushqyes, lehtësisht tharës.
Vaji i jojobës: Për lëkurë me yndyrë, të thatë. Ushqyes, rregullator.
Vaji i kajsisë: Për lëkurë të thatë, mikse, të ashpra. Anti-inflamator, ushqyes, rregullator, anti-cikatrice.
Vaji i ullirit: Për të gjitha tipet e lëkurave, anti-inflamator, ushqyes, rregullator, anti-cikatrice.
Vaji i grurit: Për lëkurë të thatë. Ushqyes, rregullator.

Vajrat përgatiten nga përzierja e 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E (ose pak vaj gruri). /Telegrafi/

1 Comment

  1. Ediola_17 says:

    ku mundet ti gjejme tipet e vajeve te lartpermendura per ti blere???

Leave a Reply