Si të veprohet me shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut

Nëse shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut nuk shërohet me kohë, mund të jetë mjaft e rrezikshme për shëndetin dhe jetën në përgjithësi.

Shkaktarët e shtypjes së lartë të gjakut mund të jenë të ndryshëm dhe kur të zbulohen, duhet përgjigjur me terapi të përshtatshme për të parandaluar pasojat.

Pasojat e shtypjes së lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut dëmton enët e gjakut e po ashtu kontribuon edhe në dëmtimin e veshkës dhe trurit. Si pasojë e kësaj mund të vijë deri tek: sulmi në tru, dobësimin e zemrës, ngushtimin e enëve të gjakut, dëmtimin e veshkës si dhe çrregullime tjera shëndetësore.

Si të veprohet?

Matja e rregullt e shtypjes së gjakut, mund të parandalojë pasojat. Kur të konstatohet shtypja e lartë e gjakut ose ngritja e shtypjes kohë pas kohe, detyrimisht duhet drejtuar mjekut. Që mjekët të binden se vuani nga shtypja e lartë e gjakut, nevojiten shumë kontrolle mjekësore dhe shumë matje të shtypjes së gjakut.

Për të diagnostikuar sëmundjet e zemrës dhe kontrollimin e shtypjes së gjakut, përfshihet aparatura mjaft moderne me emrin ‘holter’. Para shumë kohësh, kjo aparaturë ishte mjaft e shtrenjtë dhe vetë mënyra e matjes së gjakut ishte e shtrenjtë por edhe e komplikuar njëkohësisht. Në të kaluarën për ‘holterin’ ishte pritur mjaft gjatë, ndërsa tash, kjo aparaturë është e pranishme tek të gjithë pacientët.

Cilat janë dobitë nga ‘holteri?

Për një diagnozë më precize, shtypjen e gjakut dhe punën e zemrës duhet kontrolluar si natën po ashtu edhe ditën. Cilën aparaturë duhet përdorur dhe cilat analiza duhet kryer – vërteton dhe vendos internisti.

Diagnoza bashkëkohore përfshin një kontroll 24-orësh, me anë të aparaturës ‘holter’. Ky aparat mbahet me vete, është i lehtë dhe mjaft i sigurt. Çdo 20 minuta matet shtypja e gjakut, si dhe parametrat tjerë të rëndësishëm (pulsi, rrahjet e zemrës…). Këto të dhëna regjistrohen në memorien e ‘holterit’, ndërsa pas largimit të aparatit shfaqen në ekran.

Në bazë të këtyre të dhënave, mjeku arrin dijen e tij, rreth mesatares së shtypjes së gjakut, shpejtësinë e të rrahurave të zemrës si dhe vlerat minimale dhe mesatare të shtypjes së gjakut, si dhe kohën kur mund të vijë deri tek ngritja e befasishme e shtypjes së gjakut.

Në bazë të kontrollit dhe rezultateve nga ‘holteri’ dhe në bazë të analizave tjera të kryera, mjeku mund të konstatojë shkaqet dhe pasojat e mundshme, në bazë të të cilave do të përshkruhet terapia përkatëse me barna.

Leave a Reply