Si te vishemi ne pune

Harro minifundet, xhinset me bel të shkurtër, bluzat transparente dhe dekoltetë. Në vendin e punës ligjin e bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit.

Nëse çdo kompani ka një dress code të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave.

Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t’u komunikuar të tjerëve seriozitet.