Si ti zhdukim rrudhat nga fytyrat

Dhe ndërsa kirurgjia plastike në më të shumtën e rasteve tenton të zhdukë rrudhat nga fytyrat e personave të famshëm dhe atyre të thjeshtë, ekziston një tjetër mënyrë më e lehtë dhe jo shumë e dhimbshme.

Por sa mirë do të ishte sikur të ekzistonte një produkt i mrekullueshëm që ta bënte lëkurën të bukur dhe të tonifikuar, duke zhdukur përfundimisht rrudhat e moshës. Armiku kryesor i rrudhave janë zmadhimi i poreve. Për fat të keq nuk ekziston asnjë produkt i tillë, pasi kur poret zgjerohen është shumë vështirë për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme. Por ekzistojnë mënyra për të parandaluar dhe maskuar këtë dukuri.

Ajo që duhet të mbani gjithnjë parasysh është se zgjerimi i poreve ndodh me kalimin e viteve dhe, sidomos në zonat më të yndyrshme të lëkurës, kryesisht te hunda apo në pjesën T të fytyrës. Ja katër këshilla të nevojshme për të luftuar rrudhat dhe maskuar ato.

1. Mos përdorni produkte agresive
Poret e mëdha zakonisht lidhen me lëkurën e yndyrshme, ndaj edhe shpesh luftohen me produkte agresive kundër yndyrës, por rezultati është i kundërt. Sipërfaqja e lëkurës thahet duke krijuar çarje të lëkurës dhe rrudhosjen e saj. Në këtë rast lëkura nis të vetëmbrohet, duke u bërë më e yndyrshme se më parë dhe defektet janë më të dukshme se kurrë.

2. Pastroni me kujdes
Është shumë e rëndësishme ta pastroni sa më mirë dhe me shumë kujdes lëkurën. Pastrimi i saj të jetë e përditshme. Kini parasysh të përdorni produkte që i përshtaten lëkurës suaj. Pastrimi i lëkurës është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme. Lëkura duhet të pastrohet mirë çdo mëngjes dhe mbrëmje, duke e shndërruar atë në një ritual të zakonshëm. Për lëkurën me pore të zgjeruara dhe parandalimin e rrudhave janë shumë efikase maskat me bazë argjile.

3. Hidratimi
Përveç pastrimit është i nevojshëm edhe hidratimi i lëkurës. Evitoni kremrat shumë të yndyrshme, janë më të mira kremrat e lehtë dhe hidratues. Këshillohet që ndonjëherë të mos përdorni kremra, pasi pak pushim të bën mirë. Në rastet e akneve është mirë të këshilloheni me një estetist, sidomos në rastet kur ato vijnë si pasojë e përdorimit të kremrave. Në një rast tjetër këshillohet të aplikohet një krem që normalizon gjendjen dhe largon pikat e zeza.

4. Maskojeni me make-up
Së fundi, mund të arrini rezultate shumë të mira edhe me make up-in. Ai është një maskues ideal në shumë raste. Është e rëndësishme të zgjidhni një pluhur që nuk është shumë i trashë, pasi nuk duhet të harroni që lëkura ka nevojë të marrë frymë. Ekzistojnë edhe produkte kozmetike që arrijnë të fshehin rrudhat dhe poret e zgjeruara. Është një lloj xheli që arrin të maskojë defektet e vogla të lëkurës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe nuancat që i jepni lëkurës suaj gjatë make up-it për të maskuar dhe fshehur rrudhat.

2 Comments

  1. Nertila says:

    Rrudhat armiku kryeson i femrave

  2. izadije says:

    pjesa me kryesore dhe me veshtir jane rrudhat en fytyre

Leave a Reply